Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ilaqe antipsikotike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar


MesazhTitulli: Ilaqe antipsikotike   Thu Jun 17, 2010 11:40 pm

Per here te pare u paraqiten ne vitet 1950 dhe kane ndihmuar shume paciente me psikoze qe te vazhdojne nje jete normale duke lehtesuar simptoma si halucinacione (vizual & degjimor) dhe mendime paranojake. Kane simptoma te tilla si ngurtesi muskujsh, dridhje, & levizje abnormale, te cilat po i shtyjne studjuesit te vazhdojne kerkimin e tyre per ilace me te mira.

Vitet 1990s pane zhvillimin e disa ilaceve per shizofrenine, te cilat quhen "antipsikotike jotipike" (c'desha une qe e mora persiper kete! :D) Per arsyen qe ato kane me pak efekte anesore se sa ilacet e vjetra, tani ato perdoren qe ne fillim te trajtimit. Antipsikotiku jotipik i pari, clozapine (Clorazil) u prezantua ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitin 1990. Ne eksperimentet e para klinike, ky ilac tregonte qe ishte me i fuqishem se sa ilacet antipsikotike tradicionale apo tipike tek njerezit qe vuajne nga nje shizofreni qe reziston trajtimet dhe risku i tardive dyskinesia (nje semundje e levizjes) ishte me i ulet.

Megjithate, prej efekteve anesore te mundshme te nje semundje gjaku serioze, agranulocytosis (humbje e qelizave te bardha te gjakut te cilat luftojne infeksionin), pacientet qe marrin clozapine duhet te bejne analiza gjaku c'do 1-2 jave. Shqetesimet & cmimi i analizave te gjakut dhe ilaci, vete, e veshtiresojne mirembajtjen e clozapine per shume njerez. Clozapine, prap se prap, vazhdon te jete ilaci i zgjedhur per pacientet qe kane shizofreni qe rezistojne trajtimet.

Disa ilace te tjera antipsikotike jotipike jane zhvilluar pasi u prezantuar clozapine:
- risperidone (Risperdal)
- olanzapine (Zyprexa)
- quetiapine (Seroquel)
- ziprasidone (Geodon)
Secila ka efekte anesore, por gjeneralisht, keto ilace jane me te tolerueshme se sa ilacet e vjetra.

Te gjitha keto ilace kane vendin e tyre ne trajtimin e shizofrenise dhe doktorret do zgjedhin midis tyre. Ata do konsiderojne simptomat e pacientit, mosha, pesha, dhe histori personale/mjekesore te familjes.

Disa ilace jane teper te fuqishme, dhe doktorri mund te keshilloje nje doze te vogel. Per ilacet e tjera qe nuk jane shume te fuqishme nje doze me te larte mund te keshillohet.

Ndryshe nga disa ilace te porositura nga doktorri (te cilat duhet te merren disa here ne dite), disa ilace antipsikotike mund te merren vetem 1 here ne dite. Qe te pakesojne efekte anesore gjate dites, si per shembull pergjumesi, disa ilace mund te merren ne darke. Disa ilace antipsikotike mund te jepen 1 apo 2 here ne muaj me gjilpere.

Me e shumta e efekteve anesore te ilaceve antipsikotike jane te buta. Shume prej tyre pakesohen apo zhduken pas disa javeve te para te trajtimit. Keto perfshijne gjumesia, rrahje e shpejte e zemres, dhe marramendje kur ndryshon pozicionin.

Disa njerez vejne peshe kur marrin keto ilace dhe u duhet te kujdesen per dieten & ushtrimet fizike qe te kontrollojne peshen e tyre. Efekte te tjera anesore mund te perfshijne ne probleme ne aftesite/interesi seksual, probleme me periodat menstruale, djegje lekure nga dielli, ose irritime te lekures. Ne qofte se nje efekt anesor shfaqet, duhet ti tregoni nje doktorri. Ai/ajo mund te keshilloje nje ilac tjeter, ndryshoje dozen ose orarin e amrrjes se ilaceve, ose mund te keshilloje nje ilac tjeter qe te pakesoje efektet anesore.

Ashtu sic ndryshon reagimi i njerezve me ilacet antipsikotike, ashtu ndryshon edhe sa shpejt gjendja e tyre permiresohet. Disa simptoma zhduken brenda disa diteve; te tjerat marrin jave apo muaj. Shume njerez shikojne permiresim brenda 6 javeve te trajtimit. Ne qofte se s'ka permiresim, doktorri mund te provoje nje ilac tjeter. Doktorri s'mund te thote qe ne fillim cili ilac do ndihmoje pacientin. Shume here, njeriu duhet te provoje disa ilace perpara se te gjeje nje qe e ndihmon.

Ne qofte se nje njeri ndihet me mire ose komplet ne rregull, ilaci s'duhet ndaluar pa i folur doktorrit. Mund te jete e domosdoshme qe te vazhdosh ta marresh ilacin qe te vazhdosh te ndihesh mire. Ne qofte se, pas nje keshillimi me doktorrin, merrni vendimin qe mos vazhdoni ilacet, eshte e rendesishme te vazhdosh se keshilluari me doktorrin edhe pse nuk i merrni me ilacet.

Shume njerez me crregullim bipolar, per shembull, u duhet nje ilac antipsikotik per nje kohe te shkurter gjate nje episodi maniak deri sa ilaci stabilizues merr efekt. Ne anen tjeter, disa njerezve mund tu duhet te marrin ilace antipsikotike per nje kohe shume te gjate. Keta njerez kane nje shizofreni kronike, ose kane nje histori me episode shizofrenike te perseritura, dhe ka mundesi te semuren perseri.

Gjithashtu, ne disa situata, nje person qe ka perjetuar nje ose dy episode te ashpra mund ti duhet te marri ilace per nje kohe te pacaktuar. Ne keso raste, mund te vazhdohet me medikamente, te cilat ne dozen me te ulet te mundshme do te mund te mbajne kontroll te simptomeve. Ne keto situata, ilaci mund te vazhdohet me nje doze sa me te ulet qe te mbajne kontroll te simptomave. Kjo menyre, e quajtur trajtimi i mirembajtjes, parandalon riparaqitjen e semundjes tek shume njerez dhe i pakeson apo asgjeson simptomet tek tjeret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilaqe antipsikotike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: