Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Medikamente, për sëmundje psikike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Medikamente, për sëmundje psikike   Fri Jun 11, 2010 7:48 am

Medikamentet për sëmundjet psikike nuk shërojnë sëmundjet psikike, por në shumë raste, mund të ndihmojne personin të funksionoje pavarësisht nga vështirësitë e vazhdueshme. Për shembull, medikamente si chlorpromazine mund të fikin "zërat" që dëgjohen nga disa njerëz me psikoze & mund te ndihmoje ata ta shikojnë realitetin më pastër. Antidepresants mund te largojne merzite ose te lehtësojnë gjendjen shpirtërore. Shkalla e efektit te ilaceve ndryshon prej shume faktesh qe kane te bëjnë me njeriun dhe sëmundjen qe po trajtohet.

Sa gjatë duhet për një njeri të vazhdoje trajtimet varet nga njeriu & sëmundja. Disa njerëz të depresionuar apo të shqetësuar mund t'i duhen barnat për nje periudhë kohe (ndoshta per disa muaj ose vjet) dhe mos u nevojitet t`a përdorin përsëri kurimin. Njerëzit me sëmundje si skizofrenia apo sëmundje bipolare (gjithashtu sëmundje maniake-depresinuese), ose ata që kanë depresion & shqetësim kronikë, mund t'u nevojitet të kurohen për një periudhe të papërcaktuar ose gjatë gjithë jetës së tyre.

Si ç'do medikament, ilaçet psikoterapie nuk prodhojnë të njëjtin efekt tek të gjithë. Disa njerëz mund të reagojnë më mirë me një ilaç se sa një tjetër. Disave mund t'u duhen doza më të larta se sa të tjereve. Disa kanë pasoja, dhe disa të tjerë nuk kanë. Mosha, gjinia, madhesia & kimia e trupit, sëmundje fizike & trajtimet e tyre, dieta dhe zakonet (si për shembull cigarja) janë disa prej faktorëve që mund të influencojnë në efektin e një ilaçi.

Pyetje për mjekun:

Ju dhe familja juaj mund të ndihmojnë mjekun të përcaktoj kurën e nevojshme për ju. Mjeku duhet të dijë historinë tuaj shëndetësore, nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera, dhe plane për jetën si për shembull shpresa për t`u martuar ose për të pasur fëmijë. Pasi keni marrë ilaçet për disa kohë, duhet ti tregoni mjekut rezultatet dhe efektet anësore, gjithashtu. FDA (Food & Drug Administration) sugjeron që pacienti të bëje pyetjet e mëposhtme kur u është këshilluar një medikament:

-Ç`farë është emri i medikamentit & ç`farë është supozuar që ta bëjë?
- Si & kur duhet ta merrni, dhe kur duhet të ndaloj konsumimi i ilaçit?
-Ç`farë ushqimesh, pijesh, apo ilaçe të tjera duhet t'i shmangem?
-Duhet të merret ilaçi me ushqim apo me barkun bosh?
-Është e dëmshme të pish pije alkoolike kur je duke marrë ilaçet?
-Ç`farë janë efektet anësore & ç`farë duhet të bëj në rast se ndodhin?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
gramshii
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3

MesazhTitulli: Re: Medikamente, për sëmundje psikike   Wed Dec 01, 2010 9:27 am

Per nje femije te moshes 8vjec qe eshte me autizem dhe qe me kane rekomanduar per ti perdorur nje ilac ZOLOFT.A eshte e mundur te perdoret per kete semundje dhe a jep efekte anesore?Nqs eshte e mundur perdorimi i tij,ne cfare sasie duhet perdorur?(kam pyetur ne farmaci kishte kokra zoloft por trembesha ti marr sepse mendoja mos kane efekte anesore e mund ti bejn me teper dem sesa mire femijes)Ju lutem me ndihmoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Medikamente, për sëmundje psikike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si te heqim krizën psikike
» Psikologjia e religjiozitetit
» Psikologji

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: