Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Pushimet, 10 medikamentet që nuk duhet të harroni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Pushimet, 10 medikamentet që nuk duhet të harroni   Sun Jun 13, 2010 12:06 pm

Nga ilaçet për stomakun tek balsami për djegiet nga dielli, ja 10 medikamentet që nuk duhet t’i harroni gjatë pushimeve të verës



Nga ilaçet për stomakun tek balsami për djegiet nga dielli, ja 10 medikamentet që nuk duhet t’i harroni gjatë pushimeve të verës

Hidrokortizon: 1% krem

Përse nevojitet?

Ndihmon në qetësimin e të gjitha llojeve të acarimit në lëkurë. Është i përdorshëm, p.sh për djegiet nga dielli, të cilat nuk reagojnë nga kalamina e zakonshme apo ekzemat.

Si duhet të përdoret?

Aplikojeni në shtesë të hollë, një apo dy herë në ditë.

Përse duhet të shqetësoheni? Sigurohuni të dini që ky lloj medikamenti mund të shkaktojë kërpudha të ngjashme me sëmundjen e atletit.

Loperamidë

Përse nevojitet?

Të lehtëson nga diarrea, çfarëdo shkaku të ketë ajo. Nëse keni irritim të zorrës nga tejkalimi i ushqimeve pikante apo nga helmimi i ushqimit, loperamida do t’u ndihmojë.

Si duhet të përdoret?

Merrnidy kapsula 2 miligramëshe pas çdo episodi diarreje, por jo më shumë se tetë në ditë.

Përse duhet të shqetësoheni?

Duhet t’i ndaloni ato, sapo të mos keni më diarre ose do të shkaktoni problemin e kundërt.

Antacidi

Përse nevojitet?

Antiacidi do t’u lehtësojë ngatretja e keqe e ushqimit apo urthi, të cilat falë tejkalimit me ushqimin apo me pijen, janë pjesë e pandashme e pushimeve të verës.

Si duhet të përdoret?

Varet nga medikamenti që keni blerë-ndiqni instruksionet që ndodhen në të. Shumica merren për aq sa keni nevojë. Lëngjet zakonisht kanë efekt më të shpejtë se tabletat, por nuk janë aq të lehta për t’u marrë me vete.

Përse duhet të shqetësohem?

Nëse jeni mbi të 40-at dhe jeniduke vuajtur nga ndonjë atak i ashpër i mostretjes, nëse ndjeheni keq dhe antiacidi nuk ndikon fare, duhet t’i drejtoheni ndonjë ambulance: ka rrezik të kaloni një atak kardiak.

Ibuprofeni

Përse nevojitet?

Për më shumë se 100 sëmundje dhe dhimbje, përfshirë këtu migrenën, dhimbjen e kokës nga të pirit, lodhjet dhe ndrydhjet, dhimbjen e dhëmbit dhe të shpinës. Versioni për fëmijë shërben edhe për reduktimin e etheve gjithashtu.

Si duhet të përdoret?

Doza e zakonshme për të rriturit është dy tableta 200 mg, tre ose katër herë në ditë. Për fëmijët, kontrolloni instruksionet në kuti.

Përse duhet të shqetësohemi?

Sigurohuni që të merrni ilaçin, pasi keni ngrënë dhe shmangeni atë, nëse jeni mbi moshën 65 vjeç apo vuani nga probleme të mostretjes apo ulçera, pasi mund t’u sjellë probleme stomaku.

Antihistamina

Përse nevojitet?

Reaksione alergjike, të tilla si pickime grerëzash apo insektesh. Mund të ndihmojë edhe kur jeni me ethe.

Si duhet ta përdorni?

Kjo varet nga lloji i antihistaminës që keni blerë.

Përse duhet të shqetësoheni?

Antihistamina nuk ju bën punë për çdo lloj irritimi. Ajo nuk kuron shpimin nga gjembat, për shembull.

Paracetamol

Përse nevojitet?

Ky vrasës mesatar dhimbjesh është i nevojshëm për dhimbje të lehta si dhe nuk shkakton probleme në stomak.

Si duhet ta përdorni?

Doza për të rriturit është një ose dy tableta 500mg çdo katër orë, por jo më shumë se 8 copë në ditë. Sa për fëmijët, duke të ndiqni instruksionet në pako.

Përse duhet të shqetësoheni?

Jo për shumë, paracetamoli nuk ka asnjë efekt anësor.

Hioskina

Përse nevojitet?
Për të ndjerit keq nga udhëtimi, edhe pse transporti mund të bëhet me makinë, varkë, aeroplan apo gamilje.

Si duhet ta përdorni?

Tabletat duhet të merren rreth 30 minuta para se të niseni. Ka një tjetër formë hioskine, e cila vendoset pas veshit, 6 orë para nisjes së udhëtimit, ndërkohë që efekti i saj zgjat deri në tre ditë. Mund të përdoret vetëm nga të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç dhe blihet vetëm me recetë.

Përse duhet të shqetësoheni?

Mund të shkaktojë përgjumje apo mjegullim të pamjes, ndaj duhet të siguroheni që nuk keni për t’i dhënë makinës, pasi merrni një dozë.

Levonell

Përse shërben?

Për t’i shpëtuar një situate, kur të pirit me tepri u ka bërë të harroni kontraceptivin. Është 99 për qind efektiv.

Si duhet të përdoret?

Merrni një tabletë të vetme brenda 72 orëve të “aksidentit”.

Përse duhet të shqetësoheni?

Mund të humbasë efektin, nëse ju keni të vjella deri në dy orë pasi e keni marrë atë. Për pjesën tjetër, duhet t’i riktheheni kontraceptivëve dhe nëse periodat u vonohen, blini një test shtatzanie.

Kremi hidratant

Përse shërben?

Është një zbutës i shkëlqyer, i cili e ndihmon lëkurën e tharë nga dielli apo të dehidratuar. Ndihmon gjithashtu për të qetësuar një ekzemë të aktivizuar.

Si duhet ta përdorni?

Duhet ta shpërndani mbi lëkurë- përdorni aq shumë sa t’u pëlqejë.

Përse duhet të shqetësohem?

Nëse irritimet e lëkurës janë më të rënda, atëherë ndoshta është koha për të përdorur ndonjë krem hidrokortizoni apo antibakterial.

Ilaçin tuaj të zakonshëm

Përse shërben ai?

Për t’u siguruar që nuk do të keni një rikthim të sëmundjes që keni kuruar. Me këtë, ju nuk do të harxhoni kohë gjatë pushimeve, duke kërkuar sa në një farmaci në tjetrën.

Si duhet ta përdorni?

Ju duhet ta dini mirë këtë gjë. Fiksojeni në mendje se medikamenti i blerë rastësisht në ndonjë farmaci mund të ketë një mënyrë tjetër përdorimi apo dozë të ndryshme, ndaj siguroheni të informoheni për këtë.

Përse duhet të shqetësoheni?

Mos e lini pasdore marrjen e një recete nga doktori juaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pushimet, 10 medikamentet që nuk duhet të harroni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk duhet te kemi frike nga vdekja
» Pushimet sipas Zodiakut
» Ritual - te harrosh nje person
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» Ngjarje që të lënë pa mend

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: