Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Shkencëtarët zbulojnë ilaçin shërues për pacientët me kancer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Shkencëtarët zbulojnë ilaçin shërues për pacientët me kancer   Thu Jun 17, 2010 12:48 pm

Shkencëtarët zbulojnë ilaçin shërues për pacientët me kancer


Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për pacientët që vuajnë nga disa lloje kanceri. Ilaçi i ri, quhet Olaparib dhe sipas shkencëtarëve arrin të bllokojë rritjen e qelizave kancerogjene që shkaktohen nga një ndryshim i pazakontë gjenetik.
Një shtetase amerikane, Irina Slutsky është trajtuar disa herë nga kanceri i vezoreve, pa sukses. Por shpresa i është kthyer pas marrjes së ilaçit Olaparib. “Më parë nuk bëjë dot asgjë për veten, mezi ngrihesha nga krevati, tani kam filluar punën normalisht dhe merrem me gjithë detyrat e tjera si nën”- shprehet ajo. U deshën disa muaj që tumori të zvogëlohej dhe dhimbja t’i ikte. Njerëzit që kanë ndryshimin gjenetik të njohur si BRCA, që mund të jenë 1 në 1 mijë, kanë rrezik më të madh të preken nga kanceri i gjirit, i vezoreve, pankreasit dhe prostatës.
Studimi
Rreth 60 burra e gra iu nënshtruan provës së parë me ilaçin e ri olaparib. Vetëm 22 prej tyre kishin ndryshimin gjenetik BRCA.
Të gjithë pacientët morën fillimisht një dozë të vogël të ilaçit dhe pas tre javësh ajo u shtua në 600 miligramë. Mjekët thonë se tumori u zvogëlua në 40 për qind të rasteve të pacientëve me genin BRCA që kishin edhe formën më agresive të kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatës. Ilaçi Olaparib vepron ndryshe nga ilaçet e deritanishëm. Ndërsa qelizat rriten e shumohen,shpesh ato dëmtohen. Një enzimë e quajtur PARP, vepron për riparimin e tyre. Ilaçi Olaparib godet pikërisht enzimën PARP në qlizat kanceroze që shkaktohen nga geni BRCA.
Specialistët
Mjeku Erik Ëiner, i Institutit të Kancerit Dana Farber, thotë se ilaçi i ri përbën lajm të mirë veçanërisht për gratë. “Rezultatet pozitive u panë tek gratë që kishin formën më të rëndë të kancerit.”Mjekët thonë se është ende tepër herët të thuhet në se Olaparibi do të jetë një ilaç magjik. Do të duhen prova të tjera para se të konfirmohet efektshmëria e ilaçit. Studimi u krye nga mjekët në Britani dhe u mbështet me financime nga firma farmaceutike Astra Zeneca.


Shkaktarët e tumorit të gjirit te gratë

Tumori i gjirit është sëmundja më e përhapur te femrat, ku në të gjithë boten shënohen miliona raste vdekjeje në të gjithë botën. Studiuesit thonë se shkaktarët që çojnë në krijimin e tumoreve kanë origjinë të ndryshme. Por, e veçanta e sëmundjes është se nëse kapet në fazat e para, pacientët kanë mundësi më të mëdha për të jetuar. Ndërkohë që kurat që përcaktojnë mjekët janë intensive dhe të shtrenjta. Faktori më i rëndësishëm i rrezikut për karcinomën e gjirit është mosha. Në fakt, rreziku për t’u sëmurur shtohet me kalimin e viteve, dhe përveç kësaj shtohet në raste të tjera si trashëgimia familjare për tumoret e gjirit dhe të vezores; kur nuk ka asnjë shtatzëni (ose shtatzënia e parë pas 35 vjetësh); mbipesha pas menopauzës. Ndërsa vihet re që aktiviteti fizik ka një rol të favorshëm, nuk është akoma e qartë nëse ekziston ndonjë dietë që mund të reduktojë rrezikun për tumoret e gjirit; gjithsesi këshillohet një konsum sa më i madh i frutave të freskëta dhe i perimeve; Studimet e bëra në të gjithë botën vitet e fundit, kanë lejuar të qartësohet më mirë roli i terapisë hormonale zëvendësuese (domethënë, të atyre ilaçeve hormonale të përdorura nga shumë gra pas menopauzës për të lehtësuar shenjat dhe për të zvogëluar komplikimet e lidhura me këtë fazë të veçantë të jetës). Hormonet, sidomos terapia e kombinuar estro-progestinica, mund të influencojnë në rritjen e rrezikut. Prandaj ndjekja e terapisë me hormone duhet të jetë e justifikuar dhe e kontrolluar.

Parandalimi, mënyrat se si mund të veprohet
Kur flitet për “parandalim” për një sëmundje si karcinoma e gjirit, duhet gjithmonë të dallohen dy strategji të sakta e gjithsesi të ndërlidhura ndaj tyre. Njëra është parandalimi parësor që ka lidhje me zbulimin e faktorëve të rrezikut dhe marrja e masave për të reduktuar rrezikun që deri më sot është e vështirë të aplikohet. Tjetra është parandalimi dytësor që është diagnoza e parakohshme ose më mirë paradhënia diagnostike. Do të thotë të zbulohet tumori në fazat e tij fillestare, kur nuk është akoma klinikisht i vlerësuar (me anë të mamografisë dhe ekografisë) dhe pothuajse në të gjitha rastet komplet
i shërueshëm. Një sektor i ri është parandalimi me ilaçe. Me këtë term ndikohet tentativa për të parandaluar shfaqjen e tumoreve nëpërmjet marrjes së substancave që përmbajnë elemente natyrale ose sintetik, të aftë në reduktimin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Kjo ka filluar që në vitet ’90 dhe rezultatet e para dëshmojnë që, parandalimi me ilaçe vepron me efikasitet në reduktimin e mundësisë së shfaqjes së tumorit të gjirit. Njëkohësisht, është e mundur të eliminohen apo të reduktohen efektet penguese të lidhura me marrjen e ilaçeve mbrojtëse.


Si kurohet?
Akoma në ditët e sotme, kirurgjia, është arma më e efektshme në terapinë e tumorit të gjirit. Teknologjitë e ndërhyrjes janë kryesisht dy: konservuese (ruajtëse) dhe shkatërruese. Teknologjia konservuese bazohet në heqjen e një pjese të vetme të sëmurë të gjirit (zakonisht një kuadrat) dhe është e mundur kur tumori është me përmasa të reduktuara.
Teknologjia shkatërruese (mastektomia), është gjithnjë e më e rrallë dhe parashikon heqjen komplet të gjirit dhe është e nevojshme kur tumori është mjaft i përhapur. Në këto raste i drejtohet gjithnjë e më shpesh kirurgjisë rindërtuese, dhe kur është e mundur bëhet në të njëjtën sallë operimi. Por, fatkeqësisht është e mundur vetëm në pak qendra me cilësi të lartë. Të dyja këto teknologji kirurgjikale kërkojnë heqjen e nyjëzave limfatike nën sqetull. Por kohët e fundit, metoda e “nyjëzave limfatike roje” që lejon në analizimin e vetëm një nyjëze limfatike nën sqetull, mund të arrijë të përcaktojë nëse nyjëzat limfatike nën sqetull marrin pjesë apo jo. Me anë të kësaj teknike mund të shmanget hapja (prerja) nën sqetull, duke zvogëluar kështu rrezikun e linfodemës së krahut të operuar.

Radioterapia
Radioterapia është e lidhur me kirurgjinë konservuese, kur ka
rrezik që në indet përbërës të gjirit që ngelet, qeliza tumorale mund t’i japin jetë një rikthimi, (por kjo ndodh vetëm në 5% të rasteve.) Efektet penguese me aparaturat moderne janë minimale.

Terapitë Mjekësore
Këto terapi kanë si qellim të sulmojnë sëmundjen kudo që ndodhet në organizëm, për kurimin e metastazave të shfaqura ose të fshehura. Terapitë Mjekësore ndahen në: kimioterapi, terapi me hormone, terapia imunologjike.
Kimioterapia
Kimioterapia konsiston në dhënien e ilaçeve që shkatërrojnë, me një aktivitet helmues selektiv, qelizat tumorale. Janë me më efekt, kur sa më i lartë të jetë shumimi i qelizave dhe për këtë fatkeqësisht mund të dëmtojnë dhe indet normale aktivisht shumues (palca e kockës, qelizat e zorrëve, bulb i flokut, etj,…)
Terapia me hormone
Terapia me hormone përdor ilaçe që janë në gjendje të bllokojnë stimulimin e qelizave të mundshme tumoriale të pranishme në organizëm, nga ana e hormoneve. Kjo është e vërtetë sidomos në tumoret që përmbajnë të ashtuquajturat “hormone receptori (marrës)”.
Terapitë imunologjike
Terapitë imunologjike influencojnë të ashtuquajturit “kundërtrupat monoklonalë” që sulmojnë qelizat tumorale me karakteristika bimolekulare të posaçme. Gjithçka më sipër i përket një tumori prezent.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shkencëtarët zbulojnë ilaçin shërues për pacientët me kancer
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Syzet e reja zbulojnë entitetet e padukshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: