Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave   Sat Mar 02, 2013 7:01 pm


Një studim ka vërtetuar se nënat të cilat kanë djem, jetojnë 6,5 muaj më pak. Mendohet se ata i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës gjatë shtatzënisë.
Studimi ka zbuluar se nënat që kanë pasur më shumë djem, kanë jetuar për 8,5 muaj më pak sesa nënat të cilat kanë pasur vetëm vajza. Jetëgjatësia më e shkurtër është e pashmangshme, pa marrë parasysh pasurinë dhe statusin social të nënës. Por, gjinia e fëmijës nuk e shkurton jetëgjatësinë e babait.
Hulumtuesit sugjerojnë se ekziston një arsye biologjike pse femrat që kanë vetëm djem vdesin më herët. Një prej teorive është se djemtë rriten më shpejtë në mitër dhe janë më të rëndë për t'u bartur dhe kështu i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës.
Megjithatë, studimi i Universitetit të Mançesterit ka zbuluar diçka tjetër. Femrat që bëhen nëna në vitet e tyre të tridhjeta, jetojnë më gjatë sesa ato që bëhen nëna derisa janë më të reja. Hormoni estrogjen që lëshohet në organizëm kur femra mbetet shtatzënë, mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, besojnë hulumtuesit. Edhe pse estrogjeni në mënyrë natyrore shënon rënie te femrat më të vjetra se 30 vjet, sasi të mëdha lirohen gjatë shtatzënisë. Ai ndihmon lëkurën, flokët, enët e gjakut si dhe mbron nga osteoporoza.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jetëgjatësia e kafshëve
» Si do jetë e ardhmja juaj?
» Këshilla psikologjike
» Mendimi pozitiv në jetë
» Suksesi ne jetë - Mos i imitoni te tjerët !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: