Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Dieta ideale për fertilitetin mashkullor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Dieta ideale për fertilitetin mashkullor    Mon Jan 03, 2011 9:09 am

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në potencialin e spermës. Kërkimet tregojnë që zakoni i ushqimit të varfër dhe konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ulin cilësinë dhe sasinë e spermës duke e bërë të vështirë mbetjen shtatzënë.

Pse është e rëndësishme dieta?
Mbetja shtatzënë nuk është arsyeja e vetme - një muaj para se të zihet fëmija, lindin fëmijë me peshë më të vogël se fëmijët e tjerë, me një mesatare prej 650 gr më pak. Nën pesha e fëmijës është një kusht mjekësor që ndikon shëndetin dhe sjelljen e fëmijës për gjatë gjithë jetës së tij.

Cilat ushqime janë më të rëndësishme?
Dieta juaj duhet të jetë e balancuar, e shumëllojshme dhe ushqyese ashtu siç është dhe dieta e partneres tuaj. Si baballarë të ardhshëm duhet të konsumoni:

Ushqime të pasura me vitaminë C dhe oksidantë.
Ato ndihmojnë në parandalimin e defekteve të spermës dhe në lëvizshmërinë e saj. Konsumoni lëng portokalli çdo ditë. Merrni të paktën 60 mg vitaminë në ditë- 100mg nëse pini duhan.

Merrni më shumë zink në dietën tuaj.
Disa studime tregojnë se mungesa e zinkut qoftë edhe për një periudhë të shkurtër mund të ulë nivelin e testosteronit. Burim i shkëlqyer i 15 mg zink që ju duhen në ditë janë produktet si mishi i kuq-bifteku, fasulet dhe mishi i errët i pulës. Nëse i konsumoni këto në tre vaktet e ditës ju keni marrë sasinë e domosdoshme të zinkut.

Mbushuni me acid folik.
Studimet sugjerojnë se burrat me një nivel të ulët të vitaminës B kanë sasi të ulët të spermës. Ju mund të merrni sasinë e nevojshme (400 mikrogram në ditë) nga cerealet e mëngjesit, perimet jeshile dhe lëngu i portokallit.
Sigurisht që mund të ndihmoheni nga multivitaminat dhe acidi folik në formë tablete.

Rrisni sasinë e kalciumit dhe të vitaminës D.
Kërkimet për infertilitetin tregojnë se konsumimi i 1,000 mg kalcium dhe 10 mikrogram vitaminë D çdo ditë mund të ndihmojë në fertilitetin e burrave. Burime të kalciumit janë qumështi dhe kosi. Po ashtu, qumështi dhe Salmoni janë të pasura me vitaminë D.

Ndërprisni alkoolin.
Ndërsa konsumimi i një pije për raste të veçanta konsiderohet jo i dëmshëm, studimet tregojnë që konsumimi i përditshëm i verës, birrës apo pijeve të tjera të forta mund të ulin nivelin e testosteronit dhe të rrisin numrin e spermës jo normale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dieta ideale për fertilitetin mashkullor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çifti ideal sipas astrologjisë
» Medjugorje
» Ushqimi sipas shenjave
» Vegjetarianet jane me te zgjuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: