Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Testi i dëgjimit shpëton të ardhmen e fëmijëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Testi i dëgjimit shpëton të ardhmen e fëmijëve   Thu Jan 27, 2011 6:31 am


Testi i dëgjimit (emisioni otoakustik), i cili është bërë i detyrueshëm për fëmijët e porsalindur shpëton të ardhmen e tyre.
Në bazë të studimeve të realizuara, tre në 1000 fëmijë lindin me probleme në dëgjim ndërsa një pjesë tjetër humbasin dëgjimin gjatë viteve të mëvonshme. Në çdo 100 fëmijë, dy ose tre prej tyre kanë probleme me dëgjimin.

Dr. Adem Cenkçi , specialist ORL–së në spitalin privat Bahar pohon se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i problemeve të dëgjimit. Duke theksuar se dëgjimi luan një rol shumë të rëndësishëm në të folurin dhe zhvillimin e aftësive, Dr.Cenkçi tha: “Fëmijët fillojnë të dëgjojnë sapo lindin. Ata mësojnë të flasin duke dëgjuar zërat përreth, zërat e nënës dhe babait. Ndërsa periudha kohore e domosdoshme apo e nevojshme për të mësuar të folurin janë tre vitet e para. Sa më herët të kuptojmë problemet në dëgjim të fëmijës aq më shumë do të lehtësohet dhe jeta e tij.”

Zakonisht në rastet kur fëmija ka probleme me dëgjimin e ka të vështirë të flasë dhe në raste tjera më të rënda fëmija mund të mos flasë fare. Duke pohuar se fëmijët të cilët nuk dëgjojnë mirë duhet të përdorin aparatin e dëgjimit, Cenkçi tha se diagnostikimi i hershëm do të lehtësojë dhe terapinë.

Nëse fëmija i porsalindur nuk trembet kur dëgjon një zhurmë, nëse fëmija 4-6 muajsh nuk drejton sytë nga vjen zëri, nëse në moshën 1-2 vjeç nuk kupton urdhrat tuaj apo nëse në moshën 1,5 vjeçare nuk flet të paktën 20 fjalë atëherë duhet të shqetësoheni dhe të bëni kontrollet e nevojshme për dëgjimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Testi i dëgjimit shpëton të ardhmen e fëmijëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A DUHET TE DIME ATE QE NUK DO TA NJOHIM ME KURRE NE TE ARDHMEN TONE
» Njerezimi ne te ardhmen
» Profesioni në bazë të karakterit
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» Si do jetë e ardhmja juaj?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: