Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Bizelet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Bizelet    Sat Mar 02, 2013 10:50 pm

Bizelja ( Pisum Sativum) bën pjesë në grupimin e madh të fasuleve, që përfshihet në familjen e Papilonaceve.
Origjina e saj është akoma e pasigurt, por mendohet që vjen nga Azia: pati një përhapje të madhe në Indi, nga ku kaloi në Kinë e më pas në Europë rreth viteve 1600. Bima e bizeles është një bimë njëvjeçare, e shkurtër dhe zvarranike, me rrënjë pothuajse në sipërfaqe me gjatësi që arrin edhe 2 metra. Lulet e bizeles janë të bardha, të verdha apo jeshile të hapët dhe paraqiten të vetmuara apo në grupe dy-tre elementësh, kurse frutat janë bishtaja të sheshta, pak të përkulura me ngjyrë jeshile apo të verdhë: brenda janë farat e ngrënshme(deri në 12 copë) me formë pak a shumë të rrumbullakët, jeshile, të verdha, apo të bardha. Sot kultivohen rreth 250 lloje të ndryshme bizelesh. Bizelet sikurse edhe fasulet, thjerrëzat, bathët dhe qiqrat kanë qenë baza e ushqimit për shumë popullsi, të përhapura falë vlerave ushqyese dhe mundësisë për t’u konservuar apo tharë.


Bizelja:
• Përmban më pak ujë se sa perimet e tjera: 72-80% kundrejt 96% të perimeve të tjera.
• Është e pasur me karbohidrate, proteina, fibra dhe minerale. Karbohidratet janë vërtet më shumë se mesatarja në perimet e tjera. Tek bizelet janë të pranishme mesatarisht 12g në 100 g.
• Furnizon me pak energji, rreth 80 kalori për 100 g
Sot bizelet kultivohen për konsum të freskët, por sidomos për industrinë e konservave: Janë perimet e para të tregtuara në kuti teneqe hermetike dhe nga të parët e industrisë së ngrirjes.
Bizelet në kuzhinë kanë shumë vlera të freskëta natyrale, por edhe me gjalpë, proshutë, pancetë. Janë shumë të mira me pana për pjatat e ndryshme të makarona, apo për receta orizi, supe, garniture etj.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bizelet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: