Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Mikpritje ne malesine e gollakut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Mikpritje ne malesine e gollakut    Sat Dec 11, 2010 10:40 am

Mikpritje ne malesine e gollakut
Ne RIKTHIM Te SHPIRTIT Te MALeSISe Se GOLLAKUT

Malesia e Gollakut �?? krahine kjo qe shtrihet ne pjesen verilindore te Republikes se Kosoves , shenon vijen kufitare me shtetin e Serbise fqinje . Territori gjeografik i kesaj Malesie , administrohet nga keto komuna: Prishtina, Podujeva, Novoberda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegjeja .

Qe nga mbirjet e para te popullit autokton shqiptare mbi keto troje etnike , kjo Malesi ka sherbyer neper shekuj si beden i gjalle , ne mbrojtje te kesaj popullate nga lufterat, sulmuesit dhe armiqte e shumte, qe pareshtur iu versulen ketyre maleve , permes te cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plackitjet dhe masakrat e pergjakshme mbi kete popullate te pafajshme dhe te pambrojtur!

Malesoret e Gollakut, qendruan dhe rezistuan me stoicizem dhe heroizma te pa pare ne histori , por kurre nuk ia kthyen shpinen kesaj Malesie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nen kushtet me te renda per ekzistence, por asnjehere nuk u zhgenjyen dhe nuk u gjunjezuan para okupatoreve , plackitesve, grabitqareve dhe kasapeve te etur per thithje te gjakut shqiptare!

Deri pas perfundimit te Luftes se lavdishme te Ushtrise clirimtare te Kosoves, me 1999, kjo Malesi thuajse ishte teresisht e izoluar nga bota e qyteteruar , nga se nuk kishte as rruge , rryme elektrike, shkolla, spitale, fabrika... dhe jeta ketu, sa vinte e behej cdo dite e me e rende !

Te shtyre nga keto rrethana , banoret e kesaj Malesie , filluan te kerkojne rruge te tjera per te mbijetuar dhe per t' i shkolluar femijet e tyre!

Pjesa me e madhe e ketyre banoreve u detyruan qe t' i braktisin vatrat dhe trojet e tyre stergjyshore dhe te migrojne neper qendra te ndryshme urbane , madje shume prej tyre u shperngulen edhe ne Turqi!

Djaleria e kesaj Malesie, qe perbente krahun me te fuqishem per pune , u detyrua qe t' ia marri udhet e gjata te kurbetit te zi �?? rruge keto qe per shume kend u bene te pakthyeshme !

Keshtu qe, brenda 3- 4 dekadave , kjo Malesi mbeti e vetmuar, si nje Nene e mjere �?? pa bijte dhe bijat e saj !

Bijte dhe bijat e lindura nga kjo Malesi trime, kudo qe jane duke jetuar, qofte brenda Kosoves, qofte ne diaspore , jetojne me endrra se nje dite do t' i kthehen kesaj Malesie dhe se me kthimin e tyre �?? do t' ia rikthejne edhe njehere shpirtin, jeten, krenarine dhe bujarine qe e kishte dikur Malesia e Gollakut!

Me clirimin e Kosoves dhe me shpalljen e saj �?? shtet sovran, e pa varur dhe demokratike, shpresat e bijve dhe bijave te kesaj Malesie, sa vijne e shtohen per nje rikthim ne vatrat, vendlindjet dhe trojet e tyre stergjyshore , per nje jete me te mire dhe per nje ringjallje shpirterore !

Me clirimin, pavaresimin dhe demokratizimin e Kosoves, mund te verehen trende pozitive ne drejtim te ringjalljes dhe riperterimjes kudo ne trevat e Malesise se Gollakut. Kjo vlen sidomos ne krijimin e infrastruktures rrugore , ne ndertimin e disa shkollave dhe renovimin e objekteve te vjetra shkollore.




Ne oden e mesuesit Zahir Bekteshi ne fshatin Gllogovice

Te nxitur nga malli, nostalgjia dhe deshira e papershkrueshme e disa qytetareve te shperngulur qe moti nga kjo Malesi, per te iniciuar rikthimin ne trojet e tyre stergjyshore, nje grup entuziaste nga Prishtina , te prire nga rapsodi Gani Demolli , me prejardhje nga fshati Gllogovice , ne bashkepunim me disa njerez te arsimuar qe ende jetojne ne kete fshat, me daten 16 Dhjetor 2008, kishin organizuar nje mbremje tradicionale mu ne oden e mesuesit Zahir Beketshi.

Organizatoret e kesaj mbremje tradicionale, kishin ftuar njerezit e tyre qe jetojne ne Prishtine, Gjilan , Kamenice e gjetiu.

Ate mbremje oborri i odes se mesuesit Zahir, oda dhe pocet elektrike te fshatit Gllogovice, dukeshin me te gezuara dhe me te ndritshme se kurre me pare. Ato ishin krenare qe kete mbremje do te presin mysafire nga te kater anet!

Ate mbremje, oborri i odes se mesuesit Zahir, ishte i vogel per t' i nxene veturat qe po vinin nga Prishtina, Gjilani e Kamenica. Ishte nje mbremje e erret, ku mjegullat e dendura i kishin ngulfatur te gjitha majat, brigjet dhe kodrinat e Gollakut. Larg nga malet degjoheshin ofshamat e maleve, te cilat perballeshin me stuhi te fuqishme ererash, te cilat paralajmeronin nje dimer te veshtire!

Para deres se odes, mesuesi Zahir , se bashku me vellezer, djem, kusherinj , ishin rreshtuar krenar dhe po i pritnin mysafiret me perqafime te ngrohta, shtrengime duarsh dhe buzeqeshje krenarie .

Qe ne hyrje te odes, qendronin dy djelmosha te rinj, te cilet ua merrnin valixhet mysafireve dhe ua vendosnin kepucet e tyre ne trapazanin e odes. Burrat (mysafiret) qe ishin brenda ne ode, qendronin ne kembe duke iu deshiruar mireseardhje mysafireve dhe duke i udhezuar ata, se ku do te uleshin, gjithnje duke i respektuar moshat dhe largesite e mysafireve. Zoti i shtepise, qendronte ne kembe i buzeqeshur, i gezuar, i hareshem, duke iu uruar mireseardhje te gjithe mysafireve! Gezimi i madh, nuk e linte qe te ulej!

Ne nje kend te odes, ndizej nje stufe e vjeter tradicionale e cila kujdesej per ngrohjen e mysafireve. Djemte e rinj, nuk ndalen dot duke i sherbyer mysafiret ashtu si qe e kerkon tradita e ketyre maleve.

Oda ishte zbukuruar si kurre me pare me nje pamje solemne, mbi te cilen ishin shtruar qilima tradicional kuqezi, jastek, sixhade, jana, qe te gjitha punim tradicional i veknave te nenave, nuseve dhe motrave tona malesore.

Kryeplaku i odes �?? mesuesi veteran i ketij fshati, zoteriu Hasan Bekteshi, pasi na njofton te gjithe te pranishmeve ne mes veti, e merr fjalen dhe evokon me nostalgji per te kaluaren e fshatit Gllogovice.

Ai, pos vuajtjeve dhe perjetimeve te tmerrshme ne te kaluaren e ketij fshati, flet per migrimin, shpernguljet dhe kurbetin e malesoreve te kesaj ane. Ne syte e tij, te njomur nga lotet e mallit, shprehej deshira dhe dashuria e tij, per arsimimin e brezave te rinj te ketyre aneve, ku nder te paret ishte qe e kishte mbaruar Shkollen Normale ne Prishtine. Ai, ishte bere udherrefyes i shume djelmoshave te rinj, te cilet nga deshira e madhe per tu bere mesues si ai, ia kishin mesy shkollimit dhe serish iu kishin kthyer fshatit e vendlindjes per t' ia falur kontributin e tyre, shkollimit , arsimimit dhe emancipimit te gjeneratave te reja te ketij fshati.

Ne vazhdim te rrefimeve te tij, mesuesi Hasan, fliste me nostalgji per fshatin e tij te dashur �?? Gllogovicen, ku para disa dekadash kishte numeruar mbi 60 shtepi (familje), kurse tani, ky fshat mezi i afrohet 20 shtepive?!

Por, ai nuk e fshihte optimizmin se ndoshta do te rikthehen banoret e shperngulur nga ky fshat, duke llogaritur ne infrastrukturen rrugore , qe asfalti kishte mberri deri ne fshatin Krileve, qe i lidhe me Kamenicen dhe Gjilanin, kurse vitin e ardhshem kjo rruge do te asfaltohet edhe deri ne Hajkobille, ku do te lidhen edhe me Prishtinen!

Po ashtu, mesuesi Hasan, fliste me krenari per faktin se ne kete fshat sivjet eshte ndertuar shkolla e re , ku nxenesit e ketij fshati do te mbarojne 9 klase te shkolles fillore.

Historiku i odes se mesuesit Zahir Bekteshi

Ne, qe patem rastin, nderin dhe privilegjin qe te jemi pjesemarres te kesaj mbremje madheshtore , ishim kureshtare qe te mesonim dic me shume rreth historikut te odes se mesuesit Zahir, ku po benim aheng!

Per historikun e kesaj ode, mesuesi Hasan Bekteshi, na tha:

"Kjo ode, ka nje tradite dhe lashtesi hiq me pak se 100 vjecare !

Ne kete ode, ku jemi ne sonte, kane henger buke dhe kane pushuar breza e breza, gjenerata e gjenerata, miq , jarana e shoke nga te kater anet e Gollakut, Anamoraves dhe Kosoves, luftetare, trima, patriote, dijetare, pleqnare, kalimtare te rastit, tregtare!...

Po, kush nuk ka henger buke ne kete ode dhe ne shume oda tjera te Malesise se Gollakut?!

Dhe, ja, se pas 100 vjetesh , duke i falenderuar Zotit te gjithefuqishem, duke iu falenderuar rapsodit tane �?? Gani Demollit dhe duke ju falenderuar te gjithe juve qe keni ardhur sonte ne kete Malesi, na u be e mundshme qe t' i riperterijme kujtimet dhe traditat tona, kenaqesite tona shpirterore, me te cilat jemi rritur, edukuar dhe argetuar, ne, baballaret, gjysherit dhe stergjysherit tane!

Sot, vetem ne lagjen tone, kemi mesuesit:Zahir,Gani,Hasan,Zenel, Fadil, Blerim Bekteshi dhe shume shkollare te tjere qe jane te rinj, entuziast dhe shpresoj se keto gjenerata do te hedhin drite e dituri me shume, jo vetem ne kete fshat, por ne gjithe Malesine e Gollakut!"

Darka ne oden e Zahir Bekteshit

Bisedat, evokimet dhe kujtimet sikur nuk kane te sosur. Ne ato momente, para mysafireve te radhitur ne te kater anet e odes, hyjne dy djelmosha te rinj: njeri me ibrik dhe legen ne dore e tjetri me nje peshqir .

o Urdheroni e lani duart se do te hame darke !

Djelmoshat tjere te paprintueshem, i sjellin ne ode tri sofra te medha druri, ne te cilat mund te darkojne nga 15 mysafire! I shtrojne ato dhe mysafiret ulen per rreth tyre. Sofrat mbushen me te gjitha te mirat e bereqeteve tradicionale familjare.

Specialitet e para te kesaj darke ishin flijat e pjekura me sac dhe te mestitura me maze te bulmetit shtepiak.

Kosi i nxene me tambel lope, ishte i pamazitur dhe mezi e cante luga!

Uji i burimit nga mali, qe shkelqente ne gota porsi biluri, dukej se po na i hapte dhe pastronte edhe mushkerite e mbuluara me tymin e gjeneratoreve te qytetit dhe me balten e gypave te ujesjelleseve artificiale te qytetit!

Ushqimi i tradicional natyral dhe uji i paster si biluri nga krojet malore, na i shndriti syte dhe na i pastroi telat e zerit, ku ishim te gatshem qe t' ia themi kenges, ma mire se bilbilat !

Kenga e rapsodeve popullor

Pas ngrenies se darkes dhe pirjes se cajit, radhen e kishte ahengu dhe kenga tradicionale rapsodike, te cilen mezi e pritnin mikpritesit vendor dhe mysafiret e pranishem!

Rapsodet e ndryshem popullor, me veti kishin marre ciftelite, sharkite, instrumente tjera dhe kostumet tradicionale kombetare.

Pa humbur kohe, te gjithe i akorduan instrumentet dhe kenga filloi. Qetesia mbreteronte ne ode, sa dukej se edhe miza po te fluturonte, do te degjohej.

Rapsodet kenduan me gjithe afshin e tyre, kenget me te dashura te jetes se tyre qe nga Skenderbeu e deri te Adem Jashari ! Ne shenj nderimi dhe respekti ndaj kenges dhe rapsodeve, pas cdo perfundimi te kenges �?? ata nderoheshin me duartrokitje frenetike nga ana e mysafireve te pranishem.

Rapsodet kendonin me rend dhe me kujdes te matur burreror, kurse asnjeri nga mysafiret e pranishem gjate kesaj mbremje, nuk shtini me arme te zjarrta, sikur qe ishte zakon dikur ne ndejat e tilla, kur njerezit e pa pergjegjshem shtinin me arme zjarri, e prishnin atmosferen e mysafireve, e prishnin tavanin e odes dhe shkaktonin rreziqe te pa parashikueshme!

Gjate kesaj mbremje te paharrueshme ne oden e mesuesit Zahir Bekteshi, ne fshatin Gllogovice, moren pjese dhe kenduan keta rapsode popullor: Kadri dhe Xhemajl Duraku, nga fshati Lupc i Ulet , komuna e Podujeves, Ajet Grajceci dhe Gani Demolli nga Prishtina, Demir Krasniqi dhe Xhemajl Berisha nga Gjilani, Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi nga Kamenica, si dhe grupi muzikor i te rinjve te fshatit Gllogovice, i udhehequr nga Blerim Bektashi.

I tere ky aheng dhe kjo mbremje e paharrueshme u regjistrua nga ana e kameramanit Bekim Shillova nga Kamenica.

Ne fund te kesaj mbremje, te gjithe pjesemarresit u ndane te kenaqur me shprese se edhe ne te ardhmen, nje tradite e ketille do te vazhdoje edhe ne fshatrat tjera te malesise se Gollakut dhe me porosine unanime per te gjithe ata qe nuk jane ma ne Gollak:

"Kthehuni, ndertoni, punoni ,argetohuni dhe kenaquni ne Gollak!"


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mikpritje ne malesine e gollakut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: