Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ilaqe të dobishme popullore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar


MesazhTitulli: Ilaqe të dobishme popullore   Mon Jun 14, 2010 1:34 pm

Ilaqe të dobishme popullore













<blockquote class="postcontent restore">


1.)Mjalti prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka
veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet.
Gjithashtu heq helmimet apo materialet e huaja dhe ul "edema" ose
fryrje,pra ka aktivitet "anti-inflammatory".

2.)"Ekziston një bimë e kuqe,e madhe sa një kokërr portokalli që njihet
në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA.
Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.
Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me
radhë. Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme.
Gjithashtu është përdorur si punë çamçakizi për të mbajtur të
shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.
Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e
famshme indiane "Keri".
Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit
seksual).
Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2,në disa sëmundje mëlçie dhe për
parazitë."

3.)Kura per Ulceren

a.)lule basani është një nga bimët me te rëndësishme qe rekomandohet për
kurimin e ulcerës ne stomak.
Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime ne një përzierje me vajin e
ullirit,lihet për rreth 40 dite ne një ene prej qelqi.
Kur kjo mase te marre një ngjyre te kuqërremte,atëherë mund te përdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te përdoret cdo mengjes derisa ajo te
japë rezultatin e dëshiruar.

b.)Perzierja e majdanozit,Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite.Pas kësaj përzihet një
luge piper i zi i bluar,1 luge sheqer,pak kine e shtypur dhe vezë e
rrahur.
Me kete perzierje behen hape,te cilat pihen nga 3 ne dite.
Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.

4.)Hurdha

Ne qoftese keni kolesterolin e larte,cdo mengjesi rekomandohet te
pertypni gjysem boceje hurdh.

5.)Ne qoftese vuani nga mos tretja e ushqimit,zieni dy boce hurdha ne
200ml qumesht,kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga asma.</blockquote>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:45 pm

HURMAPer kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA
Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKUËshtë një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:45 pm

Bari i tëmblagjakut kuron tensionin e lartë


Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët e rëndësishme që ndihmon në kurimin e sëmundjeve, duke filluar që nga kolla e deri në ato më të rënda, siç është kanceri.

Bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli shumë i pasur me alkaloide.

Kura
Falë kësaj përbërjeje bari i tëmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë. Lëngu jep efekte pozitive edhe në funksionimin sa më të mirë të zemrës. Një rol të rëndësishëm luan tëmblagjaku në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar dhe qarkullimin e tij. Bima ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të këtij organi kaq të rëndësishëm. Tëmblagjaku ka dhe veti fitoncide. Me mjaft sukses është përdorur kjo bimë për të parandaluar shfaqjen e kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumorëve, për shkak të elementeve që përmban. Në sajë të vetive kuruese, tëmblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmotik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë e shton rrjedhjen e tëmthit. Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe si qetësues i dhembjeve në sëmundjet e fshikëzës së tëmthit. Shërben edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma

Përdorimi
Të sëmurët këshillohet të marrin lëngun menjëherë pas nisjes së krizave, sidomos kur ato nisin gjatë natës. Edhe në sëmundjet e stomakut kjo bimë ka dhënë rezultate pozitive, në veçanti për qetësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme. Pjesët kurative përbëhen nga pjesa mbitokësore, e lulëzuar dhe e tharë e tëmblagjakut. Në krahina të ndryshme bima mund të gjendet edhe me emrat letrapeci i madh ose lulja e jodit. Kjo bimë rritet në vende gurishtore me lagështirë buzë arave, nga zonat e ulëta deri në ato subalpine. Tëmblagjaku është bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe thellësisht të prera, të buta e të gjelbra. Lulet janë të verdha. Bima lulëzon nga muaji prill deri në verë. Për përgatitjen e lëngut, që do shërbejë si mjekim, nevojitet gjysmë luge kafeje nga bima e thatë dhe e grimcuar, që hidhet në një ene ku shtohet një gotë me ujë që zien. Masa duhet të rrijë për 15 minuta, më pas lëngu kullohet. Prej tij pihet 1 deri 2 lugë gjelle çdo tri orë. Në rast se dhimbjet vazhdojnë, doza përsëritet gjatë ditës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:46 pm

Largoni kollën me çajin e gështenjës

Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

Çaji me gjethet
Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajt, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

Bronket
Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. Çaji ka dhënë rezulate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të patur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është 3 deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet patur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:46 pm

Farat e gjembgomarit eliminojnë gurët në tëmth


Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.

Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Çaji ndihmon mjaft në lehtësimin e cirozës. Këshillohet që të pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë. Pluhuri ose çaji i përftuar prej farave të bimës rekomandohet të pihet nga të sëmurët që kanë probleme me tëmthin. Ndër kryesoret janë ato të fshikëzës së tëmthit apo gurët që shkaktojnë dhimbje. Ky çaj rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth, si dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve, duke eliminuar edhe dhimbjet. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Rezultate pozitive jep edhe te të sëmurët me verdhëz. Pirja e çajit të gjembgomarit do të sillte efekte të menjëhershme për shërimin e sëmundjes. Te njerëzit që vuajnë nga sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të bimës menjëherë pasi të konstatoni rritje të temperaturës. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Çaji përdoret edhe në mjekimin e majasëllit dhe në zgjerimin e venave, duke ndihmuar në qarkullimin sa më të mirë të gjaku. Pjesët që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve janë farat e thara të gjembgomarit. Gjembi është bimë e vendeve të papunuara të zonave fushore, shumë e përhapur në Shqipëri. Bima ka gjethe me buzë të valëzuara dhe me gjemba të mprehtë, të gjelbër, të errët dhe të ndritshëm në pjesët e sipërme. Në brendësi të gjethes është i pajisur me njolla të bardha e të theksuara. Koka e lules është e pajisur me fije të shumta të kuqe purpuri. Mbështillet nga gjemba shumë të mprehtë, lulëzon në muajin qershor deri në muajin gusht. Pjesët që përdoren për të luftuar sëmundjet fitohen duke tharë kokën e gjembit, të mbledhur pak përpara pjekjes së plotë. Bima duhet tharë në vende të ngrohta e të ajrosura


Paketë këshillash
Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit.
Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.
Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.
Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.
Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.
Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:47 pm

Mbroni zemrën me lëngun e murrizit


Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë.

Sëmundjet
Janë pikërisht acidet tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e arterieve në përgjithësi dhe arterieve konore në veçanti. Janë pikërisht këto arterie, që bëjnë të mundur furnizimin e muskulit të zemrës me gjak , duke fuqizuar dhe muskulaturën e zemrës. Me rezultate të mira mjekuese ato përdoren në format e lehta të pamjaftueshmërisë së koronorëve, në çregullimet, që vijnë nga mosfurnizimi i mirë i trurit me gjak si dhe në sëmundjet e zemrës pas sëmundjeve infektive. Aminopurina është një nga substancat e rëndësishme, që ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut. Duke u mbështetur në vetitë shumë të rëndësishme të bimës, çaji i përftuar prej saj përdoret si mjet për fuqizimin e zemrës së dobësuar nga shqetësimet me prejardhje nervore. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme. Gjithashtu, çaji i përftuar nga zierja e luleve dhe frutit të grimcuar të murrizit, shërben në rastet e presionit të ngritur të gjakut, pra kur të sëmurët vuajnë nga hipertensioni. Gjethet e reja dhe të thara pihen bashkë me duhanin ose zihen në formë çaji dhe përdoren kundër arteriosklerozës. Një tjetër ndihmesë jep kjo bimë te njerëzit, që kanë vështirësi në frymëmarrje. Pirja e çajit të ëmbëlsuar me mjaltë do të sillte përmirësim të menjëhershëm të shëndetit. Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia natën, është vërtetuar se pirja e çajit të murrizit është ndër çajrat, që rikthen në mënyrë të menjëhershme gjumin e humbur. Një gotë me lëngun e bimës përpara se të shtriheni do të japë rezultate pozitive.

Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojiten dy lugë me lulet dhe frutet e grimcuara të bimës çudiberëse të murrizit. Kjo masë hidhet në një enë, së cilës i shtohet një filxhan çaji me ujë shumë të nxehtë. Ena mbulohet dhe lihet në qetësi deri sa të ftohet. Më pas përmbajtja kullohet dhe lëngu i përftuar ëmbëlsohet sipas dëshirës. Çaji këshillohet të pihet 2 deri 3 herë në ditë. Për kurimin e sëmundjeve kjo bimë mund të përdoret edhe në formë tinkure, për përgatitjen e së cilës nevojiten 20 gramë lule ose frute të grimcuara të bimës. Kjo masë hidhet në shishe, të cilës i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Lihet në qetësi për 10 ditë, më pas kullohet. Në një gotë me ujë hidhen deri 25 pika dhe pihet 3 herë në ditë. Tinkura rregullon të rrahurat zemrës dhe lehtëson gjumin. Bima e tharë duhet të ruhet në vende të ajrosura, të freskëta, pa lagështirë. Ajo mund t’i ruajë aftësitë e saj kurative deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   Thu Aug 26, 2010 3:50 pm

Keni gjakderdhje nga mishi i dhembeve:

Pas larjes se dhembeve shtojini nje luge kripe deti ne njegote me uj te ngrohet
dhe gargarisni.Ne qofte se nuk eshte fjhala per ndonje semundje te sistemit te koagulimit
te gjakut ,ky te shumten e rasteve shpejt do te nderpres gjakderdhjen .Ne qofte se rregullisht e perseritni kete veprim ,mishi I dhembeve do te forcohet.Parakusht eshte natyrisht larja erregullt dhe kujdesi per shendetin e dhembeve.



I thati (furunkuli):

Perzieni pak buke me qumesht te valuar dhe vendosni midis dy shtresave te fashave.pastaj hudheni mbi te thatin dhe kapeni me leucoplast per lekure.Ne kete menyr ne siperfaqe do te nxirret qelbi dhe I thati shpejt do te pelcas.
Megjithate nese nuk ndodh keshtu mbrenda 2-3 ditesh duhet kerkuar ndihmen e mjekut.



Djegia e lehte e siperfaqeve te vogla te lekures:


Vendoseni menjeher ne vendin e djegur nje katror akulli dhe mbajeni 10 minuta
Ne vendin e djegur nuk do te krijohen fshikeza.Eshte mire qe ne shtepi te mbani bimen ALOE VERA (nje lloj kaktusi) .Ne qofte se digjeni, shkeputni ca flet dhe shtrudhni qe te nxiret nga to lengu sherues qe kjo bim mban I cili do ta zbus dhembjen do te pengoj infektimin dhe do te nxis sherimin.Edhe mjali sheron-lyeni vendin e djegur me nje shtrese te holle mjalti dhe mbulojeni me nje fashe .Perseriteni ket veprim cdo 2deri ne 3 ore .


Ruajtja e lengjeve ne organizem:

Ne nje gote hidhni dy luge bar tamli (TARAXACUM OFFICINALE) she shtoni uj te valuar ne menyre qe te perfitoni qaj nga bari i tamlit .Mbulojeni dhe lereni te qendroj dhjete minuta dhe pastaj pijeni.
Para menstruacioneve pini tri gota qaj ne dite ne menyre qe te zbuteni enjetjen dhe mbufatjen.


Sy te lodhur:

Pika vaji eterik te lules se portokallit te eger,pika kamomile apo lavande,derdhni ne nje gjysme litre uj dhe perzijeni mire .Njomi dy fasha pambuku shtrydheni tepricen dhe vendosni dyja fashat ne sy .Ne qofte se bartni thjereza I hiqni para se te veni fashen .Kujdes nese jeni alergjik ndaj materieve te permendura ky nuk duhet te jet ilaq per ju

Kolla :

Prisni disa thelba hudhre apo nje qepe ne grimca te holla (edhe hudhra edhe qepa kan veprim antiseptic) mbulojeni me nje shtrese mjalti dhe lereni te qendrojne ashtu dy deri ne tri ore Lengun te cilin do ta perfitoni pijeni gjat dites .ne qeofte se ju mundon kolla eshte me rendesi te pini legjne te mjaftueshme se paku 2-3litra ne dite

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ilaqe të dobishme popullore   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilaqe të dobishme popullore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Legjenda popullore te ndryshme...
» Anekdota popullore dhe satira autoriale
» Demonologjia Popullore
» Bestytnite ne kulturen popullore
» Ylberi në legjenda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: