Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Aguirre: Mund ta mposhtim Argjentinën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
avatar

<b>Postime</b> Postime : 2150

MesazhTitulli: Aguirre: Mund ta mposhtim Argjentinën    Sun Jun 27, 2010 11:30 am



Përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë atyre që mendojnë se skuadra e tij nuk ka gjasa ndaj Argjentinës, duke thënë se ekipi i tij është në gjendje që në çdo moment ta mposhtë skuadrën e Maradonas.
“Askush nuk po vë bast as një dollar të vetëm për ne, analistët thonë se jemi të vdekur dhe të harruar. Por, do të shohim. Mendoj se Meksika nuk është favoriti i askujt, ata nuk besojnë në mundësinë e të fituarit, por ne do të shohim pas 90 minutave nëse do të ndryshojë historia. Argjentina fitoi katër vite më parë dhe nuk jemi ndeshur që nga ajo kohë, kështu që ne do të mbajmë euforinë të ulët, duke i përmirësuar statistikat dhe të shohim se si del basti pas ndeshjes”.

“Nuk mendoj se ajo që është shkruar nëpër mediumet meksikane është e justifikueshme. Mund të jetë logjike sepse po luajmë ndaj Argjentinës dhe gjithçka mund të shkojë keq, por ky është interpretimi juaj. Këta djem janë të uritur, ata nuk kanë frikë nga suksesi. Ata nuk kanë komplekse, ne do të humbim, ne do të fitojmë, por kurrë mos e kritikoni ekipin, ata kanë guxim dhe ata do të luftojnë. Do të jetë një ndeshje e barabartë në fushë, nga 11 lojtarë në secilën anë, arbitri do të na tregojë kur të fillojmë dhe pjesa tjetër do të vendoset në fushë”.

“Maradona? Kemi luajtur ndaj njëri-tjetrit si lojtarë, ai është një mik i mirë dhe një trajner i madh. Ne jemi parë me njëri-tjetrin në Madrid disa herë me vajzën e tij (që është e martuar me sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero), ai është trajner i madh. Unë do t’ia jap atij një përqafim të madh dhe do ta përgëzoj për atë që ka bërë në Botëror deri tani, ndërsa i dëshiroj fat”, ka thënë Aguirre. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Aguirre: Mund ta mposhtim Argjentinën
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
» Europa mund të jetë shtëpia e alienëve
» Si te largohet frika?
» Si mund te mesosh magji..???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: