Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Semundjet te cilat kurohen me shegen lajthit dhe thanen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Semundjet te cilat kurohen me shegen lajthit dhe thanen    Fri Dec 24, 2010 5:37 pm

[i]

Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse dhe tonike

Shega, thana dhe lajthitë ndihmojnë shumë organizmin dhe trupin tonë. Shumë prej nesh i përdorin në përditshmëri, ndërkohë që pakkush i di vlerat kuruese. Kështu, çaji i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimit në lukth. Ai përdoret me sukses për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet e organizmit). Çaji i jep freski të menduarit të njeriut. Zhdukja e parazitëve në zorrë pihet një filxhan me lëng esëll në mëngjes e pas një orë pihet një filxhan vaj ulliri. Ky lëng është i mirë dhe për heqjen e rrudhave dhe njollave nga fytyra.

Shega

I përdoren lulet, frutat, lëvozhgat e thata të frutave, korubat e degëve apo trungut, si dhe rrënjët mesatare, të cilat kanë shije të athët dhe pa erë. Të gjitha këto mund të mblidhen në verë, kur bima është në lulëzim e mandej të thahen në hije. Nëse thahen në hije dhe ruhen me kujdes, nuk i humbasin vetitë e tyre farmaceutike.

Vetitë

Frutat e shegës përdoren të freskëta, po dhe të përgatitura si lëng dhe shurup i cilësisë së mirë. Çaji i shegës përmban mesatarisht 12% sheqer, acide organike, pektinë etj. Çaji i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimit në lukth. Ai përdoret me sukses për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet e organizmit). Çaji i jep freski të menduarit të njeriut. Zhdukja e parazitëve në zorrë pihet një filxhan me lëng esëll në mëngjes e pas një orë pihet një filxhan vaj ulliri. Ky lëng është i mirë dhe për heqjen e rrudhave dhe njollave nga fytyra. Lulet e shegës përmbajnë tanin dhe kanë veti rrudhëse dhe tonike. Ato rekomandohen për dhimbjet e barkut, për hemorogjitë dhe hemorroidet, si dhe për shërimin me gargara në mahisjen e bajameve dhe dhimbjeve në mishrat e dhëmbëve.

Përgatitja

Merren 25 gr lule shege, futen në një litër ujë dhe zien 30 min. Nga ky çaj pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji. Shërimi vazhdon 2 ditë. Lëvozhgat e frutave kanë veti regjëse. Lëvozhgat, sidomos ato të thatat, para përdorimit, futen në ujë të vakët që të zbuten.

Çaji

Merren 45 gr lëvozhga frutash dhe zien për 30 min. me 200 ml ujë. Mandej çaji përdoret njëlloj si ai i përgatitur nga lulet, i cili përdoret për dhimbjet e barkut dhe hemorroidet, kundër krimbave apo parazitëve të zorrëve dhe shërimin e diarresë, sidomos te fëmijët. Po për zhdukjen e parazitëve të zorrëve (amebave) merren lëvozhgat e një shege dhe vendosen në një vorbë prej balte me gjysmë litri ujë dhe vlohen gjatë deri sa të mbetet gjysmë litri çaj. Pas ftohjes, kullohet dhe pihet nga 2 gota çaji në" ditë, para mëngjesit dhe para ushqimit të darkës. Shërimi vazhdon 15 ditë, por pa përdorur ilaçe të tjera, dhe organizmi do të lirohet nga amebat e dëmshme. Çaji i përgatitur nga rrënjët e shegës zhduk shiritat e rrezikshëm në zorrë. Merren 60 gr koruba nga rrënjët e shegëve, lahen e pastrohen dhe zihen gjysmë ore me 200 ml ujë. Çaji pihet menjëherë në mëngjes esëll. Në kohën pas pirjes së këtij çaji, nëse i sëmuri ka turbullira të mëdha në bark, menjëherë duhet t'i jepet një gotë qumësht ose të dërgohet te mjeku për ndërhyrje.

Thana

Pemës i shfrytëzohen frutat, bërthamat, gjethet dhe korubat e drurit apo degëve. Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat, jo vetëm që hahen të freskëta, por ato hahen edhe si komposto dhe marmelatë. Gjethet përmbajnë 10 deri 15% taninë. Frutat e thanës kanë veti të mira për qitjen e barkut të verës, sidomos te fëmijët. Merren një kg thana gjysmë të pjekura. Zien me sheqer dhe bëhet reçel. Nga ky reçel u jepet fëmijëve nga 2 lugë kafeje në ditë për ndaljen e barkut. Të sëmurëve me acid (që u është mbledhur uji në bark), u këshillohet kjo përgatitje dhe përdorim, merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe zihen me një litër ujë për një orë e mandej kullohet. Ky lëng përzihet me çajin e fituar nga shegët e egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle, sa herë që i sëmuri të ketë etje për ujë. Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të dalët shpesh të barkut.

Lajthi

Lajthisë i përdoren frutat, gjethet, rrënjët. Gjethet, rrënjët dhe korubat e degëve mund të përdoren edhe si të thara në hije. Gjethet e lajthisë shërojnë të gjitha sëmundjet e lëkurës,

Përgatitja

Merren 50 gr gjethe, përvëlohen në një litër ujë të posavluar dhe ena mbulohet dhe Iihet të qëndrojë një orë. Kullohet dhe pihet 2 herë në ditë (mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë) nga një gotë çaji. Shërimi vazhdon 3-4 ditë. /standard/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Semundjet te cilat kurohen me shegen lajthit dhe thanen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Ëndrrat e këqija
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
» C'eshte Avioni misterioz X-37-B..?
» Shëndeti dhe mjekësia sipas shenjave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: