Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit    Sat Feb 04, 2012 5:27 pm

Shpesh themi që meshkujt ‘për një moment bëhen budallenj’ kur e shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.

Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Kur u është thënë meshkujve që janë duke i shikuar femrat përmes ekraneve, do të pasonin ndryshimet: meshkujt do ta kryenin detyrën më dobët.

Nga ana tjetër; kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka konkluduar në deklaratën për Daily Mail: “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.”

Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t'u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.

Hulumtuesi i njëjtë që në vitin 2009 ka kryer hulumtimin i cili ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga ‘budallallëku’ i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt. Ekziston teoria e cila thotë kështu: derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten .në karakter, sharmë dhe inteligjencë - prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?
» Gjumi “pastron” trurin
» Femrat me te fuqishme ne Shqiperi
» Satani,Engjëjt,Femrat,Demonët,Ufo/Alinet,Illuminati,Nephilim/Gjigandet
» Martesa dhe tradhëtia martesore(intervistë me psikolog)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: