Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Komploti Boteror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Komploti Boteror   Wed Jan 12, 2011 10:36 am

KOMPLOTI BOTËROR Nikola M. Nikolov



Lehtë është të jetohet në këtë ujdhesë të madhe - tokë, por uji që e rrethon është i rrëmbyeshëm dhe vlon.
Autor anonim
- Disa e shikojnë jetën të bukur.
Zhorzh Sandi
- Disa të zezë.
Balzaku
- Të tjerët e shikojnë ashtu si është në realitet.
(Autori)
Gjëja më e dashur është lumturia. Cdonjëri gjakon nga ajo dhe e kërkon atë në format e saj të ndryshme. Pasi ajo është gjëja më e shtrenjtë dhe më e kërkuar, atëherë pse ka kaq njerëz të pafatë në rruzullin tokësor?
Pothuajse të gjithë flasin për paqe dhe sinqerisht e duan atë. Atëherë pse shtetet e luftojnë njëra tjetrën dhe njeriu për njeriun bëhet egërsirë? Cfarë fuqie e madhe është ajo e cila na detyron të gjakojmë drejt diçkafit që është në kundërshtim me ne dhe vepron kundër interesave tonë? A thua, vallë, ajo është ndonjë fuqi e padukshme e cila e kontrollon tërë botën?
Për çka shërbejnë këto mjete e tmerrësira të padëgjuara e të papara për shkatërrimin masovik të njerëzisë, siç janë gazrat helmues, armët e zjarrta, bombat atomike etj.? A nuk është edhe kjo, vallë, vepër e asaj fuqie të padukshme dhe mirë të maskuar për të cilën edhe vetë Bibla paralajmëron.
Cështja se kush qeverisë me botën në të cilën jetojmë më ka interesuar qysh në moshën rinore. Shumë vjet më janë dashur që të arrijë deri te e vërteta. E vërteta është sikur yjet që paraqiten vetëm në natën e patejdukshme. Ajo, sikur të gjitha gjësendet e bukura në botë - nuk ia zbulon dëshirat e veta askujt, përveç atij që i pari do ta ndjejë ndikimin e rrenës.
Lexova shumë materiale nga autorë të ndryshëm. Hasa në shumë vështirësi përderisa e nxora në dritë të vërtetën nga literatura e grumbulluar. Konstatova se 99 përqind e literaturës ekzistuese kontrollohet dhe shkruhet nga fuqia e fshehtë, shumë mirë e maskuar.
Pjesa më e madhe e të dhënave historike janë modifikuar dhe nuk i përgjigjen përcaktimit për historinë: „të njohurit e vërtetë, të saktë dhe të besueshëm të së kaluarës”. Cdo komb e shkruan historinë e vet dhe e zbukuron në mënyra të ndryshme, me të vetmin qëllim, që para botës të prezentohet sa më mirë. Burrështeti dhe poeti i madh frëng, Lamartini, në revistën e vet „Këshilltari i popullit”, prej vitit 1849 bën përpjekje që historia të shkruhet sërish, kësaj radhe, me vetëdije të plotë.
Qëllimi im është që ta përfshij dhe ta shpjegoj pjesën më të madhe të çështjeve që drejtpërsëdrejti apo tërthorazi përkojnë me njeriun dhe shoqërinë. Kam dëshirë që t’i ndihmoj pak më tepër me të dhëna kësaj shoqërie në të cilën jetoj edhe unë, që ajo të mbrohet dhe eventualisht të lirohet nga armiqtë e vet.
Shumë shpekulohet me fjalët: liri, barazi dhe vëllazëri, të cilat asnjëherë deri më tash nuk janë zbatuar në kuptimin e tyre të vërtetë. Luftëra, luftëra, luftëra prej kur ka filluar bota dhe askush nuk mund t’i shpjegojë shkaqet e tyre të vërteta, për këtë arsye shkencëtarët i vënë në grafën „çështje të pashpjegueshme”. Në të vërtetë edhe ju do të bindeni se luftërat, të cilat nuk janë asgjë më tepër se legalizim i vrasjeve masovike, janë të qëllimta dhe të organizuara prej një grupi special të njerëzve.
Kapitali i udhëhequr prej familjeve Rothshild dhe Rokfeler qeverisë me botën. Krerët e kurorëzuar, kryetarët dhe udhëheqësit kanë qenë dhe janë shërbëtorë besnikë të tyre. Ata e përbëjnë të ashtuquajturën „qeveri botërore” (dorën e padukshme). Ajo nuk do të lejojë që të

vendoset paqe në botë që është kundër interesave të tyre. Cfarë përbërje ka „qeveria botërore”, çka përfaqëson ajo dhe pse e pengon paqen botërore do të lexoni në krerët vijues të këtij libri.
Lufta e Parë Botërore familjeve në fjalë iu solli miliarda dollarë, pasuritë e familjes mbretërore, Romanovët, të deponuara në bankat e tyre iu solli 50 miliardë. Kurse menjëherë pas luftës së parë qe planifikuar Lufta e Dytë Botërore. Shumë parashikues të shoqërisë sikur Klemansi dhe Morgentau paralajmëruan për katastrofën e Evropës. Të njëjtat fuqi që e planifikuan Luftën e Dytë Botërore e hartuan edhe planin për Luftën qytetare në SHBA. Sapo filloi lufta qytetare, në vitin 1861, ushtria angleze, frënge, spanjole, belgje dhe austriake tashmë ndodheshin në Meksikë, të dërguara prej fuqive të njëjta, të gatshme që ta shfrytëzojnë këtë luftë.
Shumica e tyre nuk e kuptonin se ç’ndodh. Por disa prej tyre, më mendjehollët konstatuan se janë bërë sakrificë e një loje më të neveritshme që nuk e mban mend historia deri në këtë kohë.
Luftërat dhe konfliktet kanë ekzistuar gjithmonë, qysh nga momenti i krijimit të botës. Por ata kanë qenë diç si ndërprerje e përkohshme e procesit të vazhdueshëm të ekzistimit të njeriut, për bashkim dhe për një jetë më të mirë.
Që nga njeriu i parë e deri më sot historia njerëzore është një aventurë e përgjithshme e miliona njerëzve. Cështje fundamentale e saj gjithmonë ka qenë çështja e ushqimit: gjuetia, zbutja dhe ruajtja e kafshëve, punimi i tokës, ndërrimi i metaleve dhe më në fund ajo çka bëjmë sot. Moment tjetër me rëndësi në zhvillimin e njeriut është kultivimi i mjeteve për komunikim: gjuha, alfabeti dhe shkrim-leximi. Zhvillohet filozofia, religjioni, poezia, muzika, arti. Fshatrat shndërrohen në qytete. Formohen strukturat shtetërore. Perandoritë i kanë ndihmuar civilizimet e popujve të ndryshëm që të lidhen dhe kështu jeta e pushtuesve, si dhe e të pushtuarve, rrënjësisht ndryshon. Të gjitha rasat - të bardhët, të verdhët dhe të zitë, të gjithë njerëzit, pleq e të ri të cilët jetojnë në forma të ndryshme të qeverisjes i kontribuojnë këtij stadiumi të zhvillimit njerëzor në të cilin gjendemi sot. Prej kohësh e këndej secili shtet dhe civilizim, duke synuar që t’i zgjidhë problemet e njeriut, gjithë e më tepër e pasuron jetën e njeriut. Të gjitha këto përfitime të njeriut janë në rrezik të madh gjatë këtyre dy shekujve të fundit, sepse një grup i vogël njerëzish i uzurpon dhe i shfrytëzon vetëm për interesat e vet.
Dashuria ndaj parave është bazë e çdo të keqeje.
Historia na dëshmon se shtetet dhe kombet mund të nënshtrohen në shumë mënyra. Mënyra më e thjeshtë për nënshtrim është lufta. Megjithatë, kjo mënyrë, duke pasur parasysh shumë gjëra, nuk është për t’u respektuar, sepse fituesit i kushton shumë mjete që ta mban dhe ta kontrollon vendin e nënshtruar, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, kurse të nënshtruarit përherë janë armiqë.
Mënyra tjetër për nënshtrim është religjioni, kur njerëzit janë të bindur se duhet t’i japin kishës një pjesë nga të ardhurat e tyre „si nënshtrim Zotit”.
Mënyra e tretë, ajo thelbësore, është robërimi ekonomik i cili arrihet përmes shtypjes psikologjike, ekonomike, sakatimit intelektual dhe shumë mjeteve tjera që duken jo të dëmshme. Kjo është mënyra më e mirë dhe në shikim të parë, më padhembje. Të gjitha shtetet dhe popujt janë të nënshtruar ekonomikisht dhe paguajnë tatime, pa e kuptuar dhe pa parë ndonjë fuqi të dukshme, ashtu që i sakrifikuari edhe nuk ndjen se është i robëruar. Ata i paguajnë tatimet dhe taksat plotësisht në mënyrë ligjore dhe me dëshirë e vetëdije se ajo është për të mirën e tyre si dhe për mirëqenien e të afërmve të tyre. Robëruesit e tyre bëhen bëmirës dhe patronë të tyre. Të nënshtruarit nuk shohin kurrfarë fuqie okupuese që bën shtypje mbi to. Kanë të drejtë të rrëfehen lirisht, si dhe t’i zgjedhin qeveritarët e tyre pa e kuptuar se shoqëria e tyre shfrytëzohet për ta hudhur pasurinë e tyre në një mënyrë ligjore mbi robëruesin e tyre.
Të gjithë emrat e njerëzve dhe organizatave janë të vërtetë. Gjatë tërë kohës derisa isha duke tubuar materiale për këtë vepër e kërkoja vetëm të vërtetën, në çdo kohë dhe deri në fund. E tërë bota vuan nga ajo që e vërteta fshihet. Pasojat - fizike, psikike, financiare dhe shumë të tjera - janë katastrofale për shoqërinë njerëzore. Qytetërimi i sotshëm është në gjendje kritike - e vërteta fshihet prej njerëzve. Krizat nuk paraqiten plotësisht si rrjedhojë natyrore. Ata nxiten. Diçka apo

ndonjë fuqi i provokon dhe i përmban. Pasi që flasim për të vërtetën, duhet të pranojmë se shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre e shkelin e nuk e njohin.
Në botë ekzistojnë shumë ideologji kontradiktore dhe religjione të ndryshme pa ndonjë kuptim dhe qëllim. Për njeriun e rëndomtë pothuajse është e pamundshme të kuptojë, të konceptojë dhe të vlerësojë se cila prej atyre ideologjive është në interes të njeriut, e cila - jo. Një fjalë e urtë thotë: „Pasi që ari dhe e vërteta nuk gjenden lehtë, andaj edhe janë të shtrenjtë”.
Ngjarjet botërore dëshmojnë me siguri se për politikanët dhe qeveritarët nuk kërkohet moral i lartë. Dinjiteti dhe vetrespekti nuk ekzistojnë më.
Qëllimi i përpjekjeve të mia shumëvjeçare nuk është vetëm për ta ndriçuar njeriun e rëndomtë të ndershëm, por të japë edhe një pasqyrë të qartë për ata që i mbajnë frerët dhe ata që qeverisin me botën. Gjithë e më tepër po dalin në shesh mahinacionet e tyre të pandershme. Hulumtova shumë materiale, u përpoqa ta kuptoj pjesën më të madhe prej ideologjive e religjioneve të ndryshme, të predikuara nga individë të ndryshëm. E studiova jetën private dhe karakteret e shumë personaliteteve të njohura të cilët i vulosën emrat e tyre në histori për të mirë ose për të keq. Përveç të dhënave historike që do t’ua prezentoj, në disa vende do ta paraqes edhe qëndrimin tim në lidhje me ngjarjet e prezentuara.
Dihet se politikanët të cilët merren me çështjet botërore janë shumë të zënë dhe nuk janë në gjendje si unë që të ndajnë pesë-gjashtë vjet nga jeta e tyre dhe ta studiojnë botën, tokën, njeriun, ideologjitë, ngritjen e njerëzve të mëdhenj dhe rënien e tyre, si dhe llojet e ndryshme të doktrinave për të cilat njerëzia paguan tatim të shtrenjtë. Jam munduar që ta përmbledh atë më të rëndësishmen nga e cila cecili mund të fitojë, vetëm për disa ditë, një pasqyrë të qartë për fuqitë që kanë vepruar gjatë shekujve, e që veprojnë edhe sot e kësaj dite. Në prani të mjeteve ekzistuese për shkatërrim, njerëzit e tërë botës, pa marrë parasysh ngjyrën dhe racën e tyre, duhet të bashkohen plotësisht me nder që ta shpëtojnë qenien e tyre e cila është vënë në rrezik edhe ate jo prej shumicës, por prej një grupi të vogël njerëzish me mjaft ambicie personale. Paratë kanë vetëm vlerë ndërrimi në jetën e njeriut e assesi nuk duhet të shfrytëzohen si fuqi për të qeverisur me botën.
Unë jam i bindur thellë se të dy fuqitë dominuese në botë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik e kuptojnë se zgjidhje e vetme e drejtë është që ata të kenë marrëdhënie të mira dhe me sinqeritet të plotë e duan atë. Udhëheqësit e atyre vendeve po ashtu mendojnë për një marrëveshje të tillë që do të imponojë ç’armatimin e përgjithshëm. Atëherë ç’është ajo që krijon mosbesim ndërmjet këtyre dy superfuqive? Përgjigjja është e qartë: ajo është një fuqi e tretë e padukshme dhe e gjithfuqishme e cila i boton paratë në botë dhe shkakton mosbesim botëror. Megakapitalistët qëndrojnë pas kësaj dhe unë iu drejtohem atyre.
Në vitin 1878 zotëri Emil Zola pati guxim që haptazi ta akuzojë gjeneralin e plotëfuqishëm Esterhazin dhe suitën e tij të korruptuar. E tronditi tërë Francën dhe jo vetëm që e shpëtoi nderin e kapetan Drajfusit, por e pastroi edhe qeverinë franceze prej elementit të korruptuar. Aspak nuk mendoj që të krahasohem me shkrimtarin dhe humanistin e madh, Zolën, nuk mendoj se edhe unë - njeri i rëndomtë - kam të drejtë që ta akuzoj tërë këtë lojë të fshehtë të megabankave dhe të kapitalit.
Në vitin 1880 Dizraeli pohon se shoqëria njerëzore kontrollohet nga organizata të fshehta, qëllimi kryesor i të cilave është që të hudhin çfarëdo qeveri kushtetutare, që ta marrin tokën nga pronarët e tyre, t’i zhdukin të varfërit dhe klasën e mesme, si dhe religjionet. Revolucionet nuk janë kryengritje ose rebelim i të varfërit, por komplot konspirativ i „të pasurit” me seli në Njujork; një superfuqi kapitaliste e cila në emër të „të varfërit” dhe të „atyre që u bëhet e padrejtë” e sundon botën. Ajo dominon dhe i drejton si socializmin ashtu edhe komunizmin në botë. Kështu që, për shebull, çdo vendim të cilin e sillte Partia Komuniste Amerikane është dashur patjetër të vërtetohet prej një personaliteti me emrin Artur Goldshmith. Ai nuk ishte vetëm një amerikan i pasur, por edhe anëtar i Partisë Komuniste. Po qe se ai i vërtetonte vendimet e marra nga Partia Komuniste Amerikane, atëherë ata pranoheshin nga Moska dhe e kundërta, po qe se ai nuk i vërtetonte edhe prej Moske nuk iu jepej pëlqim.

Po qe se njerëzit e dijnë se çka fshihet pas gjithë kësaj ata do të vetëdijësohen dhe do të kërkojnë llogari prej zotërinjve të cilët bëjnë çmos „në emër të njeriut dhe për njeriun”.
I zgjodha revolucionin francez të vitit 1789 dhe atë të Bashkimit Sovjetik të vitit 1919, sepse këta janë shprehësit më të qartë të kësaj lëvizjeje tinzake - objekt kryesor të këtij libri. Këta dy revolucione shumë qartë i tregojnë fajtorët kryesorë për të gjitha mosukseset njerëzore në botë, siç janë inflacionet, depresionet financiare, kryengritjet, revolucionet dhe luftërat.

ps: Librin ka kohe qe eshte shkrujtur, (1990), por eshte perkthyer dhe publikuar ne disa gjuhe te huaja rreth viteve 2004
Vijon

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
indira kruja
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 53

MesazhTitulli: Re: Komploti Boteror   Wed May 18, 2011 2:09 pm

librin e nikolo nikolov e kam dhe me ka ndihmuar shume ne histori.shum interesant
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://monellavagabonda64@yahoo.com
 
Komploti Boteror
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Komploti me i madh ndaj shqiptarve
» Zhdukja misterioze e avionit të Malajzisë
» Pese Teori Komploti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: