Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 A jeni meteoropat?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: A jeni meteoropat?    Thu Feb 02, 2012 8:19 pm

Personat tek të cilët ndryshimi i motit shkakton mundime të lehta, nuk është e thënë që menjëherë të përdorin ilaçe. Më mirë është të provohen metodat dhe mjetet natyrale.

Për fillim, si në çdo gjë, është i rëndësishëm ushqimi i balancuar me shumë pemë dhe perime, të cilat do të na japin vitamina dhe fijeza të mjaftueshme. Duhet pirë mjaft ujë, në mënyrë që të shmangim dehidrimin. Natyrisht, është e domosdoshme të flihet mjaft, së paku 7 orë. Para gjumit nuk duhet ngrënë ushqim, nuk duhet pirë alkool, duhan as të merremi me detyra të rënda mendore ose trupore. Dhoma e gjumit duhet ajrosur dhe errësuar. Këto janë parakushtet kryesore për të fjetur më lehtë dhe më mirë.

* Personat e ndjeshëm në mot, veçan të sëmurët, do të duhej ndjekur prognozat biometereologjike që t'u përmbahen porosive të tyre.

* Nëse jeni të ndjeshëm dhe me disponim jo të mirë, provoni të qetësoheni me anë të çajit të kamomilit ose të mendrës. Çaji nga murrizi i bardhë ose preparatet në bazë të murrizit, mund të ndihmojnë nëse keni probleme me tension të gjakut. Murrizi e rregullon shkëlqyeshëm tensionin - jo vetëm që e ul të lartin, por edhe e ngrit tensionin tepër të ulët.

* Qarkullimin e gjakut provoni ta rregulloni duke bërë dush, herë me ujë të ftohtë, herë të nxehtë ose me anë të masazhit me dorëz,nën dush.

* Kafja e fortë me shtesë të lëngut të limonit mund të zbusë kokëdhimbjen.

* Sa më shumë kohë dihet të kaloni në vend të hapur, madje edhe kur koha është e ftohtë dhe me lagështirë. Rregullisht duhet marrë me aktivitete fizike.

* Te mundimet serioze, duhet paraqitur te mjeku. Të sëmurë; kronikë duhet përdorur terapinë e përshkruar dhe ndërrimi i saj mund të bëhet vetëm me konsultim të mjekut.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
A jeni meteoropat?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çfarë mamaje jeni sipas shenjave Astrologjike
» Psikoteste
» Jezusi i servirur nga Kisha!
» Libri i portokalltë - teknika e meditimit
» Cila pemë jeni?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: