Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë    Sat Apr 14, 2012 12:37 pm

Çdo vit, shumë persona janë të detyruar të bëjnë një transfuzion gjaku dhe ata janë të varur nga dhuruesit e gjakut, ndërkohë që nevoja për gjak shtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht, po studiohet një projekt i rëndësishëm për krijimin e gjakut artificial, duke u nisur nga qelizat embrionale njerëzore.

Një ekip parisien, i kryesuar nga profesori Lyk Duai, e ka provuar këtë metodë te një vullnetar, njëkohësisht dhurues i qelizave embrionale dhe marrës i rruazave të kuqe. Qeliza! embrionale janë marrë nga palca qelizore e dhuruesit e pastaj janë kultivuar në një mjedis të përshtatshëm, të pasur me faktorë rritës. Tre javë më vonë, efekti i marrë ishte ai që pritej: Këto qeliza, të shumëfishuara, u bënë rruaza të kuqe, të gatshme për transfuzion.

Pastaj, me shumë sukses, me një efikasitet të krahasueshëm me atë të një transfuzioni klasik, është zhvilluar autotransfuzioni. Rruazat e kuqe janë injektuar në gjakun e vullnetarit dhe kanë qenë po aq jetëgjata sa rruazat e kuqe "klasike". Kjo metodë eviton problemet me mungesën e gjakut që vjen nga dhurimi e infeksionet virale e për pasojë, është edhe një hap i rëndësishëm përpara i mjekësisë moderne.

Ky studim duhet të ndiqet nga të tjerë, në shkallë më të gjerë. Mendohet që në vend të qelizave embrionale të nxjerra nga shtylla kurrizore, të përdoren qelizat e gjakut të kërthizës, si një alternativë efikase dhe e shpejtë, duke u nisur edhe nga aftësia e tyre e madhe e shumëzimit. Atëherë, po shkohet drejt një burimi gjaku pa kufi? Ndërkohë që jemi në pritje, ende nevojiten dhuruesit e gjakut. /Telegrafi/
Komente

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hena nje satelit artificial ! ? Ne se eshte keshtu,kush e 'parkoi'atje.?
» Cka është Shpresa (të shpresuarit)!
» Blood of the "Gods" - Gjaku i "Zotave"
» Çfare do te thote kjo enderr?
» Shëndeti dhe mjekësia sipas shenjave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: