Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Miqësia shqiptare vlerësohet nga hebrenjtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Miqësia shqiptare vlerësohet nga hebrenjtë    Sun Jan 16, 2011 3:26 pm

Miqësia shqiptare vlerësohet nga hebrenjtë

Dy dashuri të njëjta që sollën harmoninë


Miqësia shqiptare vlerësohet nga hebrenjtë



Somar

Populli shqiptar njihet si më toleranti, më mikpritësi, më i respektuari më mbrojtësi, më besniku, më i dashuri për popujt e tjerë. Cilësitë e rralla të një kombi dhe popullit fisnik i njeh gjithë bota. Popujt e tjerë qoftë fqinjët tanë në Ballkan ja kthejnë me të njëjtën dashuri, respekt apo që ndjenjë për popullin shqiptar.

Shpirtin e ndjeshëm, zemrën e madhe na e jep historiani i pasionuar beratas, Asllan Sulo për popullin çifut që jetoi dhe punoi në Berat. Beratasit dhe çifutët, ruanin me njëri- tjetrin dy dashuri të njëjta që sollën harmoninë. Dëshmohet se nga fundi i vitit 1942 në Berat filluan të vinin familje çifute. Familja çifute e Jakov David Asherit u vendos në familjen e qytetarit, Isuf Qolja me dëshirën dhe mikpritjen e tij. Ishte e përbërë nga 5 veta. I zoti i shtëpisë i mban mend të gjithë, kujton djalin e David të kryefamiljarit çifut dhe me radhë të gjithë anëtarët e familjes të ditur e të kulturuar që rrezatonte mirësi. Kishin ardhur nga Prishtina, siç duket nga frika e një okupacioni gjerman që po vinte nga jugu i Evropës. Familje të tjera çifute (hebre), që erdhën në Berat u strehuan tek Qani Civeja, Sulo Droboniku, Gani Telegrafi, Vehxhi Buharaja, Asaf Xhufi, Avdulla Zaganjori, Hiqmet Cipi të gjithë qytetarë të lagjes së Re dhe Murat CCelebi. Eshtë për tu theksuar se të gjitha familjet e nderuara në të gjithë Beratin për dashuri, respekt, edukatë, atdhetari janë të besimit mysliman dhe të njohura për bashkëjetesën shembullore midis tre feve. Ja që ata bashkëjetesën e shtrinë në emër të Kuranit edhe me ebrejt. Çfarë vitaliteti për një popull vigan dhe liberator. Se mos të rrezatonte cilësi brilante beratasi kur Vehxhi Buharaja është në panteonin e njerëzve më të zgjedhur të letrave shqipe?. Në këto dy lagje u vendosën pjesa më e madhe e familjeve çifute. Qani Çiveja e lëshoi shtëpinë dy katëshe të re ku ishin 8 dhoma lart e poshtë. Vetë i zoti i shtëpisë zbriti në një palë shtëpi të vogla që i kishte kur hyri në shtëpinë e re. Me familjen e tij të madhe ai u ngushtua shumë në ato dhoma të dikurshme. Djali i xha Qaniut, Shyqyriu që mban mend atë kohë, pohon se në shtëpinë e tij u vendosën 7 familje hebre. Mikpritja për familjet hebre u përsërit në Berat, ashtu si në Prishtinë. Të gjithë shqiptarë janë dhe të njëjtë janë kudo që jetojnë në atdheun e shqiponjave. Uniteti midis tyre u duk në luftën e Kosovës dhe respektit reciprok për shtetin e Izraelit. Kështu del se në të dy lagjet e re dhe Murat Çelebi ishin vendosur 14 familje çifute. Duke marrë shembull nga këto dy lagje, familje të tjera ebreje u vendosën: 1 familje në lagjen “Magalem” në shtëpinë e Pali Vruhos, e veja e Vasil Vruhos. Në përbërjen e kësaj ebreje ishte një farmacist, kryefamiljari, një mjek, i vëllai i tij dhe anëtarë të familjes. Në familjen e Tafur Haznedarit, në lagjen Nevlek u vendos familja hebre tjetër. Në lagjen Uzgur një djalë hebre u vendos në shtëpinë e Llukan Gjikës dhe në shtëpinë e Llask Shollës. Ja, si nuk ndryshojnë qëndrimet e familjeve myslimane me ato ortodokse. Familjet ortodokse si më sipër njihen në Berat si përkrahëse të Kishës Autoqefale dhe mbështetës të Fan Nolit. Dy familjet e tjera hebreje u vendosën në shtëpitë e Tefik Ruzit dhe vëllezërve Grigor e Peci Shkurti. Rezulton se në qytetin e Beratit u vendosën gjatë luftës 20 familje hebre të identifikuara. Mundet që familjet e tjera hebreje të jenë strehuar në Berat. Është e qartë se për dokumentacionin, as që bëhet fjalë për hebrejtë, në kushtet e ardhjes së tyre pothuajse ilegale dhe provizorisht. Jakovi thoshte shpesh: Ne me beratasit kemi qenë një familje, shpirt e një kufomë! Është për tu vënë në dukje mikpritja, kujdesi që treguan familjet beratase për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve duke marrë mbi vete rrezikun e madh! Kur hynë forca gjermane në Berat në nëntor të vitit 1943, pothuajse të gjitha familjet nuk u larguan sepse ndiheshin të sigurta në shtëpitë beratase, asnjë fjalë nuk u nxor prej tyre. Ishin shqiptare dhe shqiptari nuk e jep mikun që i ka ardhur në shtëpi dhe i kërkon mbrojtje, besim, nder, miqësi. Berati ishte mbushur plot me gjermanë. Gjate 10 muajve që ata qëndruan në qytetin 3.000 vjeçar asnjë hebre nuk u zbulua dhe nuk u prek. Më 12 shtator 1944 forcat gjermane u larguan nga Berati dhe u dislokuan në fushën e aviacionit në Urën e Hasan Beut në Kuçovë. Prej këtej forcat gjermane u rrahën me artileri për gjysmë ore Beratin. Duke menduar se zjarri i artilerisë ishte përgatitje për një sulm të forcave të këmbësorisë në qytet, qytetarët në panik lanë qytetin dhe u drejtuan për nga periferia dhe më thellë për tu mbrojtur. Isuf Qolja me familjen e vet shkoi tek një mik në fshatin Tozhar. Qani Çiveja me familjen e tij shkoi në Palikësht. Të dy këta beratas fisnikë nuk i braktisën familjet ebreje që kishin në shtëpitë e tyre. I morën me vete ato dhe i kthyen bashkë pas një muaji kur forcat gjermane ikën nga Kuçova dhe Ura e Hasan Beut më 18 tetor 1944 duke hedhur në erë këtë të fundit pasi e kapërcyen. Edhe familje të tjera beratase nuk i braktisën ebrejtë që kishin strehuar. Familjet ebreje u dalluan për urtësinë, korrektësinë dhe ndershmërinë. Punuan me djersë. Dikush shiste ndonjë metrazh që kish sjellë, të tjerë si ambulantë shisnin prodhime sheqeri, një tjetër punonte farmacist. Gratë qepnin jorganë dhe merrnin porosi për punë dore që i bënin aq bukur. Një ebre tjetër shiste karrige te një cep i Pazarit të Misirit. Ja ç’tregon Llukan Gjika: Kur erdhën familjet çifute në Berat gjatë luftës disa nga kryefamiljarët u morën dhe me aktivitetin për të luftuar e fituar në jetë. Njeri nga këta kishte ndër mend të hapte një gjellëtore. Para se ta bënte një gjë të tillë u njoh me furrxhinë e lagjes tonë, qëndroi disa ditë në furrën e tij duke vërejtur se çfarë sillnin banorët e lagjes për të pjekur. Më në fund çifuti ndryshoi mendim. I tha furrxhiut se nuk e hapte gjellëtoren, sepse në Berat punoka tava e mrekullueshme familjare dhe nuk kemi myshterinj! Familjet ebreje ikën nga Berati pas çlirimit të vendit në fillim të vitit 1945. Mbyllja e Shqipërisë nga diktatori Enver Hoxha, nuk i lejoi familjet beratase të merrnin vesh për fatin e mëtejshëm të familjeve hebreje që u larguan. Në Muzeun e Holokaustit në Izrael mbi faqen e një guri të madh janë gdhendur dhe emrat e 20 familjeve shqiptare prej tyre; 14 familje janë nga Berati, që kanë strehuar familjet izraelite gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besnik Velaj dhe Albert Abazi





Koha e mbrojtjes së interesave të ngushta dhe e marrjes së vendimeve të papëlqyeshme ka kaluar





Jeta në liri nuk është e lehtë dhe demokracia nuk është e përsosur



Nga Kastriot Pane

Këto ditë dimri mbarë bota u përfshi nga lajmi më i rëndësishëm i globit, betimi i zotit Obama përpara popullit amerikan me rastin e inaugurimit të presidencës së tij. Ngjarja në këtë rast i përshtatet më së miri temës së lirisë dhe demokracisë. Martin Luter Kingu me fjalimin e tij historik tha: “Unw kam njw wndwrr”. Obama në simbiozë me të u shpreh “Unë besoj, ndaj dhe guxoj”. Kjo i shtoj vlerave të konceptit të lirisë dhe demokracisë në Amerikë se kjo tashmë është një realitet. Kenedi i madh me fjalimin e tij e ushqeu idealizmin amerikan jo vetëm entuziazmin e një brezi të ri, por dhe me një hop cilësor të lirive dhe të drejtave të njeriut kur tha: “Kishin kaluar 100 vjet kur Abraham Linkolni u dha lirinë skllevërve e ende trashëgimtarët e tyre nuk janë plotësisht të lirë. Ka ardhur koha për këtë kombi të plotësoj premtimin e dhënë”. Kenedi përgatiti ligjin për ti dhënë fund diskriminimit racial. Nëse ka një njeri që e ka përkufizuar më mirë konceptin e lirisë në Evropë të lirisë dhe demokracisë në dallim me Amerikën është historiani francez Tocqeuvill. Ai shkruan në FRANCË unë kam parë shpirtin e lirisë dhe shpirtin fetar duke ecur në drejtime të kundërta, ndërsa në Amerikë unë i gjeta ato të bashkuara imtësisht. Ligji i lejon amerikanët të bëjnë çfarë të duan, ç’tu pëlqej, besimi i ndalon ata te gënjejnë e të bëjnë akte të padrejta, qeveria mirëpret ndihmë nga kushdo që është i talentuar dhe i aftë. Ne në këto reshta nuk mund të heqim me një të rënë të lapsit gjithë atë rrugë që i është dashur njerëzimit për të ardhur në standardet e kuptimit të lirisë. Shembulli i shpellës së Sokratit e çoi në maksimën e madhe Sokratike. Njeri njih vetveten, ligjet e qytetit tek Aristoteli. Aristoteli me thënien e tij të famshme. Njeriu është një kafshë politike e bënë demokracinë të triumfojë nëpërmjet institucioneve të zgjedhurve të popullit në parlament, për të sunduar me ligje. Kjo rrugë është aq sa e gjatë dhe herë me dritë e herë me errësirë ngandonjëherë me keqkuptime dhe mohime mes filozofëve, sa të duket sikur bota që ne njohim është në dilema të përhershme mes lirisë dhe demokracisë. Ashtu si Spinoza kur thotë: - Unë kuptoj, por unë nuk jam dakord, apo për Niçen bota nuk është gjë tjetër veç etja për pushtet, pra te njeriu rritet liria dhe krenaria e tij. Pa harruar Bergsonin tek i cili Themeli i të gjithave është shpirti krijues, liria Revolucioni i madh Francez me një numër të madh njerëzish që bënë epokë për të ndryshuar shoqërinë dhe për të zgjeruar liritë e të drejtat e njeriut. Deklarata e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit. Rusoi me pikëpamjet e tij kundër pabarazisë shoqërore. Marati kundër mbretërisë e cila rriste shtypjen popullore; Roberspieri me thënien e famshme: - çdo qytetar pavarësisht nga pasuria që ka, ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet në asamble. Koha është një hakmarrëse e pamëshirshme dhe ajo ecën më shpejt sesa do të dëshironin njerëzit, pra nëse do të merrnim përsipër ti përshkruanim etapat e zhvillimit të këtyre koncepteve liria e ka kambanën e vetë në Filadelfia dhe njëkohësisht, shihni mirë simbolin e dollarit ai ka një shqiponjë që fluturon e lirë simbol i lirisë e cila mban një degë ulliri pra përjetësinë dhe nën thonj mbërthen 13 shigjeta, kjo është edhe vula e shtetit Amerikan ku shkruhet. Epluribus una nga shumë -një nënkupton se AMERIKA u krijua nga bashkimi i shumë kolonive 13 të parat. Liria e popujve nuk ka ardhur si një dhuratë nga qielli, ajo ka me miliona dëshmorë në gjithë botën, e rëndësishme është e ka qenë që të luftohej për një lumturi e dinjitet njerëzor. Presidenti i sapo zgjedhur Obama nuk iu drejtua vetëm popullit të tij amerikan por mbarë botës me një thënie proverbiale. Respektimi i ligjit të të drejtave dhe lirive të njeriut nuk mund të negociohet, koha e mbrojtjes së interesave të ngushta dhe e marrjes së vendimeve të papëlqyeshme ka kaluar.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Miqësia shqiptare vlerësohet nga hebrenjtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Historia e Mitologjise shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: