Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Pjetër Bogdani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Pjetër Bogdani   Sun Jun 20, 2010 7:55 pm

Pjetër Bogdani(1630-1689)

Bogdani lindi ne Gur te Hasit te Prizrenit.Studimet e larta i kreu ne Itali në fushën e teologjisë dhe filozofisë.
Ai shërbeu si fillimisht ne Shkodër e pastaj pas tërheqjes në pension të xhaxhait të tij Andrea Bogdanitai qeverisi bashkësinë fetare katolike të Shkupit.
Gjatë qëndrimit në Shkup mendohet se përfundoi kryeveprën e tij "Çeta e profetëve"(1675-1685) ishte kohë kur turqit i ndiqnin meshtarët katolik,prandaj e kishte vështirë të ruante dorëshkrimin e veprës si i përndjekur në malet e Shqipërisë.
Kjo është vepra e parë në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.
-Në këtë vepër autori ndërthuri dije,histori e kulturë të popullit shqiptar.
-Bogdani nuk ishte vetëm një shkrimtar e poet,filozof,e dijetar,por mbi të gjitha ishte një hero i kulturës shqiptare.
Ai u mundua të organizonte kryengritje kundër turqve për cka edhe u ndoq shumë herë por përsëri shpëtoi.
-Vdiq në vitin 1689 në Prishtinë.
-Turqit e zhvarrosën trupin për ti humbur gjurmët,por gjurmët e tij ishin të shkruara me shkronja të arta në monumentin letrar "Çeta e profetëve".
Këtë vepër Bogdani e botoi në vitin 1685 në Itali me ndihmën e mikut të vet kardinalit Barbaringut,të cilit ehde ia kushtoi veprën.
Kjo vepër ndahet ne dy vëllime:
1.Vëllimi "Çeta e profetëve"
2.Mbi jetën e Jesu Krishtit,Shpëtimtarit të Botës.
-Vëllimi i parë na mëson për krijimin e botës,jetën e profetëve dhe të sibilave etj.
-Vëllimi i dytë tregon për jetën e Krishtit,bëmat,vdekjen dhe ringjalljen e tij.
Vepra është e botuar në dy gjuhë,në dy shtylla italisht e shqip,për arsye se cenzura kërkonte të kontrollonte përmbajtjen në gjuhën italiane.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Pjetër Bogdani   Sun Jun 20, 2010 7:55 pm

Saibila Libica

Si nieri po vjen nder nierez dvdeketar
Me dvdekune e me mort te vet me shelbuem
Shekullin, e mengji lengimevet pa bar
Drite syvet e veshevet te ndegiuem
T'shkjepunet t'ecune drejt pa pag as ar
Idhujt e mortne nesh jashte me dvuem
Nji bir te vetme qi Ama pat per mall
Se dvdekuni ia kthei e n'dore ia dha gjall
Me Diell veshun e mbathune me Hane
Me yj kryete rreth ngjeshune kunore
Vajza Mri, e bukura ma fort se zane
Djaline jezu kerthi mbai n'gryke 9e) n'dore,
Per cmir ani jevrejte me te pagane,
Tu kujtuem keq me kuvend per gjith here
Zune fill Djaline Jezu fort me perzane
As vend nde dhet e pushim me mos i lane

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Pjetër Bogdani   Mon Jun 21, 2010 8:14 am

MUNDUS EVERSUS – BOTA NDRYSHE
Po kështu mund të quhet bota e kthyer mbrapsht
E gjitha bota e rruzullit (- e kundërta),
Qingji është qingj, por barinjtë mund të jenë
Ata që s’duan që ta ruajnë, (- e kundërta),
Ujku lakmitar i rrëmben, i shqyen, (- e kundërta),
I sëmuri kërkon të fuqizohet tek i shëndoshi,
I marri e quan të çmendurin të ditur, (- e kundërta),
Njeriu shihet veç si kundërshtar i pabesë,
I mohohet falja dhe mëshira e denjë,
Kur kryen hakmarrje pa kuptim gjoja ka të drejtë?
Ai pra që mpiks aftësitë e njerëzve,
Çdo lloj krimi kryen dhe u quajtka i mirë?
Nuk e kaloka jetën pa lavdi? (- e kundërta).
Ai që shet gruan, bijtë dhe bijat e tij,
Burri që e ndan gruan e vet të ndershme
Dhe për çdo lloj shpagimi mizor krenohet,
Ai që gjoja e ndrydh seksin si asket me kast,
Lirinë dhe skllavin i bën hallka të djajve,
Dhe këtë e shpall si paqe… dhe si virgjëreshat turke
Që humbin dyfish në harem dhe trupin dhe shpirtin
I gëzohet madhështisë, siç gëzon i pasuri fodull
Që duke kapërcyer varfërinë e sheh të pëlqyer
Të qenurin në dukje i varfër, dhe e kërkon këtë
Si mëndjemadhi gjoja përkorjen dhe përulësinë.
Po kështu gjoja futet në çetën e të fortëve,
Ai që për të ngacmuar forcat
E një populli të dobët dhe pa shpresë
I jep fitimtarit një palmë pleshtash.
Kjo është bota e kthyer mbrapsht, (- e kundërta).
Poezia e mësipërme është e ngritur mbi simetrinë dhe njëkohësisht asimetrinë e ironisë dhe të kundërvënieve. Kjo poezi në shqip dhe latinisht meriton të përfshihet në çdo lloj antologjie serioze me kërkesa të larta estetike. Mund të thuhet që një poezi të tillë nuk e ka deri më sot asnjë krijues shqiptar. Kjo poezi është një klithmë humaniste, kundër dhunës dhe hipokrizisë. Bota ndryshe. Kjo poezi është një substancë mesianike për të gjithë ne shqiptarët. Kjo poezi të kujton për nga forca Xhon Miltonin anglez të “Parajsës së humbur”, por dhe diçka nga stili stigmatizues dhe rebel i Shekspirit. Që nga skaji i para katër shekujve Pjetër Bogdani e ka lënë të pashlyeshme dëshminë e tij testamentale.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Pjetër Bogdani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -