Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Përqafimi ndërpret lemzën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Përqafimi ndërpret lemzën   Sat Mar 02, 2013 7:07 pm

Lemza, e cila zgjat më pak se një kohë, është afatshkurtër e nuk kërkon shërim, por lemza afatgjatë mund të shkaktohet nga infektimi ose madje edhe nga dëmtimi i trurit.
Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë, që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni, ndërsa shkaktari i saktë i lemzës shpesh është i panjohur.
Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë. "Është fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervove, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit", pohon gastroenterologu Alastair Watson nga universiteti “East Anglia”.
Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit. Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës. Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Përqafimi ndërpret lemzën
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: