Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Një darkë formale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Një darkë formale    Sat Jan 15, 2011 5:28 pm

Më në fund është koha të bëni një darkë formale në shtëpinë tuaj, por, në fakt, jeni në dilemë, sepse nuk e keni idenë si ta realizoni. Duhet të mendoni për shumë detaje, përpara se të merrni një iniciativë të tillë.

Pikësëpari, duhet të keni rijë tavolinë të madhe, e cila u lejon të ftuarve të kenë një hapësirë komode për të qëndruar: Në asnjë mënyrë ata nuk duhet të ndihen në siklet. Nëse keni menduar që në tavolinë të vendosni një mbulesë të punuar me dorë, atëherë kujdesuni që ajo të mos jetë shumë e madhe, aq sa madhësia e saj të tërheqë vëmendjen e të ftuarve. Përpiquni që ajo të jetë e vogël në përmasa, por shumë e veçantë. Kujtohuni që ta mbani atmosferën në dhomë në një temperaturë të tillë që t 'u ofrojë të ftuarve qëndrim të këndshëm e të rehatshëm. Nëse vendosni që në sfond të keni muzikë, atëherë përzgjidheni atë me shumë kujdes, të jetë e qetë e me zë të ulët, dhe jo stresuese për të ftuarit.

Së dyti, kur të filloni me pajisjet e nevojshme në tavolinë kujdesuni që pirunët të jenë afër pjatës, në të majtë të saj. Më pas, vendosni thikën në të djathtë të pjatës, e ndjekur nga luga, që përdoret për sallatën, dhe përpara pjatës vendosni lugën e supës.

Gotat me fron duhen vendosur në cepin e djathtë të pjatës dhe renditen si më poshtë:

Gota e verës së kuqe vendoset përpara majës së thikës, ndërsa përballë saj, në të majtë, vendoset gota e ujit dhe, në fund, gota e verës së bardhë vendoset në të djathtë të gotës së ujit. Por vendosja e gotave varet edhe nga lloji i tryezës që shtroni, ashtu siç varet edhe vendosja e pecetave në tavolinë. Mund të zgjidhni t 'i vendosni ato në të majtë të pirunëve, por mund t'i vendosni edhe përpara pjatës që keni vendosur në tavolinë.

Nëse do të vendosni pjata buke apo gjalpi, atëherë pozicionojini ato në të majtë të pjatës, para pirunëve. Gjithashtu, vendosini thikat e bukës dhe gjalpit në mes të pjatave të tyre përkatëse. Përpara pjatës së ushqimit mund të vendosni gjithashtu edhe pirun apo lugë për ëmbëlsirën.
Sallata, supa apo aperitivi mund të shërbehen në pjata të posaçme, përpara se ushqimi kryesor i darkës të jetë shtruar në tavolinë. Gjithashtu, pasi të ftuarit të kenë përfunduar së ngrëni, por përpara se pjata e ngrënies të jetë hequr nga tavolina dhe përpara se të jetë servuar ëmbëlsira, mund të shërbeni një filxhan çaj apo kafe. Shtrimi i një darke formale mund t 'ju hajë kohë dhe të jetë disi punë e mundimshme, por, duke ndjekur rregullat me kujdes, përshtypjet që do të lini te familjarët apo miqtë tuaj do të jenë më të mirat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një darkë formale
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: