Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:12 pm

Kumbulla e butë...

Kumbulla e butë e cila përfshin disa varietete të ndryshme është një pemë e njohur për vendin tonë. Megjithëse frutat e saj përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore. Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë të ëmbla.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit. Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.
Kumbulla është një diuretike shumë e mirë që largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:12 pm

Kumbulla gjatore...

Në mjekësinë popullore përdoren më tepër frutat dhe farat e bërthamave. Frutat mund të përdoren të freskëta, por edhe të thata, pasi thahen më parë në diell dhe në vende të pastra. Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike të kumbullës gjatore janë të shumta. Frutat e kumbullës gjatore përmbajnë rreth 18 për qind sheqer në trajtë fruktoze, sasi të konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen të freskëta, të thata ose të përpunuara si reçel, marmelatë, shurup, komposto, taki etj.
Frutat e kumbullës gjatore janë të shijshme, aromatike, e të tretshme dhe pëlqehen më tepër se llojet e tjera të kumbullave. Ato kanë veti të mira diuretike dhe rekomandohen për t’i përdorur ata që vuajnë nga veshkat, nga zemra, nga kapsllëku dhe nga hemorroidet. Bërthamat e kumbullave gjatore janë qetësuese dhe përdoren kundër krimbave të zorrëve. Kumbullat gjatore, si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:13 pm

Luleshtrydhja...

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet së bashku me qershitë të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur është në pamje, por aq dhe i shijshëm dhe freskues është. Luleshtrydhet mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese.
Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:13 pm

Mushmolla...

Mushmolla është një pemë e përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë, ndërkohë që shumë pak njerëz janë në dijeni për efektet kuruese që ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose sea-buckthorn). Mushmolla është një është një nga bimë e një nënklase të trëndafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar të kultivohet në zonën e detit Kaspik që para 3000 vitesh. Ndërsa në Greqi është njohur në vitin 700 P.K , teksa në Romë në 200 P.K. Ka qenë një nga frutat e rëndësishme në kohën e perandorisë romake megjithëse tashmë ka filluar të kultivohet përherë e më pak.
Frutat e saj janë të vogla në ngjyrë kafe të zbehtë dhe brenda përbëhen nga disa bërthama të forta. Ajo është një pemë që njihet dhe kultivohet pothuajse në të gjithë trevat e vendit tonë. Përveç shijes së mirë kjo pemë ka po dhe aq të mira mjekësore. Mushmolla ka gjetur përdorim të gjerë kundra qelbezimeve dhe njihet si vrasëse mikrobesh. Ajo është një frut qetësues dhe rekomandohet të përdoret edhe në mjekimin e plagëve. Efekte pozitive mushmolla ka dhënë edhe kur përdoret si maskë për fytyrën.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:13 pm

Ananasi...

Ananasi është një frut tropikal më një shijë shumë të shijshme dhe gjendet në treg edhe në vendin tonë. Ju mund ta keni shijuar atë si frut në kokteje të ndryshëm pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm. Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron te përbërësit që ky fryt përmban.
Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frutë shumë i pasur me vitaminë C. Fillimisht duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujërat e tepërta në organizëm), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janë se ky frut shërues lufton të gjitha format e celulitit, edemave (ënjtjet).

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:14 pm

Arrat e kokosit...

Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore.
Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj.
Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:14 pm

Papaja...

Papaja është një frut tropikal që ka shumë vlera kuruese. Ajo është e ngjashme me pjeprin por brenda përmban disa fara të zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet në vendin tonë, por ai ka gjetur një përdorim të madh në mjekësinë popullore. Papaja gjendet në farmacitë bimore në forma të ndryshme përdorimi. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë.
Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit.
Gjithashtu, fruta jeshile i papajës kuron tensionin e lartë të gjakut dhe përdoret si adrozodiak. Fruta mund të përdoret për të mjekuar plagët e lëkurës duke u vendosur lokalisht mbi to. Bërthamat e kësaj frute përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve të ndryshme. Ndërsa gjethet e pemës mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës të cilat përdoren si analgjezikë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   Fri Dec 24, 2010 7:14 pm

Dëllinja...

Bima përbëhet nga frytet e pjekura e të thara të shkurres së dëllinjës së zezë, e cila në vendin tonë ndeshet shpesh dhe kudo, deri në 2000 m mbi nivelin e detit. Dëllinja i ka gjethet halore me majë të mprehtë dhe të qëndrueshme, të vendosura në qerthuj trish. Fryti ka pamjen e një sferë të vogël; në vitin e parë është i gjelbër, ndërsa kur piqet (në vitin e dytë) bëhet gati i zi. Frytet e dëllinjës së zezë përmbajnë sheqerna, juniperinë, esencë, rrëshirë, etj. Kanë veti të nxisin urinimin dhe të pengojnë zhvillimin e rritjen e mikrobeve në rrugët urinare.
Bima konsiderohet si mjet i mirë diuretik që ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë; (këshillohet në hidropizi, në reumatizmin e kyçeve etj). Rritja e dierezës fillon pas 4 orësh nga marrja e fryteve dhe vazhdon për po aq orë. Bima sforcon epitelin renal; për këtë arsye nuk këshillohet tek fëmijët dhe në rastetet e veshkave të sëmura të prirura për hematuri, albuminuri etj. Frytet e dëllinjës së zezë këshillohen edhe në bronkitet katarale dhe në sëmundje që vijnë nga të ftohurit, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës dhe në lehtësimin e kollës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ngrohja globale eshte nje genjeshter
» Simbolet dhe ndikimi i tyre.
» Iliret dhe besimi i tyre
» Engjejt, nga vijne, misioni i tyre dhe Alienet
» Paraja, rrënja e së keqes ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: