Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin   Wed Jan 05, 2011 12:23 pm

Një bilanc paradoksal dhe disa zbulime të pazakonta kanë dalë
dje në dritë, pasi u paraqit mbyllja e projektit më të rëndësishëm në
kulturën e etnografisë shqiptare; dixhitalizimi i fondit të vjetër
arkival të Institutit të Kulturës Popullore me një vëllim prej afërsisht
1200 orësh, duke shpëtuar edhe jetën e shiritave zanorë të vjetër që
ishin kërcënuar nga humbja për shkak të kushteve.

Koordinatori
i projektit, Bledar Kondi, njëkohësisht studiues në institut,
etnomuzikolog, është nga njerëzit që ka përjetuar më shumë këtë projekt
katërvjeçar, duke qenë një paraqitës praktik i terrenit etnografik, e
sidomos në folklorin muzikor në Shqipëri. Lënda informative që Kondi na
zbulon nuk përbën vetëm një evokim të asaj çfarë ka ndodhur qysh në
themelim të institutit, si diktatura u udhëhoq nga parimi etnik në formë
dhe folklori socialist në thelb - por, ky studiues rikthen vëmendjen
mbi pasuritë zanore që si shumë të tjera janë të shpërndara në arkiva të
huaja. Një ndër shembujt më mbresëlënëse është vendndodhja e
regjistrimit më të vjetër zanor shqiptar - që prej vitit 1903, një
melodi me çifteli, si dhe një këngë djepi e regjistruar nga një etnolog
gjerman, Paul Treger, janë të arkivuar në Fonogramarkivën e Berlinit.

Ndërsa
për regjistrimet e para në vendin tonë, Kondi tregon se janë trashëguar
nga Radio Tirana. Forma që u bë tradicionale, për regjistrimin zanor të
folkut ishin bobinat, ku 200 të parat shërbyen si gur themeli, të
vlerësuara si trashëgimi e Radio Tiranës, në godinën që në ditët e sotme
mbahet me qira nga Instituti i Kulturës Popullore, një godinë gati në
rrënim, në krye të "Rrugës së Kavajës". Kondi tregon se prej asaj kohe
ky fond prej 200 bobinash ka mbetur aty, duke na njohur me regjistrimet e
para që nisën në vitet 50-të. Çfarë e bën interesante këtë arkiv të
trashëguar nga Radio Tirana, është se po aty janë gjendur riprodhime të
disqeve "Columbia" qysh nga vitet 20, 30 dhe 40, si dhe regjistrime nga
shtëpi diskografike shqiptare të asaj kohe, si dhe regjistrimet e
ansambleve, si ajo e Hafize Lekskovikut, që është themeluesja e sazeve
nga vjen edhe shkolla e Lulushit, apo e Laver Bariut.

Sipas
dëshmive, flitet se ka edhe regjistrime të viteve 20-30 që qarkullojnë
në Shqipëri si koleksione private, por në këto gjurmë etnomuzikologu
ende nuk ka rënë, po ashtu nuk dihet nëse ndodhen qoftë dhe në Arkivin e
Shtetit. Por, koleksionet private për regjistrimin e melodive të vjetra
thuhen se kanë lulëzuar sidomos në Shkodër, edhe këto i përkasin vitet
20-30-të, si shembull tregohet koleksioni i Kol Kakarriqit. Por, Kondi
na tërheq vëmendjen dhe mbi një preferencë të tij, që nuk e nxjerr
rastësisht në këtë vështrim mbi muzikën folklorike në Shqipëri dhe
gjithë trashëgiminë e saj, qysh kur shënohen regjistrimet e para.
Studiuesi i muzikës thotë se zëri më përfaqësues për Shqipërinë do të
ishte ai që vjen nga thellësitë e kohërave, duke zgjedhur gjamin e
burrave të veriut, ose gjamin e burrave nga Malësia e Dukagjinit,
Malësia e Kelmendit. Kjo për shkak se këto zëra arkivojnë tipet më
arkaike, që vijnë nga zona të izoluara dhe ku komunitetet kanë qenë më
homogjenë.

Duke e zgjedhur si një nga modelet që është luhatur
më pak, që ka një qëndrueshmëri, Kondi tregon se këto rituale janë
ruajtur mirë nga komuniteti, pasi kanë qenë totalisht të izoluara dhe
modeli që i referohet është i tipit thirror. "Tre janë modelet e
muzikës: thirrja, e folura dhe e kënduara. Tipi thirror buron nga
emocioni dhe quhet pathogjen, i lindur nga pathosi. Ai është modeli më
arkaik", - thotë studiuesi duke treguar se regjistrimi më i vjetër i
kësaj gjëmë daton në vitin 1935, nga Milman Parry dhe gjendet në Muzeun e
Londrës, por e regjistruar nga një amerikan. Ndërsa regjistrimi më i
vjetër që disponon Arkivi është i Osman Xhatufës, i vitit 1972, i
mbledhur në terren, por jo i regjistruar në ceremoni mortore. Është
riprodhim.

Siç duket, këto vite kanë qenë kulmet për zërat e
vjetër shqiptarë, po ashtu dhe për kulturën e regjistrimeve të rralla
derisa pas viteve 50, diktatura ndërtoi një sistem krejt të ri të
arkivit, si dhe mënyrën se si e trajtonte folklorin. Kondi tregon se
ekspeditat e para kërkimore në këtë fushë i referohen projektit të
bashkëpunimit shqiptaro-gjermano lindor, ku ka qenë Doris dhe Erich
Shtokman, Wilfried Widler nga Akademia e Shkencave të Berlinit në vitet
57 dhe nga pala shqiptare kanë qenë Ramadan Sokoli dhe Albert Paparisto.
Ata kanë regjistruar 700 njësi nga veriu deri në jug, por studimin e
tyre Kondi thotë se e kanë bërë për këndimin çam, me të cilin kanë
mbrojtur doktoraturën në vitet 60-të.

Etnomuzikologu thotë se
sistemi i centralizuar në atë kohë mbështeste nëntë deri në dhjetë muaj
ekspedita kërkimore në terren. Kështu që kanë bredhur në çdo fshat, kanë
qenë në Kosovë dhe pjesërisht tek arbëreshët e Italisë. Por në këtë
zymtësi ideologjike janë ruajtur edhe regjistrime, kopje të "Discoteca
di Stato" në Romë, vlerësohen regjistrime historike ato të vitit 54,
realizuar nga Diego Carpitela dhe Ernesto de Martino, dy përfaqësues të
mëdhenj të kulturës italiane.

Formati dixhital që u prezantua
dje, si projekt në bashkëpunim me Fonogramarkivin e Vjenës, përfshin
periudhën 50-vjeçare të regjistrimit. Duhet kujtuar këtu se me ardhjen e
regjimit komunist u krijua Departamenti i Folklorit pranë Universitetit
të Tiranës, i cili më pas u konsolidua në Institutin e Folklorit në
vitin 60-ën dhe në vitin 79 u bashkuan tri departamente, etnografia,
folklori dhe muzikologjia dhe u bë Instituti i Kulturës Popullore, që
sot ka marrë emrin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe
Studimeve të Artit.

Për të saktësuar, Kondi thotë se në
trashëgiminë zanore përfshihet muzika tradicionale, por ai ndalet në një
fenomen urban çfarë ka ndodhur me vite me traditën folklorike, ku
dallimi esencial ka të bëjë midis muzikës fshatare dhe muzikës qytetare.
"Kjo e fundit tek ne burim ka fshatarët e qytetit, trashëgiminë
muzikore otomane dhe muzikën popullore të periudhës së regjimit
socialist, periudhë kur ndodhi strukturimi i kulturës sipas modelit
sovjetik: pallat kulture, shtëpi kulture, vatër kulture dhe krijimi i
ansambleve popullore, që është një model i përhapur në gjithë Evropën
Lindore". Ky lloj centralizimi i ansambleve, sipas Kondit, e ngriti
folklorin nga fshatarja tek qytetarja dhe nga e pashkruara tek e
shkruara.

A e dëmtoi ky fenomen folklorin? Etnomuzikologu thotë
se ky është një lloj zhvillimi, të cilin disa e quajnë me termin
filarmonia folklorike. Shembulli më interesant, dëshmi e devijancës, që
sjell studiuesi, ka të bëjë me fshatarin që i binte çiftelisë kur
maksimumi e luante vetëm, ndërsa për herë të parë formacion është parë
me 20 instrumentistë, një shembull unikal është krijimi me 80
instrumentistë nga Ndue Shyti. "Këto megaformacione gjigante janë
produkt i kulturës dhe nuk mund të quhen më folklor.

Tashmë jemi
në fazën ndërmjet muzikës artistike dhe muzikës popullore. Ka qenë
maksima e Stalinit: të krijojmë një art etnik në formë dhe socialist në
përmbajtje dhe ky ishte i ashtuquajtur folklori i ri, pra folklori në
shërbim të sistemit që manifestonte jetën e re, njeriun e ri, që i
këndonte partisë". Sikur mos të ekzistonte patosi i mësipërm
ideologjik, Kondi e lidh këtë pjesë të zhvillimit tonë etnografik në
muzikë edhe me trashëgiminë otomane. Ahengu që në persisht do të thotë
melodi, dhe ai përfaqëson një cikël të caktuar këngësh, një suitë, që
është totalisht repertor arab, ose më saktë otoman, meqenëse është një
heterogjenitet kulturash: turke, kurde, perse, iraniane. Studiuesi i
muzikës folklorike na thotë se ky cikël ahengu më shumë është ruajtur në
Shkodër, dhe në arkiv ka dy pjesë të ciklit të ahengut të përfshirë në
CD.

Të gjitha regjistrimet zanore që janë bërë Kondi i rrëfen si
një proces pune jo shumë të lehtë nga terreni. Për një regjistrim
muzikor të zakonshëm është hapur dera e shtëpisë së një fshatari, por e
vështirë ka qenë në rast se bëhej fjalë për një ceremoni vdekjeje. "Jo
kushdo mund të futet me mikrofon dhe ta regjistrojë atë. Pra shpeshherë
pyetet një person se si ka vajtuar për personat e tjerë dhe në këtë rast
kemi të bëjmë me një riprodhim të një ngjarjeje të jetuar. Pra ngjarje
direkte, rituale, është e vështirë të regjistrosh, duke përjashtuar
dasmat". Kondi tregon se është marrë në studimet e tij me vajet, ku nuk
ka qenë e lehtë për të të regjistronte në mikrofon në mes të grave që
qajnë.

Sigurisht përgjigjja e marrë është; je totalisht i
padëshiruar. "Por ekzistojnë dy forma, bashkëpunimi me informatorin dhe
mikrofoni i fshehtë. Mikrofoni i fshehtë quhet shkelje e etikës dhe
ndalohet në shkencë, paçka se unë e ruaj kulturën edhe duke e vjedhur në
këtë formë". Por si do të administrohet sot e mbrapa kjo trashëgimi,
si do të jetë jeta e arkivit muzikor me fondet e vjetra të zërave edhe
tani që ky arkiv është dixhitalizuar? Ekziston një propozim në
Drejtorinë e Qendrës së Studimeve Albanologjike për të pasur një arkiv
të madh, në kushte më të mira sesa shumë arkiva të vegjël në kushte të
degraduara. Kondi këtu na rikujton gjendjen e tyre, kur sidomos pas
viteve 90 gjendja ka qenë katastrofale. Ndonëse ska humbje, këtu sipas
studiuesit, për paradoksi, më të rrezikuar janë regjistrimet e kohës së
diktaturës, pasi janë ruajtur me shirita të dobët amatoreskë, ndërsa
regjistrimet më të vjetra janë të ruajtur me shirita më cilësorë, kështu
që ndodhen në gjendje më të mirë.

Pra se çfarë do të bëhet me
këtë trashëgimi, përgjigjja është tek propozimi i krijimit gradualisht
të një mediateke. Kondi tregon se kjo infrastrukturë tashmë u është
krijuar nga pala austriake dhe ai është një model i përjetshëm, ashtu
siç e ka edhe fonogramarkivi i Vjenës, që do të shërbejë si bazë për të
ndërtuar një mediatekë të kulturës shqiptare. Sigurisht që këtu nuk do
të vlente ironia që drejtori i projektit, austriaku Ditrih Shyler, do të
bënte kur krahas konkludimit se trashëgimia shqiptare është një traditë
shumë e lashtë, ndërsa ata kanë Moxart, Bethovenin, Hajdnin dhe ne kemi
këngëtarët nga Tepelena, Gjirokastra, Himara apo Shkodra, si tipike për
botën tonë - ndërsa dashuron polifoninë si një art që mahnit.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: