Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Fusha elektrike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Fusha elektrike   Mon Jun 14, 2010 8:54 pm

Në fizike, hapësira që rrethon një ngarkese elektrike ose në prezencën e një fushe magnetike që ndryshon në kohë ka një veti që quhet fushe elektrike (e cila mund të barazohet me densitetin e fluksit elektrik). Kjo fushe elektrike shkakton aplikimin e një force në çdo trup tjetër të ngarkuar elektrikisht. Koncepti i fushës elektrike u fut për herë të para nga Majkell Faradei.

Fusha elektrike është një fushe vektoriale me njësi SI në Njuton për kulomb (N C−1) ose, në mënyrë ekuivalente, volt për metër (V m−1). Fuqia e fushës në një pikë përcaktohet si forca që do të aplikohej mbi një ngarkese prove pozitive me +1 kulomb të vendosur në atë pikë; drejtimi i fushës jepet nga drejtimi i forcës. Fusha elektrike përmban energji elektrike me një densitet energjie që është proporcional me katrorin e intensitetit të fushës. Fusha elektrike është për ngarkesën elektrike ashtu si është nxitimi gravitacional për masën dhe densiteti i forcës është për volumin.

Një ngarkese lëvizese nuk ka vetëm një fushë elektrike po gjithashtu edhe një fushe magnetike, përgjithësisht fushat magnetike dhe elektrike nuk janë fenomene komplet të ndryshme; diçka që njeri mund ta perceptoje si fushe elektrike, një observator tjetër në një sistem reference tjetër e percepton si një bashkim të fushave elektrike dhe magnetike. Për këtë qellim, njeri mund të flasë për "elektromagnetizmin" ose për "fushat elektromagnetike." Në mekanikën kuantike, shqetësimet e fushës elektromagnetike quhen fotone, dhe energjia e fotoneve është e kuantizuar.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Fusha elektrike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -