Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kamomili edhe vlerat e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lolita
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 43

MesazhTitulli: Kamomili edhe vlerat e tij   Sun Oct 24, 2010 11:57 am




Kamomili është bimë barishtore njëvjeçare, lartësia e të cilit arrin 15-50 cm. Kërcelli i tij rritet shpejt dhe degëzohet shumë. Lulëzon pas 6-8 javësh nga mbirja e tij. Kamomili rritet në vende fushore e kodrinore dhe që bën si të luledeles e me erë të këndshme.
Emri shkencor i kamomilit është Matricaria Chamomilla, i cili është lloji i egër i kamomilit, sepse ekziston edhe një lloj tjetër i cili njihet me emrin Anthemis nobelis, i cili ndryshon nga forma me llojin e parë, por që të dy llojet e kamomilit përmbajnë lëndë efektive.
Kamomili është bima më e njohur për përdorimet e dhembjeve të barkut, të cilën thuajse nuk ka shtëpi që nuk e ka.
Pjesa që përdoret nga bima e kamomilit janë lulet.

Çfarë përmbajtje kanë lulet e kamomilit?

Lulet e kamomilit përmbajnë vaj të avullueshëm, sasia e të cilit arrin në 1.5 % e luleve të thata. Vaji i kamomilit nxirret me metodën e avullimit. Ai është një lëng ngjitës i trashë me ngjyrë blu, i cili ngrin në temperaturën 0°C, dhe mban erën karakteristike të kamomilit.
Kamomili përmban: Alfpha bisabolol, bisabolol oxide A, bisabolol oxide B, bisabolone oxide A, trans-Farnesene, Chamaxulene- i cili shquhet për ngjyrën e tij blu dhe i jep ngjyrën vajit të kamomilit, Spathulenol, Flavone glycosides, Aglycones apigenin, Luteoline, Crysoeriol, Flavonol glycosidec, Quercetin, Iserhamntin, Rutin, Hydroxycoumarins, Umbeliferone, Herniarin, si dhe lëndë xhelatinoze prej 10%.


Lëndët efektive:

1% e kamomilit është vaj bazë, i cili përmban Chamaxulene blu etj.



Elementet ndikuese në shërim:

Ozolina është lënda kryesore që i jep kamomilit vetinë shëruese, dhe nga veçoritë e saj është se ajo i ngjan vajit të ullirit i cili përmban acid yndyror të pangopur, i cili është shumë i lehtë dhe i shpejtë në përzierjen me lëndët e tjera me qëllim që të përfitohen lëndë të tjera të dobishme prej tij. Për të dalluar lëndën Ozolin që gjendet te kamomili nga Ozolina që gjendet te bimët e tjera, të parës i është vendosur emri Cham Ozolin: një lëndë me ngjyrë blu e cila del nga kamomili kur prej tij bëhet çaj, ose në kushtet laboratorike.


Veçoritë mjekësore të kamomilit:

- Prej veçorive të pashembullta të kamomilit është se ai ka veti parandaluese ndaj ëndërrave të frikshme dhe ankthit, si dhe është një qetësues i përgjithshëm i trupit dhe i shpirtit njëkohësisht. Prandaj, kamomili është shumë i dobishëm për pagjumësinë, pikëllimin, frikën dhe tronditjet shpirtërore në përgjithësi, të cilat shtojnë edhe më shumë mundësinë e shfaqjes së ankthit.
- Bimët e grimcuara përdoren gjithashtu për mjekimin e infeksioneve të lëkurës, plagëve të gojës dhe infeksionin e thonjëve.
- Avulli i shkaktuar nga vlimi i luleve të kamomilit përdoret për t’u thithur në rastet e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes: hundës, fytit dhe laringut.
- Emulsioni i luleve të kamomilit përdoret si përdorim i jashtëm për larjen e syve të prekura nga Oftalmia, për larje të vaginës në rastet e nxjerrjeve të bardha apo që mbajnë erë të keqe, si dhe për qelbëzimet e lëkurës në përgjithësi.
- Lëngu i zjerë i kamomilit është i dobishëm për çrregullimet në tretje, antiveprues ndaj shtrëngimeve të barkut dhe ul temperaturën.
- Kamomili përdoret gjithashtu në përgatitjet kozmetike mjekësore.
- Kamomili ka veti të shërojë infeksionet si dhe të luaj rol antibiotiku në shërimin e tyre. Mjafton të zjesh një sasi të vogël kamomili dhe ta thithësh me hundë avullin e tij për të hequr infeksionin e shkaktuar në vrimat e hundës dhe për të asgjësuar mikrobet që gjenden aty, për një kohë të shkurtër.
- Kamomili ndihmon në heqjen e gulçës së shkaktuar në stomak dhe në të gjithë organin e tretjes, heq dhembjet e barkut, të zorrëve dhe ndonjëherë edhe të fshikëzës së tëmthit. Përveç kësaj, ai ka luan rol edhe në lehtësimin e dhembjeve të menstruacioneve.
- Kamomili përmirëson sistemin imunitar të trupit dhe vepron në shtimin e rruazave të bardha të gjakut.
- Kamomili përdoret gjithashtu për kurimin e ulçrës së stomakut, por duke përdorur një metodë të posaçme në këtë mënyrë: pas ii sëmuri të pijë çajin e kamomilit, të shtrihet mbi shpinë dhe të qëndrojë 5 min, pastaj të shtrihet nga krahu i majtë për 5 min të tjera, pastaj mbi bark dhe pastaj nga krahu i djathtë, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i kamomilit në të gjitha muret e stomakut, sepse çaji e braktis shumë shpejt stomakun dhe nëse i sëmuri qëndron ulur apo në këmbë, nuk arrihet synimi. Bashkë me çajin e kamomilit, për kurimin e ulçrës së stomakut, përdoren edhe disa barna të tjera të këshilluara nga mjeku.
- Përgatitja e çajit të kamomilit bëhet në atë mënyrë që në fillim të vlohet uji dhe pastaj të hidhet në enën ku janë vendosur lulet e kamomilit, sepse në këtë formë, kamomili nxjerr sasi më të madhe ozoline dhe lëndësh të tjera të dobishme që gjenden te kamomili.
- Nuk duhet tepruar në përdorimin e kamomilit, sepse në këtë rast ndodh efekt i kundërt dhe personi e ndjen kokën të rëndë dhe kur e lëviz atë, ndjen dhembje koke.




Përzierja e kamomilit me bimë të tjera mjekësore:

Ne mund të prodhojmë një çaj qetësues për rastet e çrregullimit të lehtë të stomakut; duke përzierë 30 gr mendër, 30 gr melisë dhe 40 gr kamomil. Nga kjo përzierje marrim një apo dy lugë të vogla për të bërë me to një filxhan çaj dhe ta pimë për qëllimin e përmendur.
Po kështu mund të përfitojmë kura të tjera të shumëllojshme dhe të dobishme nga përzierja e kamomilit me bimë të tjera mjekësore.

Lulet e kamomilit përdoren së shumti si tretës në rastet e problemeve me tretjen, madje në Evropë, kamomili konsiderohet i veçantë për këto probleme, në mes të së cilave edhe ulçra e stomakut, sepse ai vepron si antimalcial, antishtrëngim, antidhembje dhe pastrues, plus që është edhe zbutës i stomakut.
Lulet e kamomilit përdoren njësoj si çaji, duke marrë një lugë të madhe prej tyre dhe duke e lënë në një gotë me ujë të vluar më parë për 10 min, pastaj filtrohet dhe pihet, dy herë në ditë.
Lulet e kamomilit përdoren edhe si ilaç për rrjedhjet nga vagina, për shkak se ato përmbajnë vaj avullues, e lëndë të tjera të dobishme për këtë qëllim. Ato përdoren gjithashtu si qetësues të muskujve të trupit, largues të gazrave, antialergji, antikolit, etj.
Mënyra e përdorimit të kamomilit për ndalimin e gjakut të tepërt të menstruacioneve është: që të merret një lugë gjelle nga lulet e kamomilit, të vendosen në një gotë dhe mbi to të hidhet ujë i zierë në cast, pastaj lihet për 10 min, filtrohet dhe pihet, tre herë në ditë, para ose gjatë ngrënies, por kujdes nga pirja e kamomilit menjëherë pas ngrënies, sepse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje në stomak.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kamomili edhe vlerat e tij
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza Ekonomike
» Ç’është vlera njerëzore?
» Madje edhe muslimanet luten tek Yoni
» Njerezit inteligjent - më pak besimtar
» Paganizmi te Shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: