Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Recetat për t’u shëruar më shpejt...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lolita
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 43

MesazhTitulli: Recetat për t’u shëruar më shpejt...   Sun Oct 24, 2010 12:01 pm

Ka ushqime të cilat nëse përgatiten dhe gatuhen në mënyrën e duhur, mund të kurojnë organizmin tonë. Tamam si një ilaç.
Ka ushqime të cilat nëse përgatiten dhe gatuhen në mënyrën e duhur, mund të kurojnë organizmin tonë.
Tamam si një ilaç.

Ka
shumë e shumë receta të tjera të cilat ndihmojnë në një shërim të
shpejtë. Disa prej tyre funksionojnë vetë. Le të shohim së bashku se
cilat janë më të nevojshmet.

Brokoli në shtatzëni:

Brokoli
është një nga perimet më të pasura me ushqyes. Është një minierë
vitaminash, 3 në veçanti: A,C dhe acid folik. Dhe përmban shumë kripëra
minerale, sidomos kalcium, hekur dhe potasium.
Përmban edhe fibra
e inde me përbërje sulfurike më aftësi dizintoksinuese dhe
dezinfektuese. Falë përmbajtjes së tij të acid it folik, lakra
kaçurrele është tepër e nevojshme në shtatzëni dhe kur merr pilula
antingjizje: dy momente në të cilat rritet nevoja për këtë vitaminë.

Përgatitja:
Lëreni brokolin nën ujin e rrjedhshëm, pastaj ziejeni dhe në 2 minutat
e fundit shtoni pak tumëz dhe rigon. Priteni dhe spërkateni me vaj
ulliri. Konsumojeni 2 herë në javë për 2-3 muaj.
Ndërsa gjatë
shtatzënisë priteni në copa dhe ziejeni në avull ose mikrovalë, kjo për
të ruajtur acidin folik. Konsumojeni 2 herë në javë.


Komposto molle për zorrën e trashë

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen.
Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash.

sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke
i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga
infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta.
Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
Përdorimi
i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet
të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të
përzihet dhe të hahet.
Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.


Karotat në konvaleshencë:

Karotat
përmbajnë karotinë dhe vitaminë A, që mbron mukozat dhe është një
antioksidues i fuqishëm: lufton qelizat e lira, përgjegjës për plakjen
e qelizave. Ndihmon mjaft gjatë kanvaleshencës dhe sëmundjeve
infektive: në fakt studime të ndryshme kanë treguar se riforcon
sistemin imunitar.
Përgatitja: Centrifugoni 5 karrota me lëngun e një limoni. Pini lëngun në mëngjes, çdo ditë.


Boronica:

Disa
substanca që i japin frutit ngjyrën karakteristike, së bashku me
vitaminat A dhe C e bëjnë boronicën një mrekulli që lufton varicet në
vena dhe infeksionet urinare.
Përgatitja: grini në rende 1
kg boronicë dhe vendoseni mbi zjarr. Shtojini gjysmë kg sheqer. Vëreni
të vlojë në zjarr të ulët, duke e trazuar. Hiqni me një lugë shkumën që
krijohet.
Hani një pjatë në mëngjes, për gati një javë dhe rrugët
urinare do të dezinfektohen. Për 3-4 muaj për të parandaluar probleme
me sytë dhe venat.

Energji me lajthitë:

Lajthitë
janë mjaft të pasura me vitaminë B, B 12 dhe E: pra janë energjetike
dhe tonike. Përmbajnë magnezium dhe zink në sasi, dhe për këtë
stimulojnë sistemin imunitar.
Superkalorike, janë ideale për fëmijët, sportistët, të sëmurët me tumore.
Përgatit një lloj marmelate duke i grirë lajthitë dhe duke i trazuar me mjaltë dhe fara soje.
Hani një lugë në mëngjes për te paktën 4 javë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Recetat për t’u shëruar më shpejt...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pagjumësia
» Suksesi ne jetë - Mos i imitoni te tjerët !
» Harresa
» Simbolet dhe ndikimi i tyre.
» Ritual per te mesuar me shume?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: