Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Marin Barleti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Marin Barleti    Thu Jun 24, 2010 10:32 am

Marin Barleti

Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.
Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Marin Barleti    Thu Jun 24, 2010 10:32 am

Vlera më e çmuar që gjen Barleti të bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë.
Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim , të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroi , skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Marin Barleti    Thu Jun 24, 2010 10:33 am


Historia e Skenderbeut
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.


[redaktoni] Debat rreth prejardhjes dhe vendlindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Tek "Sheshi Skënderbeu" në TiranëFatos Daci mendon se Gjergj Kastrioti u lind në Dibër, më 6 maj 1405. Ai argumenton kështu në një artikull në gazetën Shekulli, të datës 22 korrik 2006.

Debatit interesant në Kontaktin e Shekullit, unë i bashkangjis këto fakte në mbështetje të tezës se Skënderbeu është nga Dibra.... Është fakt historik se Skënderbeu u kthye në Shqipëri nga Beteja e Nishit, më 3 nëntor 1443 dhe me 10 nëntor 1443 mbërriti në Dibër.... Ja si e shpjegon Marin Barleti ardhjen e Skënderbeut nga Nishi: “dhe në fshehtësinë më të madhe (pasi braktisi fushëbetejën e Nishit, më 3 nëntor 1443) në të shtatën ditë arriti në Dibër”, se “atë vend e njihte dhe e donte shumë Skënderbeu, për besnikëritë dhe trimëritë e shumta dhe të shënuara që banorët kishin treguar për hir të mbretërisë së t’et, Gjonit, kur atij i binte në qafë otomani”, prandaj “pothuaj e gjithë rinia, sikur të mos kujdesej për gjë tjetër, i kishte rrëmbyer armët dhe po i shkonte pas Skënderbeut dhe e quajtën shpëtimtar të tyre”. Sipas këtij burimi, Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar së bashku me dibranët dhe jo me të tjerë.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, veçmas Aleks Buda: “Më vonë (Kastriotët e Hasit – F.D.) i shtrinë zotërimet drejt Jugut, ku Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, zotëronte fshatrat Sinë dhe Gardhi i Poshtëm dhe mandej dy Dibrat”. Pra, në këtë kohë Mati nuk ishte zotërim i tyre, se Mati është bërë vonë pjesë e principatës së Kastriotëve... Gjon Muzaka, mik dhe bashkëluftëtar i Skënderbeut, në kujtimet e tij, shpjegon bindshëm se Gjon Kastrioti kishte pasur zotërime të tij vetëm Sinën dhe Gardhin dhe se aty e askund tjetër, lindi Skënderbeu: “Ta dini, se zoti i gjyshit Skënderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotërime të tjera veç Sinës e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij, zoti Skënderbej”. Edhe Haki Stërmilli, për historinë e Kastriotëve rreshton gjithë ato argumente bindëse, përse Skënderbeu ishte dibran: Kristo Frashëri: “Në vitet e para të shekullit XV”: “Duket, se familja e Gjon Kastriotit banonte herë në Kastriot e herë në Sinë”, pra në periferi të Peshkopisë së sotme. Përsëri, humanisti shkodran, Marin Barleti, thotë se: "jo vetëm Skënderbeu, kur u kthye nga Nishi, në Dibër, i njihte dibranët, por edhe dibranët e njihnin Skënderbeun. Prandaj ai u kthye në Dibër pa luftë, si në shtëpinë e tij dhe qysh të nesërmen, në mëngjes, ai u shoqërua nga qindra dibranë për të marrë me dredhi Krujën”. Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtësi fanatik i idesë, se Skënderbeu pa asnjë dyshim është dibran, në librin e tij Dibra në udhën e historisë, shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli më vonë nga Sina dhe u vendos në Kastriot, ku i kishte mundësitë për t'u zgjeruar më shumë me zotërimet e tij. Në krye të fushës së Kastriotit, ndërtoi kullën që përmendëm më sipër. Si më i aftë, Gjoni filloi menjëherë të fusë në dorë tokat përreth, të zgjerojë pronat e tij, ndërsa familjen vazhdonte ta mbante në Sinë. Më vonë, ashtu siç thuhet edhe në histori, ai e shtriu sundimin e tij në krahinën e Dibrës, pastaj edhe në atë të Matit”. Studiuesi Rakip Sinani: “Princi, Gjon Kastrioti, kishte shtëpi banimi në Sinë, kullë në Kastriot dhe vendbanim në kështjellën e Varoshit, të Gurit të Bardhë dhe në Krujë”. Flamur Hadri, Prishtinë: “Pikërisht, në lagjen Shërgjerth të fshatit Sinë, lindi më 1405 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili sipas traditës popullore, u rrit në lagjen Çeliasë të fshatit Kastriot”.

Po, kur është shfaqur vendbanimi qytet-kalaja KASTRIOT në Dibër? Të gjithë të tjerët e dinë, që Kastrioti ekziston (në dokumente) që nga shekulli XIII. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisë së Shkencave të Republikës Shqipërisë, viti 1985, thotë në mënyrë të prerë, se Kastrioti “në shekullin XIII ishte pronë e Kastriotëve” (zëri “Kastrioti”, fq. 460). Kastriotët u quajtën Kastriotë dhe nuk u quajtën as matjanë, as shtjefnarë. Gjon Kastrioti, thirrej Gjon Dibrani (dhe nuk thirrej në asnjë rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani. Prof. Kristo Frashëri, dëshmon se Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani, kur shkruan se: “bashkëkohësi i Heroit, R.Volaterrano, e quan të jatin e Skënderbeut, Gjon Dibra ose Gjon Dibrani”. (Flamur Hadri-Prishtinë: “Historia Shqiptare mbi personalitetin e Skënderbeut”, Studime Historike nr.1, fq.126) Kastriotët janë të pranishëm në Dibër, gjegjësisht në Sinë, që më përpara vitit 1467 dhe këtu gjenden të paktën 8 breza, në një hark kohor prej 250 vjetësh… Gjithashtu, Hahn në librin “Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit”, në faqen 53, paragrafi I, rreshtat 18,19 e 20, shkruan: “...gjyshi i Skënderbeut, nga ana e familjes së tij, zotëronte në Mat, vetëm dy fshatra, të cilat quheshin Sinja dhe Gardhi i Poshtëm (Gardi Poschtere)”. Si i pari dhe i dyti, thonë ekzaktësisht fshatrat që zotëronin Kastriotët, por gabojnë kur përcaktojnë vendin se ku ndodhen vërtet ata.

Ja dhe një argument tjetër, ku toponomastika vërteton lidhjet e Kastriotëve me Dibrën: Fshati Kastriot ndodhet 8 km në verilindje të qytetit të Peshkopisë. Ndërsa qytet-kalaja e Kastriotit, ndodhet në verilindje të Fushës së Kastriotit, në dy anët e përroit e deri ku mbaron lugina, te mëhalla e Përgjegjit të sotëm dhe kishte dy mëhallë: Çeliasë në të djathtë e tjetra në të majtë, ku edhe sot ka themele muresh që quhen “Nures e Troja” (Haziz Ndreu: "Dibra në udhën e historisë", fq. 10). Këtu gjendet edhe vendi që vendësit e thërrasin asaj dite e sot, “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra më larg, gjendet një arë rreth tri dynym tokë, që quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullën, në anën veriperëndimore, është “Kopshti i Gjonit”. Në mes të tij, është “Pusi i Gjonit”. Ndërsa, rreth 400 metra më larg, është kisha e Kastriotit. (Haziz Ndreu: po aty). Karshi Kastriotit, në të majtë të Drinit, rreth 6 km, ndodhet sot Sina e Poshtme dhe 2 km më larg, katundi Sinë e Sipërme. Në Jug të dy Sinave, jo më larg se 4 km prej tyre, përmenden vendet Gardhi i Poshtëm dhe Gardhi i Epërm, ndërsa 6 km në veri të tyre, ndodhet Çidhna e Poshtme. Këto i ndan Lumi i Setës. Në mes të Çidhnës dhe dy Sinave, jo më shumë se 5 km në mes të Runjës, Gur-Lurës dhe Majës së Pllajës së Sinës, mes grykash e thepinash, ngrihet një shkëmb, i padukshëm nga larg, ku ndodhet Kalaja e Çidhnës. Kjo lidhej me Stelushin, me një rrugë të fshehtë. Rreth kalasë ndodhet Kroi i Skënderbeut, Kodra e Topit etj. (H. Ndreu - i cituar më parë, fq.10-11) A ka ndokund tjetër brenda kufijve etnikë, një ansambël më të përkryer toponimastik sesa ky; gjithçka brenda një trekëndëshi me brinjë jo më të mëdha se 5 km, ku të jenë gërshetuar organikisht vendqëndresat luftarake, vendndejtjet; kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe të gjitha të lidhura me emrin e Skënderbeut dhe të Kastriotëve.

Gjergj Kastrioti, ka lindur në Kastriot, në kullën e Gjonit. Dhe, për mua, Gjergj Kastrioti ka lindur më 6 maj 1405, atë ditë që shumë treva shqiptare, ndër to, aq më shumë malësi si Lura, Çidhna e Malet e Dibrës, e festojnë si Ditën e Shëngjergjit. Madje, Lura e quan edhe Shëngjergjin e Skënderbeut. Unë shpreh habi, sesi deri më sot asnjë studiues, vendas apo i huaj, ndërsa kanë bërë lloj-lloj sajesash për bashkëngjitje, apo shqitje fjalësh, madje disa herë dhe të çuditshme dhe të papranueshme, kurrë nuk kanë thënë se Shëngjergji është Festa e Gëzimit të Madh, e lindjes së Gjergj Kastriotit. Shumëkush Shëngjergjin e lidh me një festë me origjinë fetare, duke thënë se Shëngjergji qenka festa e një shënjti të krishterë. Jo. Po të analizosh vetëm ritet që zbatohen ndër shekuj për këtë festë, arrin në konkluzionin që Dita e Shëngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatë kësaj dite, askund, në xhami apo në kishë, nuk zhvillohen rite e ceremoni fetare, siç ndodh në ditë të shënuara fetare të tjera si, Ditën e Bajramit, të Krishtlindjeve apo të Pashkëve. Zakonisht, në këtë ditë të shënuar bëhen vetëm lojëra të ndryshme popullore, që në ndonjë krahinë si, në Kala të Dodës, kjo lojë zhvillohet në formë beteje ushtarake, kur djemtë e një fshati u bëjnë karshillëk djemve të një fshati tjetër dhe ndeshen me gurë, të cilët i hedhin larg me bahe të bëra prej tyre me penj (eshte perdor fjal fyese). Në ditën e Shëngjergjit, njerëzit ngrihen më herët se ditët e tjera, ndezin zjarre të mëdha (mënyra këto tradicionale të shprehjes së gëzimit, sepse asokohe njerëzit nuk kishin as pushkë e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Në Ditën e Shëngjergjit, tundin qumështin më të parë dhe sa më herët, etj. Gjithashtu, Dita e Shëngjergjit nuk koincidon me asnjë riciklim natyror, siç ndodh me Ditën e Verës, me Ditën e Sulltan Novruzit apo të Shëmitrit, etj. Pra, ky Shëngjergji ynë, nuk është as Shëngjergj fetar e as Shëngjergj natyror. Atëherë, me siguri, mbetet ditë e shënuar e për një figurë të madhe, siç është Skënderbeu.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Marin Barleti    Thu Jun 24, 2010 10:38 am

Gjergje Kastrioti Skenderbeu ne lufte me Tartarin mbrenda Adrianopull te Turqise.

Nje dite ju paraqite ushtris turke ne Adrianopoje nje tartar vigan,i cili pyeti turqit nese ksihte ne mes te tyre nje ushtar te guzimshmem,qe mund te luftonte me te.

Asnje ushtar Turke s'u tregua i gatshem,perveç Skenerbeut.i cili kur e mori vesh,i tha Sulltan Muratit se do te luftonte ai me tartarin.
Sulltani ja pranoi deshiren Skenderbeut.Tartari,i ftuar nga Skenderbeu,i ra ketij me shpat,por Skenderbeu ja priti,duke dhene ne te njejten kohe,nje te shtyerne gjoks me grush.Humbi fuqine Tartari,duke dale nga sheshi i luftes.Si u perserit luftimi,Tartari kerkoi te qellonte nje here tjeter Skenderbeun me shpate,por ky ja largoi goditjen dhe e vrau duke ja shpuar fytin me shpaten e vet.
Shume gezim paten turqit dhe e mbushen Skenderbeune me lule;edhe sulltani e ndroi me shume,duke e hypur mbi qerren e tij kur do te kthehej ne Pallat.

Ju fuqi,me Shpihi
te sosni te kendoni
Treimin Albëresh.
Ju si m'u qell thoni
me Tartarin çë vu
perposh pra çë u zu.

Ish Tartari nje burr
i larte e i bushter
ketij i bëjne çerë
gjithe Turqit-Nje jushter
s'ish nder ta me të
të dil t'e shi një e një....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Marin Barleti    Thu Jun 24, 2010 10:48 am

POROSITE E FUNDIT TE SKENDERBEUT

Porblemi me i madh dhe me i rendesishem per Skenderbeun ishte
te ringjallte Lidhjen e Lezhes te vitit 1444.Prandaj ne fillim te janarit,te vitti 1468,Thirri Kuvendin e kapetaneve ne at qytet,por,pa pritmas u semur nga thtet,u shtri ne shtrat,nga i cili nuk u ngrit.Semurja e tije e nxiti Sulltanin qe te shpejtoj me sulmet e veta kunder Shqiperise.Skenderbeu,edhe pse i semure per vdekje,u perpoq te ngrihet dhe ti hipte kalit.Por trupi i tije i tretur prej etheve,nuk levizi dot nga vendi.Ne vend te tije shkoi garda pretorjane per te qendruar sulmin e armikut.Turqit,me te pare garden,pandehen se me te ishte Skenderbeu,prandaj nga friga moren arratin dhe u zhduken.Skenderbeu mezi merrte fryme kur sollen lajmin e fitores.Dha shpirt me 17janar,1468,ne moshen 62vjecarepas 25vjet lufte dhe betejash te ashperta dhe legjendar per clirimin e trojeve etnike shqiptare,duke mos perjashtuar edeh ato ne Maqedonin e sotme.
Kur vdiq Skenderbeu sipas Fan Nolit asnje nuk mebeti i perlotur.,E veja dhe i biri 12vjecar te gjynezuar perpara kufomes te tije,kapetanete rreth e rrotull po qanin si foshnje dhe vajtonin simbas menyres tradicjonale me kenge dhe me kuje.Qe kur u shtri Skenderbeu ne shtrat, shkruan Fan Noli,ishte egersuar dhe
kali i tije,i cili nuk qaste njeri tjetr qe te hipte,sa te rronte me dhe u shtri dhe ai,dhe vdiq pak dit pas te zotit.Ne ne vend tjetr i njeti autor shkruan:''Shqipetija e qau dhe vajtoi pa pushuar,Evropa derdhi lot te hidhura.Te gjithe oborret te Evropes mbajten zi.Edhe armiqeve u erdhi kqe per vdekjen etij.Kur degjoi Sulltan Mehmeri II.tha:''Nje luan te ketille nuk do te linde me dhu kurre''Pastaj Fan Noli lidhur me varimin e herojit tone kombatar ne kryekishen e Shen Kolit ne Lezhe potencon:Gemimi I topave dhe kercellimi I pushkave lajmruan qe kufoma e tije kishte zbritur ne varr,dhe tok me te dhe Shqiperija e lire per disa shekuj me radhe .
Kur mesoi nga mjeket se nuk do te kishte shpetim Skenderbeu thiri kapetanet shqipetar dehte dergurait e Venedikut ,te cileve u dha shende dhe I keshelloi te vazhdojne luften e perbashket kunder armikut:’’Vetem se bashku mund te t’I perballojme cdo suli dhe cdo rreziku”perserite vazhdimisht Skenderbeu.’’Besomni,se ska asnje shtet ,sa do I fuqishem dhe I forte,qe te mos bier posht,ku ka ne gji merita e percarje, dhe kur vihet permbi te miren e pergjithshme do bie dhe interesin vetjak..’porosiste Skenderbeu para vdekjes duke vazhduar me tej se ‘’Nese do jemi te bashkuar dhe ne nje mendje,s’ka se si tju demtoje armiku dhe sulmi i tije.Shteti e mbreterija do te cendroje pergjithmone..Skenderbeu nuk e len ne goje pa zen dhe Zotin’’Dhe te gjitha me ndihmen e zotit na kan shkuar mbare,na kan dal me sukses e sic na ka dashur zemra,dhe mua kapetanin dhe bashkeluftarin e tuaj,sme kini pritur ndonjher te munduar apo te demtuar ne lufte te vertete,por gjithmone,le te me lejohet dhe mua ta them ,fitimtar mbi armikun.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Marin Barleti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -