Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Amidoni, pjeset perberese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar


MesazhTitulli: Amidoni, pjeset perberese   Fri May 14, 2010 11:23 am

Amidoni, pjeset perberese

Amidoni (C6H10O5)n) - është karbohidrati më i përhapur ne natyrë pas
celulozës. Ai është polisakaridi, i cili gjendet në bimë në formë të
kokërrzave dhe shërben si ushqim rezervë. Forma dhe madhësia e
kokërrzave të amidonit varet nga lloji i bimës. Ai është produkt i
procesit të fotosintezës, i cili kryesisht është i përqendruar në
rrënjë, në fara, në drithëra, në gjethe etj. Bimët më të pasura me
amidon janë: orizi 70-80%, misri 45-75%, gruri 60-70%, patatet 17-24%.
Amidoni në industri përfitohet kryesisht nga patatet.

Amidoni në jetën e përditshme njihet si niseshte. Kur amidoni vepron me
ujë të ngrohtë, në prani të acidit sulfurik, atëherë ai shndërrohet në
glukozë ose në sheqer të rëndomtë.

Amidoni është polisakarid natyror me masë molekulare të madhe (100-10000
molekula glukozë).


Vetitë fizike dhe kimike

Amidoni është pluhur me ngjyrë të bardhë, pa erë dhe pa shije. Nuk
tretet në ujë të ftohtë, por në ujë të ngrohtë, duke formuar tretësirë
koloidale (greq. Kola-ngjitës, eidos- formë). Veti karakteristike e
amidonit është se nëse bashkëvepron me jodin formon ngjyrë të kaltër. Ky
reaksion shërben për identifikimin e amidonit. Nëse amidoni ngrohet me
tretësirën e acidit sulfurik ose klorhidrik të holluar, atëherë
hidrolizon. Produkt i fundit i hidrolizës është glukoza. Hodrliza e
amidonit zhvillohet nëpër disa shkallë apo në mënyra graduale. Së pari
shndërrohet në dekstrinë, pastaj në maltoze, e në fund në glukozë.

Amidoni është përzierje e dy përbërësve (amilazës 10-20%, dhe
amilopektinës 80-90%).


Përdorimi
Amidoni është përbërës i rëndësishëm i ushqimit (p.sh. mielli, orizi,
patate) dhe përdoret për përfitimin e glukozës, alkoolit, në kozmetikë
etj

Amilopektina
Është përbërës kryesor i shumicës së kokërrzave të amidonit. Është
polisakarid i rëndësishëm i degëzuar. Pra, struktura e amilopektinës
është më komplekse sesa ajo e amilozës. Derisa amiloza gjendet në
brendësi, amilopektina gjendet në pjesën e jashtme të kokërrzës së
amidonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Amidoni, pjeset perberese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Teleskopit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-
Kërce tek: