Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Cfare po i ndodh njeriut nga ushqimet OMGJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Cfare po i ndodh njeriut nga ushqimet OMGJ   Sat Sep 04, 2010 7:07 am

Njeriu është ai çka ha ose më saktë, më thuaj çfarë ha të të them si duhet të jesh me shëndet. Këto përbënin filozofinë bazë të kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë

Çfarë po i ndodh njerëzimit nga ushqimet OMGJ

Me OMGJ (Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht) nënkuptohet një organizëm gjallor, pasuria gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave të inxhinierisë gjenetike. Sot, inxhenieria gjenetike është mjaft e zhvilluar dhe ka gjetur aplikime në shumë fusha, nga agrokultura tek mjekësia, deri tek ushqimet.

Por hyrja e OMGJ-ve, mbi të gjitha në sektorin ushqimor, ka shkaktuar edhe një debat mbi mundësitë e zhvillimit të këtyre teknologjive, pasi duket se ekziston një lidhje mes përdorimit të OMGJ-ve dhe disa dëmeve në shëndetin e njeriut e të kafshëve.

Njeriu është ai çka ha ose më saktë, më thuaj çfarë ha të të them si duhet të jesh me shëndet. Këto përbënin filozofinë bazë të kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë. Që në kohën e Indianëve, 12-15 mijë vjet më parë, është zbuluar se ekzistonte një lidhje e fortë midis ushqimeve dhe organeve të trupit.

Le të themi se, ushqime të caktuara ndikojnë fuqishëm në rendimentin e trurit dhe në funksionet fizike të trupit, si në kujtesën e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri në aftësinë e të mësuarit dhe të përshtaturit ndaj nevojave të jetës. P.sh. ushqimet e pasura me lecitin, që ndodhet në familjen e bishtajoreve, rrisin fuqinë mendore, ndërsa ato të pasura me karbohidrate e të varfra me proteina, në mënyrën më të sigurtë të tyre e bëjnë njeriun të përgjumur, të ngathët e të vrazhdë. Kërkimet, si në atë kohë dhe në kohët moderne sot kanë vërtetuar që, ushqimi ose ushqyerja e saktë e kombinuar me aktivitetin fizik, mund të kurojë, sigurisht për një kohë më të gjatë se ilaçet, por më të sigurtë se ato, shumicën dërrmuese të sëmundjeve, për të mos thënë të gjitha. P.sh. çrregullimet nervore, çrregullimet në organet e tretjes, hemorroidet, henrie diskalis etj, mund të qetësohen nga medikamentet mjekësore, por kurrë s'mund të shërohen prej tyre. Përkundrazi, ato mund të shërohen totalisht vetëm nga mënyra e ushqyerjes. Atëherë, ku qëndron forca magjike e shërimit prej dietës korrekte të ushqimit? Me dietë, shpjegojmë dhe kuptojmë mekanizmin natyral të të ushqyerit tek njerëzit, jo sforcimin për të mbajtur dietë rraskapitëse, çmobilizuese deri në sëmundje-ndjellëse.

Sikundër në kohët shumë të lashta (indianët e vjetër) edhe Anshtajni e preku më se një herë idenë se universi përbëhet nga vibrime, të quajtura ndryshe vibrime të energjisë. Pra, materia, në çfarëdo lloj lënde qoftë, e ngurtë, e lëngët apo e gaztë thith dhe emeton valë me frekuenca të ndryshme, si ato alfa, beta dhe gama.

Veç të tjerave, ekziston një lidhje e ngushtë apo koherente e përsosur midis organizimit të universit dhe organizimit trupor. Sikundër universi, me mori yjesh, mikrokozmosi përbëhet nga qeliza të panumërta, që rriten e zhvillohen, në sajë të dritës, ujit, ajrit dhe ushqimit që hamë. Natyra e ushqimeve dhe pijeve që përdorim kanë efektet e tyre në trupin tonë, për pasojë dhe në mendjen tonë. Pra, të gjitha ushqimet përshkohen prej vibrimeve të sipërmendura, të padukshme e të fshehura, të përcaktuara qartë në bazë të tipeve e me frekuenca të ndryshme, të cilat ndikojnë në trupin dhe mendjen e personit që i konsumon.

Sipas tipit të vibracionit dhe forcës së energjisë, që mbizotëron në çdo objekt apo krijesë, bëhet e mundur që këta të fundit të marrin cilësinë e këtyre forcave. Këto forca klasifikohen sipas një kuptimi "gros", në forca të ndjeshme, të pandjeshme dhe statike.

Në varësi të mbizotërimit të këtyre forcave klasifikohen dhe ushqimet, si: ushqimet e ndjeshme (sensitive), që garantojnë tek njeriu ndjenjën e harresës, gëzimit, të vetëdijes, të dashurisë, paqes, të respektit, të moralit shpirtëror e të tjera si këto, ushqimet e pandjeshme (mutative), që stimulojnë tek njeriu forcë, lëvizje, dëshirë për ndryshim e të tjera si këto dhe ushqimet statike (statik ose dull), që i japin njeriut ndjenjën e plogështisë, të përkeqësimit deri në atë të sëmundjes.

Le t'i marrim me radhë. Kur njeriu përdor ushqimet e ndjeshme, vëren se mendja e tij rrjedh lehtësisht drejt niveleve më të larta të ndërgjegjësimit, rrjedh qetë dhe qartë. Këto ushqime janë baza e jetës, sepse përcjellin energji tek shëndeti mendor dhe fizik i njeriut, për rrjedhojë dhe paqe në psiqikën dhe shpirtin e tij. Në këtë grup ushqimesh përfshihen frutat, shumica e perimeve dhe zarzavateve, bulmetet dhe produktet e tyre, familja e kokrrizave si gruri, orizi, misri, shumica e barërave dhe erëzave. Këto ushqime, duke qenë se marrin energji diellore dhe kalojnë nën procesin e fotosintezës, sigurojnë për njeriun, një varietet të gjerë ushqyesish me vitamina, mikroelemente, etj., duke e furnizuar atë me proteina, karbohidrate, yndyrna dhe vitamina e minerale të cilat janë kryesore, më saktë jetike për njeriun.

Kur njeriu përdor ushqimet e pandjeshme vëren se, mendja e tij bëhet më e shqetësuar, më nervoze dhe e paaftë për t'u qetësuar dhe/ose relaksuar. Në fakt, këto i japin njeriut forcë për të lëvizur, për të ndryshuar, duke e stimuluar si mendjen dhe trupin e tij, nëse merren në mënyrë shumë të moderuar, në sasi mesatare, sepse përndryshe prishin ekuilibrin mendor dhe atë trupor. Në këto ushqime përfshihen pijet e pasura me kafeinë, çokollatat, ushqimet e fermentuara, disa lloj ilaçesh etj.

Kur njeriu përdor ushqimet statike vëren se, ai fillon e ndjehet si i përgjumur, i ngathët, pa energji, pa inisiativë dhe kjo ndodh veçanërisht kur ai redukton dy llojet e tjera të ushqimeve të sipërmendura.

Në këto ushqime përfshihen mishi, peshku, alkooli, cigaret, ilaçet, ushqimet e fermentuara në vazo, në kartona, vezët, kërpudhat, qepët, hudhrat etj., me anë të të cilave, njeriu bëhet më nervoz dhe i paaftë për t'u qetësuar dhe/ose relaksuar. Po në këtë kategori klasifikohet dhe ushqimi i marrë nga OMGJ-të. Këto kategori ushqimesh nuk mund të përbëjnë bazën e ushqyerjes së njeriut, sepse kanë aciditet të lartë dhe i mundojnë organet e trupit për t'i tretur e për t'i përthithur ato.

Aciditeti i lartë në trupin e njeriut është shkaku kryesor për fillimin e sëmundjeve të tij dhe përpos të tjerave, ato krijojnë shumë nxehtësi për trupin, duke krijuar shqetësime për trurin. Kjo është arsyeja, që këto lloj ushqimesh përdoren në kushte të veçanta klimatike, si në brezat e ftohtë dhe aspak në ato tropikale e ekuatoriale. Madje, mendohet që, ashtu si lëngu i qepës ngacmon sytë tanë, duke i bërë të qajnë, po ky stërmundim do thonim se krijohet edhe për proceset në tru e në mendje. Po kështu, edhe veza e mishi, të cilat përmbajnë kolesterol të lartë deri në 20 mlg, bëjnë të mundur nxitjen e një sërë sëmundjeve të gjakut e të zemrës. Në këtë mënyrë, duket qartë lidhja e produkteve ushqimore të dala nga toka, por që gjenerohen dhe nga vibrimet e lëshuara nga kozmosi që na rrethon.

Kjo lloj ndërhyrjeje ka bërë atë që ushqimet tona të kenë gjenetikën, veçoritë, shijet dhe vlerat e sotme, duke pranuar këtë lloj bashkëpunimi me natyrën. Në këtë kuptim, ushqimi nuk mundet të pranojë ndërhyrje të tjera në gjenetikën e tij nga duart e njeriut duke i trajtuar ato, si kavie për të kënaqur etjen e tij për para. Është llogaritur se, toka mund të ushqejë 40-50 miliardë njerëz normal, por jo 4-5 miliardë "grykësa", edhe nëse këto të fundit ushqehen vetëm me OMGJ. Pra, arsyet e mospërdorimit, as në sasi mesatare të kësaj kategorie ushqimi, nuk lidhet me ndjenja sentimentale e paragjykime apo bindje fetare, as me vlerësime emocionale, por me arsye e fakte shkencore nga vetë jeta njerëzore dhe sidomos nga eksperienca e akumuluar që në lashtësi e deri më sot.

Ushqimet më me shumë organizma gjenetike të ndryshuara

Produktet OMGJ ditët e sotme përbëjnë një nga temat më të diskutuara pas gripit të derrit. Bimët, kafshët apo mikroorganizmat të cilave u janë ndryshuar veçoritë, duke transferuar gjenet e një lloji tjetër me anë të metodave bioteknologjike quhen "organizma me gjenetikë të ndryshuar" ose "transgjenetikë". Sipas lajmit të publikuar nga BBC, jepen 5 produktet ku përdoret më shumë metoda OMGJ:

1. Aspartam (ëmbëlsues sintetik): megjithëse teknikisht është një lëndë sintetike, përftohet si rezultat i kombinacionit të dy amino acideve natyrale. Këto acide prodhohen nga dy lloje të ndryshme bakteresh dhe në disa raste njëri prej baktereve ndryshohet për të shtuar prodhimin. A është i dëmshëm aspartam? Aspartam nuk përmban lëndë gjenetike. Megjithëse nuk ekziston ndonjë provë, e cila të verifikojë mundësinë e shfaqjes së kancerit nga aspartame, tek minjtë e laboratorit të cilëve iu është dhënë ky i fundit, është vërejtur leucemi dhe kancer limfatik.

2. Vaj kanola: vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakrës së egër dhe është një nga lëndët më të përdorura. 80% e kanolës së përdorur në Kanada është e ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet për të rritur imunitetin ndaj disa ilaçeve bujqësore të përdora për të zhdukur bimët e dëmshme.

Në këtë mënyrë, kontrollohen më lehtë barërat e egër, përdoren më pak ilaçe bujqësore dhe merret më shumë prodhim.

3. Qumështi: hormoni rBGH bën të mundur që lopët të prodhojnë më shumë qumësht dhe hap rrugën e mastitit (infeksionit të gjirit). Këto lopë të sëmura duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e doktorit dhe të mjekohen me antibiotikë. Hormoni rBGH rrezikon njerëzit nga kanceri. Bota është ndarë më dysh përsa i përket sigurisë së qumështit të marrë nga lopët, të cilave iu është injektuar rBGH. Pavarësisht se përdorimi i këtij hormoni është ndaluar në Bashkimin Evropian dhe Australi, në Amerikë është lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonjë kusht për përdorimin e këtij qumështi.

4. Soja: në mes gjithë produkteve soja është produkti me një ndryshim të thellë gjenetik. Në vitin 2007 më shumë se gjysma e botës prodhoi një lloj të modifikuar të saj. Gjenetika e sojës është ndryshuar për shkaqe të ndryshme. Arsyet më të përhapura janë rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kërpudhave gjithashtu edhe pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu mund të përdoret edhe si ushqim për kafshët. Në të njëjtën kohë, soja përdoret edhe si kimikat në farmaci. Në Amerikë nëse përdoret sojë në produkte të ndryshme, patjetër shkruhet në etiketë dhe zakonisht është me gjenetikë të ndryshuar. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumësht soje apo tofu, pasi ky produkt përdoret edhe në ushqime të tjera si buka, akullore të ndryshme, çokollata etj.

5. Misri: misri përdoret kudo në Amerike dhe në fakt, ajo është prodhuesja më e madhe e tij. Në vitin 2000 Ministria e Bujqësisë pohoi se 25% e misrit të prodhuar në Amerikë ndryshohet gjenetikisht. Produktet që përmbajnë misër janë salcat e sallatrave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.

Duket qartë që produktet e modifikuara gjenetikisht përdoren në prodhimin e ushqimeve kryesore që konsumohen çdo ditë dhe gjithashtu, janë të paevitueshme nga njerëzit. Ndërkohë, dëmet që shkaktojnë janë katastrofike pasi përdorimi i organizmave të modifikuara mund të dëmtojë: aparatin tretës, aparatin e frymëmarrjes dhe gjithashtu mund të krijojë alergji, mund të dëmtojë biodiversitetin dhe të ndikojë negativisht direkt në trurin e njeriut dhe në gjendjen e tij psiko-fizike.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Cfare po i ndodh njeriut nga ushqimet OMGJ   Sat Sep 04, 2010 7:10 am

Argumentet pro dhe kundër

Bashkimi Evropian ka shtyrë diskutimin rreth çështjes nëse duhet lejuar importimi i një lloji të misrit të modifikuar gjenetikisht, pasi Parlamenti Evropian kishte votuar për t''i dhënë fund moratoriumit mbi ushqimet me organizma të modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, zyrtarë të Vatikanit kanë thënë se Papa mund të konsiderojë miratimin e përdorimit të drithërave të modifikuara gjenetikisht në kuadër të luftimit të urisë në botë. Shkrimtari për çështje shkencore, Richard Holingham nga një korespondent i BBC-së tregon se cilat janë argumentet pro dhe kundër ushqimeve dhe drithrave të modifikuara gjenetikisht.

Holingham: Argumentet kryesore rreth bimëve të modifikuara gjenetikisht nga ana e shkencëtarëve janë se nëpërmjet këtij procesi nuk janë duke bërë diçka thelbësisht të ndryshme nga kultivimi i zakonshëm i bimëve. Ata vetëm e marrin gjenin (ndonjëherë edhe të kafshës) që ata e konsiderojnë si të dobishëm dhe e inkuadrojnë atë në materialin gjenetik. Ata thonë se kjo nuk paraqet asnjë problem, asnjë problem në aspektin e mjedisit dhe shëndetit. Por, ata që janë kundër i akuzojnë shkencëtarët se po ngatërrohen me natyrën, sidomos kur është fjala tek përdorimi i gjeneve të kafshëve. Argumenti kryesor i tyre kundër bimëve të modifikuara gjenetikisht është se janë të padëshmuara dhe se për momentin ky është vetem një eksperiment me jetën. Ndonëse këto lloj bimësh tashmë kultivohen për më shumë se dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara, për skeptikët kjo është një kohë shumë e shkurtër për të vlerësuar pasojat në mjedis.

BBC: Çfarë ligjesh ose rregullash janë në fuqi për sa i përket kultivimit dhe shitjes se ushqimeve që përbëjnë organizma të modifikuara gjenetikisht?

Holingham: Bashkimi Evropian ka një numër të madh vendesh anëtare që kanë organizata të forta të mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë që në disa pjesë të Gjermanisë ushqime të tilla janë të ndaluara plotësisht. Ka ekzistuar një moratorium ose embargo mbi bimë të reja të modifikuara gjenetikisht dhe shumë rregullime të ndryshme sa i përket prodhimeve të tilla. Janë disa bimë eksperimentale në Evropë, por ato nuk kultivohen në shkallë të gjerë, një gjë që është krejtësisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara ku bimë të tilla kultivohen gjithandej dhe konsiderohen saktësisht njëlloj sikurse të ishin bimë konvencionale.

BBC: Një ide e mëparshme ishte që drithërat e modifikuar gjenetikisht të përdoren në çrrënjosjen e urisë në vendet e varfëra, çfarë mendohet sot për këtë?

Holingham: Janë disa drithëra dhe bimë të modifikuara gjenetikisht në disa vende të botës që tani janë në zhvillim e sipër. Për shembull, në Indi kemi të ashtuquajturin oriz të artë, i cili është i avancuar me vitamina dhe është modifikuar me qëllim që të ndihmojë popullin e atjeshëm duke u dhënë orizin që është më i mirë. Gjithashtu, ka projekte të ngjashme edhe në Afrikë ku drithërat do të kultivohen edhe në tokë shumë të varfër. Këto lloj projektesh janë të mbështetura nga fonde.


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Cfare po i ndodh njeriut nga ushqimet OMGJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
»  Ç’është njeriu? Çfarë fshihet në 95% të trurit të tij
» Modestia (Nga Lulishtja e zemres)
» Liber i ri: Meditimi, rreth Universit,Njeriut dhe Kur'anit
» Ushqimi dhe origjina e tyre
» Studimi: Ushqimet e ngurta rrezik obeziteti tek foshnjat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-