Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 'Luftë' pagjumësisë jo me pilula, por me metodat e gjysheve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: 'Luftë' pagjumësisë jo me pilula, por me metodat e gjysheve   Wed Mar 14, 2012 7:08 pm

Ngulni sytë vazhdimisht në tavan. Rrotulloheni nëpër shtrat, në përpjekje për të fjetur. E panevojshme. Orët e tjera, që vijnë më pas, kthehen për ju në një makth për shkak të pagjumësisë. Kjo e fundit, jo vetëm prish netët tuaja, por ndikon negativisht edhe në jetën tuaj të përditshme. Po si mund ta luftojmë atë?

Ekzistojnë në fakt disa hapa të thjeshtë, të përdorur që nga gjyshet tona, të cilët nëse kthehen në mënyrë jetese, mund të reduktojnë apo edhe ta eliminojnë fare problemin e netëve pa gjumë.
Së pari, është një ide e mirë për të hequr nga darkat tuaja ushqimin shumë të përpunuar, të pasur me yndyrë dhe të vështirë për t’u tretur. Asnjëherë mish të rëndë në darkë përshembull, i cili përmban thyroxine, një amino-acid që vepron si një nxitës në proceset mendore. Gjithashtu duhet shmangur alkooli, pijet që përmbajnë kafeinë si kafe dhe çaj etj.

Por edhe ushqime të tilla si çokollata, piperi, speci i kuq dhe të gjitha ushqimet që kanë efekte stimuluese.

Po ç’të hamë atëherë darkave? Shërbeni kryesisht supa me makarona ose oriz, të shoqëruar me perime dhe fruta. Shumë mirë do ju bënte dhe një banane. E pasur me seroton, ajo shkakton gjumë dhe ka një efekt qetësues.

Ose qershi, që rrisin nivelin e melatoninës në trup, domethënë të hormonit që rregullon ciklin e gjumit.

Një zakon i mirë, është edhe ai që para se të flini, të pini një gotë qumësht të ngrohtë, një lugë mjaltë, ose një çaj bliri, i sugjeruar nga gjyshet. Ky i fundit, falë pranisë së triptofanit, ju relakson dhe promovon pushimin.

Një tjetër praktikë e mirë për t'u çlodhur, është edhe një dush i ngrohtë. Pastaj, qirinj dhe vajra esenciale që promovojnë një relaksim të madh.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
'Luftë' pagjumësisë jo me pilula, por me metodat e gjysheve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sekretet e Nazizmit
» Pagjumësia
» Elementët e vazhdimësisë Pellazgo-ilire-shqiptare
» Perla të urtësisë Tao
» Frojdi dhe luftërat e tij të brendshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: