Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Disa këshillat për ta shëruar aneminë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Disa këshillat për ta shëruar aneminë   Tue Feb 07, 2012 9:28 am

Anemia është zvogëlimi i rruazave të kuqe të gjakut (RBC). Simptomat e para të anemisë janë shumë të lehta. Këto simptoma paraqiten duke shkaktuar debulesë dhe lodhje të shpejtë.

Ndërsa format më të rënda shfaqin dhembje koke, marramëndje, plagë të vogla në skajet e gojës, çarje të thonjve, mungesë oreksi, zbehje të lëkurës, rrahje të shpeshta të zemrës, frymëmarrje të vështirësuar, dobësim muskulor etj. Ekzistojnë disa lloje të anemisë kështu që shërimi bëhet në varësi të saj.

Shenjat e anemisë
Analiza e gjakut është metoda më e mirë nëse dyshoni se jeni anemik. Rezultatet e saj do të tregojnë numrin, formën dhe sasisë e eritrociteve, gjithashtu edhe përqindjen e tyre në gjak. Shenjë e anemisë është niveli i hemoglobinës (Hb). Vlerat normale te hemoglobinës sillen diku rreth 120 deri 160 g/l. Për meshkuj kjo vlerë është 180 g/l, ndërsa për femra 130 g/l.
Shkaktarët e anemisë
Rruazat e kuqe të gjakut formohen në palcën kurrizore dhe gjatë këtij proçesi ajo ka nevojë për hekur,
vitaminë dhe proteinë. Nëse organizmi nuk merr sasinë e caktuar të hekurit, sigurisht që do të arrijë deri tek anemia!
Shkaktarët e anemisë mund të jenë edhe humbja e madhe e gjakut gjatë menstruacioneve, prodhimi i dobësuar i eritrociteve, ose shkatërrimi i rritur i tyre, sëmundjet e veshkeva, mëlçisë, nyjeve, palcës kurrizore, mungesa e vitaminave etj.

Anemia paraqitet si pasojë e mungesës së hekurit. Trupi ynë nuk mund të prodhojë hekur. Rezervat e tij gjenden në rruazat e kuqe të gjakut (të cilat jetojnë gjithsej 120 ditë), pastaj hekuri kthehet ne palcën kurrizore, ku formohen eritrocite të reja. Nëse organizmi nuk merr sasi të reja të hekurit, palca kurrizore nuk formon sa duhet eritrocite dhe atëherë mund të paraqitet anemia sideropenike. Këtë lloje të anemisë e karakterizojnë volumi i zvogëluar i eritrociteve.

Sasia e zvogëluar e hekurit paraqitet në këto raste:

- Nevoja e rritur për këtë oligoelement (shtatzënia ose zhvillimi i organizmit);
– Absorbimi i zvogëluar në organet për tretje;
– Gjakderdhjet (cikli apo lëndimet);
– Marrja e pamjaftueshme përmes ushqimit.

Shërimi i anemisë
Gjatë shërimit të anemisë, me rendësi është të kompensohet hekuri. Roli i tij është të gjendet në sasi të mjaftuar në hemoglobinë dhe të mundësojë bartjen e oksigjenit deri tek të gjitha qelizat e trupit. Ai hyn në përbërje të enzimave të cilat mundësojnë proçeset oksido-reduktuese dhe ndihmojnë në rritjen e rezistueshmërisë së organizmit.
Në natyrë më shumë gjendet në mish të kuq, patate, arra, perimet e gjelbërta etj. Absorbimin e hekurit e ndihmon vitamina C. Vitamina B6 është po ashtu e nevojshme për absorbimin e hekurit, por edhe me i dobishëm ne shfrytëzimin e hekurit ne sintezën e hemoglobinës. Po ashtu, absorbimin e ndihmojnë edhe vitaminat B2, B11, B12, kalciumi, bakri, fosfori, mangani.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Disa këshillat për ta shëruar aneminë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Legjenda popullore te ndryshme...
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
» Disa paradokse
» Gjergj Kastrioti - Skënder Beu
» Rrezimi i Kullave Binjake nje mister...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: