Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ameba

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Ameba   Mon Dec 27, 2010 8:53 pm

Ameba jeton në ujërat tokësorë, në këneta, në kanale, në ujëra
amull. Ajo është përshtatur aq mirë me këtë mjedis, saqë po të futet në
ujin e detit, ajo ngordh menjëherë.
Ameba e zakonshme nuk ka formë të caktuar. Në çdo moment në pjesët e
ndryshme të trupit të saj dalin zgjatime të protoplazmës, të cilat
quhen pseudopode (këmbë të rreme), që formohen nga protoplazma. Ameba
lëviz me anë të këtyre këmbëve. Në ndërkohë disa këmbë zhduken, kurse
të tjerat krijohen vazhdimisht dhe kështu ameba zvarritet shumë ngadalë.
Trupi i amebës së zakonshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është
në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen
bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe
vakuola e tretjes.
Ameba merr frymë, është e ndieshme dhe shumohet. Në ujërat amullë
ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe baktere, të cilat njëherazi
përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të
pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth
algës ose bakterit të futur brenda grumbullohet një lëng tretës. Në
këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet
nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të
panevojshme grumbullohen në vakuolën e taitjes. Kjo vakuolë kohë pas
kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e
panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për
të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit,
ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë
se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në
formë topthi.
Ameba shumohet me anë të ndarjes. Në fillim trupi i amebës zgjatet,
pastaj ndahet bërthama në dy pjesë dhe në fund ndahet edhe protoplazma.
Kështu nga një ameba bëhen dy ameba bija.
Në qoftë se keqësohen kushtet e jetesës në ambientin ku jeton ameba,
ajo merr formë të rrumbullakët dhe mbështillet me një mbështjellës që
quhet cist (kist). Në këtë gjendje ajo qëndron derisa të përmirësohen
kushtet për jetesë. Kur krijohen kushtet e volitshme, ameba del nga
cisti dhe vazhdon jetën.
Disa lloje të amebave jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve.
Do të përmendim amebën e dizenterisë. Ameba e dizenterisë i përngjan
amebës së zakonshme, por është më e vogël. Mirëpo kjo amebë është shumë
e rrezikshme dhe shkakton sëmundjen e rëndë - dizenterinë, e cila
manifestohet me jashtëqitje të shpeshta me gjakderdhje.
Njeriu infektohet duke përdorur ushqimin, në të cilën ka ciste të kësaj ameba, ose duke pirë ujë nga burimet e pakontrolluara.
Mbrojtja nga Ameba e dizenterisë
Veçanërisht duhet të kemi kujdes në pastrimin e duarve, të perimeve, të
pemëve etj. Në rast se paraqitet kjo epidemi, patjetër duhet të vlohet
uji i pijshëm dhe të merren masa të tjera mbrojtëse.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ameba
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Modifikimi i sjelljeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-
Kërce tek: