Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Dieta bimore mban nën kontroll diabetin e tipit 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Dieta bimore mban nën kontroll diabetin e tipit 2   Sat Jan 01, 2011 11:04 pm

Të paktën kështu këmbëngulin një ekip mjekësh amerikanë, të cilët kanë publikuar një studim në revistën “Diabetes Care”. Diabeti i tipit 2 është më i përhapur në moshën e rritur dhe në personat që janë mbipeshë (rreth 80 për qind e diabetikëve të tipit 2 janë mbipeshë). Personat e prekur prej kësaj forme të diabetit i nënshtrohen dhe rrezikut për shfaqjen e kardiopative, iktusit, verbimit dhe insuficiencës renale. Për të mbajtur nën kontroll këtë gjendje, përveç medikamenteve, “American Diabetes Association” sugjeron një dietë të personalizuar ipokalorike, e cila bazohet në konsumin e pakët të sheqerit dhe amideve. Dieta bimore përjashton çdo lloj produkti me prejardhje shtazore: Jo vetëm peshkun dhe mishin, por dhe vezën, qumështin, etj. Në këtë mënyrë ulen automatikisht dhe yndyrnat e dëmshme, që hasen në sasi të mëdha te mishrat dhe djathërat, si dhe shumë sheqerna që përfshihen në produktet ushqimore industriale, që përmbajnë përgjithësisht përbërës me origjinë shtazore. Shkencëtarët amerikanë kanë punuar mbi një grup diabetikësh, të cilët u ndanë në dy nëngrupe. Nëngrupi i parë iu nënshtrua dietës bimore dhe tjetri dietës tradicionale që përdoret për diabetin. Pas 22 javësh trajtimi, duke mbajtur të ndryshueshme dhe dozën e medikamenteve, personat që ndoqën dietën bimore humbën 6 kg dhe vlerat e kolesterolit LDL zbritën me 21,2 për qind dhe hemoglobina ishte ulur me 1,23 pikë, në krahasim me grupin që ndoqi dietën tradicionale. Falë këtyre ndryshimeve, është arritur të ulen dhe të ndalohen medikamente në 43 për qind të rasteve.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dieta bimore mban nën kontroll diabetin e tipit 2
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vegjetarianet jane me te zgjuar
» Cka është Shpresa (të shpresuarit)!
» Ushqimi sipas shenjave
» Magjite e sherimit
» Fantazmat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: