Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

MUNGESA E UJIT

Dehidratimi ose mungesa e ujit në organizëm ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihme. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup.

Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e eksperteve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë ujë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani ushqime me shumë fibra (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Uji

Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në forme urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukeni të ngurtë, por trupat tuaj përbëhen nga 60-65 për qind ujë nëse jeni burra, dhe 50-60 për qind nëse jeni gra. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83 për qind ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75 për qind ujë, ndërsa kockat kanë 22 për qind ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Veshkat

Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligramë në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka. Uji përmban kripëra të shkrira. Kripërat rregullojnë shpërndarjen e ujit në trup. Nëse nuk pimë ujë aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kripërat grumbullohen në një pikë dhe trupi merr ujin e qelizave për të shkrirë këtë grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavarësisht nga sasia e ujit të marrë, ato duhet të shkarkojnë të paktën 280 ml në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji është element kyç për kryerjen e reaksioneve kimike gjatë tretjes dhe metabolizmit të ushqimit. Ai përçon elemente dhe oksigjen në qeliza nëpërmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore nëpërmjet djersitjes. Uji shërben si graso për trupin. Gjithashtu, na duhet ujë për të marrë frymë. Mushkëritë tona duhet të jenë të njoma në mënyrë që të marrin oksigjen dhe të nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse një litër ujë në ditë vetëm nga frymënxjerrja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Sasia

Sasia e ujit që humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria fizike, temperatura e mjedisit, ose gjendja shëndetësore. Në kushte të zakonshme, kjo do të thotë që na duhet të zëvendësojmë 2-3 litra ujë në ditë. Gjatë sëmundjeve si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund të humbë 4 litra ujë në ditë ose më shumë. Shumica e njerëzve pinë 6-8 gota lëngjesh në ditë, përfshirë këtu ujin, lëngje të ndryshme, qumështin, pijet me gaz, supën, kafen dhe çajin. Pjesa tjetër vjen nga ushqimet që kanë shumë ujë, për shembull, frutat dhe perimet, të cilat përmbajnë mbi 80 për qind ujë. Edhe një copë bukë është 1/3 ujë. Një pjesë e ujit trupor vjen nga proceset metabolike të trupit kur glukoza (sheqeri) dhe yndyrat shndërrohen në energji. Megjithatë shumica e njerëzve jetojnë në gjendje dehidratimi. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj detyrohet të mbajë më tepër ujë se sa i duhet për të kompensuar. Nëse po përpiqeni të humbni peshë dhe nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj nuk e shkrin dot yndyrën si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu shton peshën. Uji është një nga sekretet e humbjes në peshë. Po ashtu kontrolloni cilësinë e ujit që pini para se të bëni gjimnastike ose para se të filloni dietën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Pasojat e dehidratimit

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
Probleme tretjeje
Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
Ngadalësim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) në trup
Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
Kapsllëk të përhershëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Llojet e ujërave në shishe

Në ditët e sotme, për shkak të shqetësimit për ndotjen e ujit dhe për shkak të reklamave të zgjuara, ka plot lloje ujërash në shishe. Disa kushtojnë më shumë, e disa më pak. Ja cilat janë llojet më të përhapura:

Ujë i pastruar – ujë çezme pa gaz

Ujë me xixa – ujë me gaz që karbonizohet duke tretur dioksid karboni

Ujë mineral – ujë me përmbajtje minerale që zakonisht vjen nga burime natyrale

Ujë burimi – ujë që buron natyrshëm nga sipërfaqja e tokës. Ndonjëherë përpunohet para se të shitet, ndonjëherë jo

Ujë seltser – ujë çezme i filtruar dhe i karbonizuar (pa u pasuruar me kripëra dhe minerale)

Klub Soda – ujë çezme i filtruar, karbonizuar dhe i pasuruar me minerale. Përmbajtja e sodiumit mund të jetë e lartë, prandaj nuk rekomandohet për njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë ose nga zemra, me përjashtim të rastit kur nuk ka përmbajtje sodiumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:10 pm

Ilaçe popullore kunder anemise


Te sëmurët anemike duhet te konsumojnë ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Këtyre te sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave te freskëta, qe përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje te tjera, qe përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA

Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA

Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE

Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE

Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:11 pm

Kura të dobishme popullore

1. MJALTI prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heq helmimet apo materialet e huaja dhe ul “edema” ose fryrje, pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.

2. “Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.
Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakezi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual). Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.”

3. KURA PER ULCERA

A. Lule Balsani është një nga bimët me te rëndësishme qe rekomandohet për kurimin e ulcerës ne stomak. Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime ne një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 dite ne një ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre një ngjyre te kuqërremte, atëherë mund te përdoret.
Masa e krijuar ne forme kremi mund te përdoret cdo mengjes derisa ajo te japë rezultatin e dëshiruar

B. Perzierja e Majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kësaj përzihet një luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur. Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi

4. HURDHA

Nqs keni kolesterolin e larte, cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh

5. Nqs vuani nga Mos Tretja e Ushqimit, zieni ddy boce hurdha ne 200ml qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:11 pm

Te mirat e perdorimit te Mjaltit

Eshte quajtur Mrekullia e Shekullit

Perzihen 2 litra leng limoni dhe 40 thelpinj hudhre te shtypura. I fusim ne nje kavanoz qelqi te mbyllur mire, i vendosim ne erresire per 25 dite duke e perzier cdo dite. Pas 25 ditesh hudhrat jane tretur ne lengun e limonit.
Fillon kura: duke pire c’do mengjes esell 50-70ml (pak me shume se 1 filxhan kafeje). Mbylle perseri kavanozin dhe per 30 minuta nuk duhet te hani.

Efektet

Kuron te gjitha infeksionet,ne damaret e gjakut. I hap ato dhe lufton hipertensionin.
E ul kolesterolin, dhjamosjen, nivelin e sheqerit, ben rinovimin e pankreasit, tret guret ne veshka dhe ne temth, pastron rruget urinare dhe ndalon enjtjen, sheron ulceren dhe zorret, parandalon dhe kuron te gjithe infeksjonet reumatizmale, ben rinovimin e indeve, ndalon cdo dhimbje, sheron alergjite dhe ben mire per sistemin nervor. Shume rezistente deri edhe ndaj kancerit.
Ka filluar perdorimi ne SHBA dhe po e quajne “Mrekullija e Shekullit”.

Kanella dhe Mjalti

Eshte zbuluar qe perzierja e mjaltit me kanelle kuron pjesen me te madhe te semundjeve. Mjalti prodhohet ne pjesen me te madhe te botes.
Mjekesia Ayurvedike si dhe ajo yunani e kane perdorur mjaltin si nje ilac vital.
Shkencetaret e sotem gjithashtu pranojne mjaltin si nje ilac “shume efektiv” per llojet e semundjeve. Mjalti mund te perdoret pa efekte anesore per c’do lloj semundje.
Shkenca e sotme thote se edhe pse mjalti eshte i embel, ne se meret ne dozen e duhur si ilac, ai nuk i ben dem as pacienteve diabetike.

Weekly World News, nje reviste Kanadeze ne numrin e saj te dt.17 janar 1995 ka dhene listen e me poshtme te semundjeve qe mund te kurohen me mjalte dhe kanelle, sipas kerkimeve shkencore te shkencetareve perendimore.

Semundjet e zemres

Beni nje paste (krem) mjalti me kanelle, lyejeni mbi buke (giabata) ose tip buke tjeter, ne vend te marmalatave ose recelnave dhe hajeni mengjes per mengjes. Ul kolesterolin ne arterie dhe e shpeton pacientin nga nje krize zemre. Gjithashtu, dhe ata qe sapo e kane kaluar nje krize, ne rast se ata e bejne kete per dite ata do te mbahen milje larg nga ataku I radhes. Perdorimi i rregullt i procesit te mesiperm te cliron nga marja e frymes dhe forcon zemren. Ne Amerike dhe Kanada, shume shtepi pleqsh (perkujdesjeje) kane trajtuar pacientet e tyre me sukses dhe kane zbuluar se me ka limin e moshes arteriet dhe venat humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen. Mjalti dhe kanella rivitalizon arteriet dhe venat.

Pickimi nga Insektet

Merni nje mase mjalte per dy masa uje te vaket dhe nje luge te vogel caji pluhur kanelle, beni nje paste (krem) dhe masazhoni ate mbi pjesen e pickuar te trupit, dale nga dale vihet re qe dhimbja ulet, brenda nje ose dy minutash.

Artriti

Paciente qe vuajne nga artriti mund te marrin cdo dite, ne mengjes dhe ne darke nje filxhan (gote) me uje te ngrohte me dy luge mjalte dhe nje luge caji pluhur kanelle. Ne rast se merret regullisht edhe artriti kronik mund te kurohet. Ne kerkimet me te fundit te zhvilluar ne Universitetin e Kopenhagenit u zbulua se kur doktori trajtoj pacientin e tij me nje perzjerje te nje luge gjelle mjalte dhe gjysem luge kanelle, para se te hane mengjezin, ata zbuluan se brenda nje jave nga 200 persona te trajtuar ne kete menyre 73 paciente u lehtesuan nga dhimbja dhe brenda nje muaji pjesa me e madhe e pacienteve qe nuk mund te ecnin ose te leviznin per shkak te artritit, filluan te levizin pa dhimbje.

Renia e flokeve

Ata qe vuajne nga renia e flokeve ose tullaceria, mund te aplikojne nje paste (pomade) te bere me vaj ulliri te ngrohte, nje luge gjelle mjalte, nje luge caji pluhur kanelle dhe ta mbajne ne kokeper reth 15 minuta dhe pastaj ta lajne floket, “U zbulua se ishte efektive edhe kur mbahej per 5 minuta”.

Infeksionet e Fshikezes se Urines

Merni dy luge gjelle kanelle dhe nje luge caji mjalte ne nje gote me uje te vaket dhe pijeni ate. Ajo shkateron bakteriet ne fshikezen e urines.

Dhimbja e dhembit

Merrni nje luge caji me kanelle pluhur dhe pese luge caji mjalte dhe aplikohen mbi dhembin qe dhemb. Kjo te behet tre here ne dite deri sa dhimbja e dhembit pushon.

Kolesteroli

Eshte zbuluar se po ju dha nje pacienti qe vuan nga kolesteroli dy luge mjalte dhe tre luge caji kanelle perzjerje ne 16 ounces [1 ounce = 28.3 gr.] uje per caj, niveli i kolesterolit ne gjak ulet 10% brenda dy oreve. Ashtu sic permendet per pacientet me artrit, ne rast se merret tre here ne dite kurohet cdo kolesterol kronik. Mjalti i paster I marre me ushqim c’do dite lehteson ankesat e kolesterolit.

Te ftohurat

Ata qe vuajne nge te ftohta te zakonshme ose te renda do te duhet te marrin nje luge gjelle mjalte te vaket me nje te katerten luge me kanelle pluhur ne dite per tre dite ky process do te kuroje edhe kollen me kronike, te ftohtin dhe do te cliroje sinuset.

Infertility

Mjekesia Yunani dhe Ayuverdik e ka perdorur mjaltin prej qindra mijera vjetesh si forcuese te fares mashkullore. Ne rast se meshkujt impotente marrin rregullisht dy luge mjalte para se te flene, problemi i tyre do te zgjidhet. Ne Kine, Japoni dhe vendet e Lindjes se Larget, grate qe nuk mbeteshin shtatzena dhe kane nevoje per te forcuar uterusin e tyre kane mare kanelle per shekuj me radhe. Grate qe nuk mbeten shtatzena mund te marrin nga nje cike, (cimbisje, te kapur te dores) kanelle me nje gjysem luge caji me mjalte dhe ta aplikojne ne mishrat e dhembeve here pas here gjate dites, me qellim qe ai te perzihet dale nga dale me peshtymen dhe te futet ne trup. Nje cift ne Maryland, SHBA, nuk kishte femije per 14 vjet dhe humben shpresen per te pasur nje femije te tyren. Kur ju tregua rreth ketij procesi burre dhe grua filluan te marrin mjalte dhe kanelle sic u tha me siper, gruaja mbeti shtatzene dhe pas pak muajsh paten dy binjake.

Stomak i trazuar

Mjalti i marre me pluhur kanelle kuron stomakun dhe gjithashtu kuron ulcerat e stomakut me rrenje.

Gazra

Sipas studimeve te kryera ne Indi dhe Japoni del qe ne rast se mjalti merret me pluhur kanelle stomaku clirohet nga gazrat.

Sistemi imunitar

Perdorimi i perditshem i mjaltit dhe kanelles pluhur forcon sistemin imunitar dhe mbron trurin nga bakteriet dhe sulmet virale. Shenctaret kane zbuluar qe ka vitamina te ndryshme dhe hekur ne sasi te madhe. Perdorimi i vazhdushem i mjaltit forcon rruazat e bardha te gjakut per te luftuar bakteriet dhe semundjet virale.

Mostretja

Pluhur kanelle sperkatur mbi dy luge gjelle mjalte marre para ushqimit heq aciditetin dhe tret ushqimet me te renda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:11 pm

Gripi

Nje shkencetar ne Spanje ka provuar se mjalti mban nje ingredient natyror, qe asgjeson bakteriet e gripit dhe e ruan pacientin nga gripi.

Jetegjatesia

Caj te bere me barnat dhe pluhur kanelle, kur meret regullisht ndalon veprimin shkaterrues te moshes se vjeter. Merrni 4 luge mjalte, nje luge kanelle dhe tre filxhana uje dhe ziejini si caj. Pini1/4 e filxhanit, 3 deri 4 here ne dite gje e cila mban lekuren te fresket e te bute dhe ndalon plakjen.

Pucerat

Tre luge gjelle mjalti dhe nje luge caji kanelle te bera si krem. Aplikoni pak paste mbi pucrrat para gjumit dhe lajeni mengjesin tjeter me uje te ngrohte. Ne rast se behet c’do dite per dy jave, i heq pucerrat nga rrenja.

Infeksionet e lekures

Aplikoni mjaltin dhe kanellen ne pjese te barabarta mbi vendet e infektuara dhe kuron egzemen, qeren dhe te gjitha llejet e infeksjoneve te lekures.

Renia ne peshe

C’do dite ne mengjes gjysem ore para mangjesit me stomak te zbrazur dhe ne mbremje para gjumit pini mjalte dhe kanelle te zier ne nje filxhan uje. Ne rast se merret rregullisht ul peshen dhe tek nje person obise.

Mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:11 pm

Ulliri mbron nga kanceri i gjirit

Grate qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret kane zbuluar se dieta mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten “Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori.
Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet.

Efektet e perdorimit

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.

Kura qe rekomandohet

Ne rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te perdorin kete kure.

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te pihet nga nje filxhan caji ne dite.

Caji i mesiperm ka dhene rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri eshte nje ilac popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite nga nje filxhan caji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite rresht.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire cdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri cdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi

Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.

Kokrrat e ullirit

Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:12 pm

Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.

Në balancën mes të mirave dhe të këqijave natyrisht, peshorja anon nga dobitë. Kështu është provuar shkecërisht se vaji i ullirit rrit sasinë e kolesterolit duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.

Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.

Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.

Tani erdhi radha e efekteve negative. Duhet dimë edhe këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:12 pm

Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer

Mungesa e vitaminës D ka qenë shpesh shkaktar i shumë sëmundjeve, por kërkimet e fundit tregojnë se niveli i ulët i vitaminës D tek gratë shkakton kancer të gjoksit, i cili mund të çojë edhe në vdekje.

Studimi tregon se vitamina D mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së kancerit. Studiuesit në Universitetin e Torontos studiuan lidhjen midis vitaminës D në gjak dhe shkalëss së kancerit në gji në 512 gra.

Për herë të parë u pa se ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D kishin përshkallëzim të madh të kancerit në gji.


Përveç faktit se vitamina D ka impakt në kancerin e gjirit, shkencëtarët nuk kanë vërtetuar ende se duke marrë vitaminë D mund të parandalohet sëmundja. Ata nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim që gratë e shëndosha të marrin më shumë vitaminë D.

Julie Gralpoë, specialiste onkologjike dhe profesore thotë se nuk i rekomandon gratë të cilat nuk kanë kancer të marrin vitaminë D. Por ajo thotë se të gjitha gratë duhet të shikojnë nivelin e vitaminës D dhe të marrin masa nëse kanë mungesë të saj.

Testi për vitaminën D është shumë i thjeshtë dhe mund të matet nëpërmjet gjakut .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 1065

MesazhTitulli: Re: Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!   Sat Nov 06, 2010 10:12 pm

Brokoli, i dyti në 10 ushqimet më të shëndetshme!



Historiku i brokolit

Brokoli u zhvillua në Itali dhe bën pjesë në grupin e zarzavateve, në familjen e lulelakrës, lakrës, preshit, lakrës së Brukselit etj. Konsiderohet nga zarzavatet më të ushqyeshme dhe bën pjesë në “Top 10” të ushqimeve më të shëndetshme dhe më të pasura në vitamina, minerale dhe përbërës antioksidantë.

Të mirat…

Brokoli është konfirmuar si një nga ushqimet me veti të fuqishme antikanceroze. Në 20 vitet e fundit studime të shumta kanë konkluduar se njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme të brokolit kanë shfaqur më pak kancer të zorrës së trashë, gjoksit, qafës së mitrës, mushkërive, prostatit, esofagut, laringut dhe tëmthit. Disa nga përbërësit e brokolit luftojnë faktorë që nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojnë enzima të qelizave të trupit tonë që luftojnë kancerin.

Brokoli është shumë i pasur në kalcium, hekur dhe magnez. Mbi të gjitha është shumë i pasur në vitaminë A dhe C, duke ia kaluar akoma edhe portokalleve në përqendrim të kësaj të fundit.

Brokoli përmban sasi të konsiderueshme të acidit folik, një vitaminë kjo e cila parandalon defekte në lindje, si dhe ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular.

Të këqijat…..

Rastet ku nuk rekomandohet konsumi i brokolit janë kur personat kanë diskomforte intestinale (diarre, inflamacion të zorrëve etj) ku rekomandohet një dietë e ulët në fibra bimore, si dhe rastet kur kemi nevojë që personi të shtojë në peshë. Në këtë të fundit brokoli rekomandohet në sasi të vogla dhe jo shumë shpesh pasi i pasur siç është në fibra bimore ai jep shpejt ndjesinë e ngopjes

Shoqërohet me…

Shkon shkëlqyeshëm si zarzavat i gjallë në pjatancat e miks zarzavatesh të freskëta të shoqëruara nga një salcë kosi ose salcë e një tipi tjetër.

S’ka gjë më të shijshme se sa brokoli në avull me limon dhe vaj ulliri ose pak gjalpë.

Vaj ulliri me pak hudhër te tiganisur në të do t’i jepte brokolit të zier në avull shumë shije, dhe pak parmezanë e grirë akoma më shumë.
Brokoli iu shtohet fare mirë gjellëve të tenxheres, makaronave, sallatave si dhe picës.

*Kur brokoli konsumohet se bashku me domate shumëfishohet efekti antikanceroz që ofrojnë të dyja këto zarzavateve!!

Sa shpesh ta konsumojmë…?

Sa më shpesh të konsumohet aq më mirë. Një racion rreth 150gr, 1 herë në 2-3 ditë do të ishte ideale, duke i lënë vend dhe zarzavateve të tjera në menunë tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Të ndihesh mire ashtu siç edhe ushqehesh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

 Similar topics

-
» Mire se ju gjeta edhe ketu!
» Ndahen cmimet e konkursit Eseja me e mire per Profetin e Meshires
» Me dt.15.07.2011 eshte nata e mire "Beraet"
» Kontribo edhe ti per Islamin ne Gjermani
» Mire se ju gjetaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-