Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Shëndetësia në këmbë qelqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Shëndetësia në këmbë qelqi   Tue Jan 25, 2011 8:16 am


Brishtësisë institucionale në nivel qendror, që e ka karakterizuar vitin 2010 nuk i ka shpëtuar as Ministria e Shëndetësisë. Në kuadër të ndryshimeve të kabinetit qeveritar të kryeministrit Thaçi nga fundi i muajit mars ishte përfshirë edhe kreu i MSH-së. Me bekimin edhe të partnerit qeverisës LDK-së, Thaçi ka zëvendësuar ish-ministrin Alush Gashi me Bujar Bukoshin.

Kur erdhi më 6 prill në krye të MSH-së, Bukoshi u zotua se do të angazhohet përveç përmirësimit të buxhetit për këtë ministri të lënë pas dore, edhe për ta bërë prioritet të Qeverisë.

Kishte paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që kanë prolonguar pakufi funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë, për të cilin MSH-ja kishte shpenzuar miliona euro. Por, këtë nuk arriti ta bënte për aq kohë sa udhëhoqi ministrinë më të varfër të Qeverisë së Kosovës.

Misioni i papërfunduar i Bukoshit

Gjatë mandatit si ministër i shëndetësisë, Bukoshi do të mbahet mend për problemet e shumta, që pati në bashkëpunimin me drejtorin ekzekutiv të QKUK-së, Ali Sadriun, të cilit ndonëse ia rikujtoi që në fillim se ndihmësdrejtorin për çështje mjekësore, Hasan Ahmetin, e kishte mik të ngushtë, ai mori guximin që pa vonuar shumë ta shkarkojë nga kjo detyrë, në të cilën e kishte caktuar vetë.

Kjo kishte mbushur kupën dhe kishte ndikuar, që Bukoshi të inicionte procedurën për shkarkimin e Sadriut nga fundi i qershorit, gjë të cilës i kishte paraprirë suspendimi me pagesë. Megjithatë, në kohën sa ai po angazhohej për të ngritur buxhetin e MSH-së për vitin 2010 dhe kishte lënë krejt anash këtë çështje, Sadriu rikthehet në krye të QKUK-së në fillim të shtatorit.

Ndërkaq, Bukoshi pa arritur të realizojë zotimet e tij për ngritjen e buxhetit për shëndetësinë, aprovimin e ligjit për sigurimet shëndetësore largohet nga kjo ministri nga mesi i tetorit, pas prishjes së koalicionit qeverisës, atëherë kur ministrat e LDK-së u tërhoqën nga Qeveria. Në përfundim të vitit 2010 ministria ka ngelur nën udhëheqjen e zëvendësministrit Nemanja Vujoviq.

Në MSH gjatë këtij viti ka pasur edhe një ndryshim tjetër në menaxhmentin e saj. Derisa postin e sekretarit të përhershëm e kishte ushtruar deri në muajin shtator Haxhi Kamberi, një vendim i Gjykatës Supreme e rikthen në këtë post pas më shumë se dy vitesh shkarkimi Ilir Tolajn.

Viti që nisi me protestat e mantelbardhëve

Fillimi i këtij viti është karakterizuar nga protestat e mijëra punëtorëve shëndetësor, të cilët kanë kërkuar ngritje pagash të paktën në nivel me kolegët e tyre nga rajoni. Nga muaji mars mantelbardhët kanë përfituar një rritje pagash prej 30 për qind. Megjithatë, as kjo ngritje nuk iu ka dhënë fund pakënaqësive të tyre.

Krahas kërkesave për ngritje pagash, punëtorët shëndetësor nuk kanë reshtur së kërkuari kushte më dinjitoze për punë, furnizimin me barna dhe material shpenzues, të cilat u kanë munguar shpesh përgjatë gjithë vitit.

Derisa pacientët janë detyruar që të blejnë vetë barnat dhe gjithë materialin shpenzues, që është nevojitur për intervenimet dhe trajtimin e tyre nëpër institucionet publike shëndetësore, MSH-ja është ankuar se për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme buxhetore nuk po arrin të përmbush nevojat e listës esenciale të barnave dhe materialit shpenzues.

Megjithë përpjekjet e drejtuesve institucional të shëndetësisë, as vitin që po e lëmë pas Kosova nuk arriti dot që të aplikoj disa shërbime shëndetësore, të cilat pacientët kosovar detyrohen t’i kërkojnë jashtë vendit apo në institucionet private të shëndetësisë. Përkundër milionave të derdhur për ndërtimin dhe funksionalizimin e Institut të Onkologjisë, ky institut nuk nisi punën as këtë vit.

Aparaturat e shtrenjta shumë shpesh u vërshuan nga ujërat e zeza, ndërkohë që as komisionet e krijuara enkas për këtë institut nuk arritën të vënë në binar punët për fillimin e punës së këtij instituti shumë të nevojshëm për pacientët e sëmurë nga kanceri.

Ndërkaq, sa i përket kardiokirurgjisë në prill të këtij viti në QKUK ishin vendosur tri stendat e para tek pacientët e sëmurë nga zemra, shërbim ky që nisi dhe përfundojë me kaq. Udhëheqësit e këtij shërbimi u ankuan për mungesë të materialit të nevojshëm për këtë ndërhyrje, ndërsa MSH-ja i akuzoi ata për keqpërdorim të materialit, që kishte kushtuar afro 1 milion euro.

A do të ngrihet buxheti

Edhe këtë fillimvit, sikur në gjysmën e dytë të vitit 2009 Kosova vazhdoi përballjen me pandeminë e gripit të derrit. Përkundër faktit se nuk ka pasur shumë të atakuar nga kjo pandemi, që mori jetën e mijëra njerëzve anekënd rruzullit tokësor, ajo nuk ka kaluar pa viktima as në vendin tonë, por që të 14 rastet e vdekjeve kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që të infektuar me virusin A H1N1 kanë qenë afro 300 raste. Kjo pandemi është aktualizuar sërish nga fundi i dhjetorit.

Si çdo pranverë, mbase në një formë paksa më të ashpër edhe këtë vit janë rikthyer ethet hemorragjike, që shkaktohen si pasojë e pickimit nga rriqrat, të cilat në vatrat endemike kanë infektuar qindra njerëz, ndërsa kanë marrë jetën e 7 personave.

Shëndetësia si sektori më i lënë pas dore dhe me një buxhet, që ka shkuar duke u cunguar për çdo vit edhe gjatë vitit 2010 kishte ngelur me një buxhet që nuk i plotësonte as për së afërmi nevojat e këtij sektori. Buxheti prej afro 74 milion eurosh i ndarë për shëndetësinë gjatë vitit 2010 ka qenë për 8 milion euro më i vogël se ai i vitit 2009.

Ndërkaq, për vitin 2011 MSH për nevojat e domosdoshme ka kërkuar një buxhet prej 160 milion eurosh, i cili është zotuar, por për shkak të lëvizjeve të fundit politike ka mbetur pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndetësia në këmbë qelqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: