Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Pllenimi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së


<b>Postime</b> Postime: 3702

MesazhTitulli: Pllenimi!   Sat Oct 30, 2010 12:00 pm

Pllenimi
Si rregull nje gamet i vetem eshte i paafte te prodhoje individe te ri. Duhet te kryhet bashkimi i dy gameteve per te formuar individin e ri. Kjo dukuri quhet pllenim dhe perfshin bashkimin e qelizave ( plazmogamia) dhe bashkimin e berthamave (kariogamia) Si rrjedhim i ketej bashkimi lind zigota.
Shumica e kafsheve qe jetojne ne uje i leshojne gametet ne mjedisin e jashtem, keshtu qe pllenimi ndodh jashte trupit te gjalleses ndaj quhet dhe pllenim i jashtem.
Te kafshet qe jetojne ne toke, mbas bashkimit te dy individeve me gjimi te ngryshme ( Kopulimi), gamete mashkullore kalojne ne rruget gjenitale te femerore. Ne kete rast pllenimi ndodh brenda trupit te femres dhe quhet pllenim i brendshem.
Ne shumicen e kafsheve tokesore veza e pllenuar nxirret jashte per te vazhduar me tej zhvillimin ( kafshe ovipare). te gjitaret veza e pllenuar mbetet ne urus, ku vazhdon zhvillimin deri ne periudhen e caktuar, pastaj nxirret jashte trupit te nenes( kafshve vivipare)

Pllenimi, qofte i brendshem apo i jashtem, shoqerohet me nje radhe dukurish te nderlikuara, qe sigurojne bashkimin e spermatozoidit me vezen. Spermatozoidet levizin me ane te flagjelit. Ne pjesen e ndermjetme, midis kokes dhe bishtit ndodhen dhe nje numer mitokondrish qe prodhojne energjine e nevojshme per levizjen e tyre.. Meqenese rezarvat e energjis jane te kufizuara, spermatozoidi duhet te hyje ne veze ne nje kohe sa me te shkurter. Ne rastet e pllenimit te brendshem rruga qe kryen spermatozoidi eshte me e shkurter dhe kryhet ne nje mjedis fiziologjik mbrojtes.. Rendesi ka qe numri i spermatozoideve te jete i madh qe te rritet mundesia e pllenimit te vezes.
Ne pllenimin e jashtem, mashkulli derdh spermen mbi vezet e leshuara nga femra. Keto te fundit leshojne ne mjedisin rrethues lende te cilat veprojne mbi spermatozoidet qe gjenden perreth dhe shkaktojne ngjitjen ( aglutinimin) e spermatozoideve qe qeqendrojne rreth vezes.
Vezet jane te mbrojtura nga nje cipe viteline, qe qendron mbi cipen plazmatike. Keshtu qe, spermatozoidi per te mberritur ne berthamen e qelizes veze duhet te kaloj kete cipe.. Ne vendin ku spermatozoidi takohet me vezen, krijohet nje fryrje qe quhet kon terheqes. Pikerisht ne kete fryrje, akrazoma qe ndodhet ne pjesen e perparme te kokes se spermatozoidit , kapet dhe leshon enzima hidrolitike, te cilat tretin cipen veline. Mbasi tretet kjo cipe . cipat plazmatike te te dy qelizave seksuale shkrihen dhe bejne te mundur qe berthama dhe centriolet e spermatozoidit te hyjne brenda, vetem bishti qendron jashte.
Futja e spermatozoidit shkakton nje reaksion me shtresen siperfaqsore te citoplazmes, qe con ne formimin e nje cipe te quajtur cipa e pllenimit ( rreth vezes) Kjo cipe eshte e patretshme nga enzimat qe permban akrozoma dhe ne kete menyre ajo behet pengese per futjen e spermatozoideve te tjere ne veze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Pllenimi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -