Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Maradona: Të respektohet Meksika

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
avatar

<b>Postime</b> Postime : 2150

MesazhTitulli: Maradona: Të respektohet Meksika   Sun Jun 27, 2010 11:24 am



Diego Armando Maradona ka vazhduar me deklaratat e tija të çuditshme, duke pohuar se skuadra e tij nuk është favorite, njëherit kërkoi respekt për kundërshtarin e radhës, Meksikën.
“Unë vazhdoj të them se të tjerët janë favoritë. Ne jemi këtu për të luftuar. Ne jemi në formë të mirë edhe pse ka gjithnjë ca gjëra të vogla për t’u rregulluar në skuadër. Nuk është e lehtë që nga askush që ke qenë në vendin tënd, t’i fitosh tri ndeshje dhe të mbesësh i fokusuar. Njerëzit kanë thënë se ishim një katastrofë, se ishim ekipi më i keq që ata kanë parë, ndërsa tani thonë se jemi ekip i shkëlqyer, që ky ekip është i mrekullueshëm në fushë. Ne i kemi lojtarët e njëjtë si më parë, kështu që nuk duhet të besoni çfarë thonë të tjerët, vetëm punoni në mënyrën e njëjtë siç keni punuar me idetë e njëjta”.

“Unë bëhem 50 vjeçar në tetor dhe nuk jam më kryeneç. Por, ajo që më bën të hidhërohem është mungesa e respektit për lojtarët dhe kur njerëzit nuk dinë të kërkojnë falje për atë. Ka shumë lojtarë sot, që konsiderohen ‘zotëra’ në Argjentinë dhe ka të tillë që janë fyer nga shtypi, ndërsa ne duam që këta gazetarë t’u kërkojnë falje atyre lojtarëve. Është vetëm një çështje sinqeriteti”.

“Meksika është një ekip që duhet respektuar dhe ne do ta bëjmë këtë. Por, ata gjithashtu duhet të na respektojnë neve dhe historinë tonë. Meksika ka një numër lojtarësh që nga brengosin. Por, ne do ta luajmë lojën tonë, ne i kemi lojtarët tanë në fushë. Ne e dimë se ndeshja do të jetë e vështirë, por me ekipin dhe lojtarët që kemi, ne mund të ecim përpara. Situata e tanishme është e mirë sepse ne i kemi përmbushur detyrat në ndeshjet e para dhe që tani ne fillojmë të përgatitemi fizikisht dhe mentalisht për fazën tjetër”, deklaroi Maradona para gazetarëve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Maradona: Të respektohet Meksika
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misteret e Tepozlanit dhe Piramida Tepozteco ne Meksike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: